AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Solidariteti pas tërmetit, “përpjekje gjigande për mbledhje fondesh”

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Screen shot nga faqja GoFundMe, ku janë rregjistruar mbi 900 fushata për të ndihmuar Shqipërinë.

Një sërë fushatash online dhe në sheshe mbledhin miliona në ushqime dhe në ndihma financiare që pritet të përdoren në rindërtimin e zonave të prekura. Qindra hapin dyert e shtëpive.

Screen shot nga faqja GoFundMe, ku janë rregjistruar mbi 900 fushata për të ndihmuar Shqipërinë.

Disa dhjetra mijëra shqiptarë të diasporës, të huaj dhe biznese kanë dhuruar rreth 3.6 milion dollarë deri në pasditen e djeshme kryesisht përmes faqes “GoFundMe” dhe Facebook, për të prekurit nga tërmeti në Durrës. Dhurimet vijojnë ndërsa vendi ende nuk ka një bilanc të qartë të shtëpive të dëmtuara, ndërsa zyrtarisht ministria e Mbrojtjes njoftoi 47 viktima deri të enjten në mbrëmje.

“Kemi parë një përpjekje gjigande për mbledhje fondesh në GoFundMe, për të ndihmuar ata që janë prekur nga tërmeti të të martës në Shqipëri”, tha në një komunikim me e-mail Elisa Liberatori Finoçhiaro, Menaxhere Rajonale për Europën e Jugut e GoFundMe (GFM).

“Janë 904 fushata të krijuara në vende të ndryshme në Europë, Australi dhe Amerikën e Veriut, të cilat kanë mbledhur pak nën 2.2 milion dollarë, ne presim që sot të mëbrrijë në 2.5 milion,” tha ajo.

Drejtuesit e GFM thonë se po punojnë që gjithë kjo mbështetje e fuqishme të mbërrijë në vendin e duhur. GMF është një nga mbledhësit më të mëdhej të fondeve për causa të ndryshme në botë dhe garanton dhuruesit që paratë e dhuruara të mos abuzohen dhe të shkojnë për atë që janë dhuruar.

Dhurimet sipas GMF kanë ardhur nga 76 shtete të ndryshme. Një pjesë e mirë e dhuruesve janë shqiptarë të diasporës, . Dy fushatat më të mëdha të ndërmarra nga organizatat shqiptare të bamirësisë “Fundjavë Ndryshe” me 1.4 milion dollarë dhe “Shqiptarët për Shqiptarët” me 590 mijë dollarë, kanë mbledhur shumicën e dhurimeve. Ndërkohë një mori fushatash të tjera kanë mbledhur shuma të konsiderueshme ndihme.

Paralelisht një nismë e organizatës “Rrënjët Shqiptare” me qendër në Nju Jork ka mbledhur përmes sistemit të dhurimeve në Facebook 1.2 milion dollarë. Marko Kepi drejtues i organizatës shkroi në këtë faqe se paratë do të dërgoheshin në Shqipëri dhe do përdoreshin për të blerë banesa të reja për personat e mbetur pa strehë.

Në një sistem të vetin online qeveria shqiptare njofton se deri në mesditën e të enjtes ishin dhuruar 156 milion lekë, 1.6 milion euro dhe 25 mijë dollarë. Në dhurime të veçanta Kosova (500 mijë), Austria (600 mijë) dhe Maqedonia e Veriut (100 mijë) kanë premtuar rreth 1.2 milion euro.

Në një postim në Facebook ministri i Jashtëm në ikje i Kosovës Bexhet Pacolli premtoi se do të dhuronte familjarisht 1 milion euro për ndërtimin e banesave të prishura.

Nga ana tjetër qindra qytetarë janë solidarizuar duke ofruar ndihma në ushqime dhe veshmbathje. Karvanë me ushqime dhe rroba kanë ardhur për dy ditë rrjesht nga Kosova. Dhjetra njerëz u shfaqën në video duke dhuruar të ardhurat të pensionit. Një i moshuar tha duke qarë se kishte qëndruar në Durrës 3 muaj si refugjat, ndërsa dhuroi 110 euro të pensionit të tij.

Ndihma të ngjashme u mblodhën në të gjitha qytetet e vendit, ndërsa batanije e çadra u sollën nga Italia dhe Turqia. Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama kërkoi që të ndalohej mbledhja e ndihmave të kësaj natyre, pasi nuk kishte më hapësirë magazinimi. Rama tha se dhurimet duhej të bëheshin në vlera monetare dhe të përdoreshin në rindërtim.

Ndërkohë në disa faqe online prej ditësh publikohen njoftime për shtëpi të lira apo hotele që presin të strehojnë të pastrehët. Kallxo.com publikoi një listë me banorë dhe biznese që ofronin strehim në Kosovë.

Etiketa: AustriaDurrësEdi RamaEuroFacebookfushataHoteleItaliaKosovaKosovëKryeministri Edi RamaliraMaqedoniaMaqedonia e VeriutmbështetjeMbledhjeMinistria e MbrojtjesnatyreQeveriaQeveria shqiptareRamaSHshqipShqipërishqiptareTurqiavideoviktima
Tjetri
Tërmet vdekjeprurës në Shqipëri, vazhdon operacioni i kërkimit nën rrënoja

Frika nga tërmetet zbraz lagjet e Durrësit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.