AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Thellohet bilanci i viktimave të tërmetit

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dhjetra banore dhe femije ne pritje te marrjes se ushqimeve dhe ujit prane gjimnazit ‘Leonik Tomeo’ ne Durres. Foto: Edmond Hoxhaj.

Numri i viktimave të tërmetit të 26 nëntorit shkoi në 40 mëngjesin e të enjtes. Qeveria apelon për koordinim të ndihmave në numrat zyrtarë, ndërsa iniciativat online mbledhin miliona dollarë në ndihmë të të mbijetuarve në Durrës dhe Thumanë.

Dhjetëra banorë dhe fëmijë në pritje të marrjes së ushqimeve dhe ujit pranë gjimnazit ‘Leonik Tomeo’ në Durrës. Foto: Edmond Hoxhaj.

Numri i personave të vdekur si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit arriti në 40 mëngjesin e së enjtes. Ministria e Mbrojtjes tha se viktima e fundit ishte një grua, që u nxorr nga rrënojat e një pallati në Durrës. Ndërkohë, numri i atyre që mbeten ende në rrënoja është ende i paqartësuar zyrtarisht.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije ndërprerjen e kërkimeve në Thumanë, ku pas nxjerrjes së tre viktimave pas mesnatës së djeshme, nuk ka më të dhëna për njerëz të zhdukur. Kërkimet ndërkohë vazhdojnë në zonën e Kënetës në Durrës, ku kërkohen pjesëtarë të familjes Lala.

Sipas ministrisë, 23 viktima përfshi dy fëmijë u nxorrën nga rrënojat në Thumanë, ndërsa 16 të tjerë humbën jetën në Durrës. Një i ri humbi jetën në Laç. Në total u fol për mbi 650 të lënduar, nga të cilët 33 ndodhen në Spitalin e Traumës për shkak të plagëve të rënda. Kryeministri Edi Rama njoftoi ndërkohë dërgimin e një të riu në Bari, Itali për mjekim të mëtejshëm.

Operacionet e kërkim- shpëtimit u ndihmuan nga trupa të emergjencës prej Kosovës, Italisë, Greqisë, Serbisë, Rumanisë, Zvicrës dhe vendeve të tjera.

Ndërkohë në një përpjekje për t’u ardhur në ndihmë të mbijetuarve, në dy ditë organizata të ndryshme në Shqipëri dhe jashtë saj kanë mbledhur miliona dollarë në ndihma. Një organizatë në SHBA, Albanian Roots ka mbledhur deri në mëngjesin e së enjtes rreth 1.1 milion dollarë, ndërkohë “Fundjavë Ndryshe”, e cila është angazhuar edhe më herët në aktivitete bamirësie në Shqipëri, ka mbledhur 1.4 milion dollarë nga mbi 20 mijë dhurues në dy ditë. Qindra mijëra dollarë të tjerë janë mbledhur nga iniciativa më të vogla, përfshi këtu atë të këngëtares së njohur Bebe Rexha, kombëtares së futbollit e të ngjashme.

Nisma ndihme janë ndërmarrë edhe nga vende të tjera, kryesisht fqinje, ndërsa nga Kosova veç ndihmës financiare kanë dërguar disa karvanë me ushqime dhe veshmbathje. Ushqime dhe veshmbathje janë mbledhur po ashtu edhe në qytetet e Shqipërisë, ndërsa një sërë grupesh jo-qeveritare dhe bashkitë kanë organizuar fushata solidarizimi.

Ndërkohë në llogaritë bankare të vëna në dispozicion nga qeveria janë dhuruar deri në mëngjesin e sotëm rreth 9.4 milionë lekë. Duke u nisur nga fluksi i ndihmave sidomos në veshmbathje dhe ushqime, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka kërkoi në një konferencë për shtyp koordinimin e tyre.  Xhaçka publikoi tre numra telefonie: “04 22 22 223/ 04 22 28 250/ 00355688046664”. Ministrja tha se ishte e nevojshme që ndihmat të kalonin përmes rezervave të shtetit, në mënyrë që të mbërrinin te familjet e prekura sipas nevojës.

“Këta numra janë në dispozicion 24 orë për këdo që kërkon informacion mbi pikën e grumbullimit të ndihmave në rezervat e shtetit dhe në komandën mbështetëse të Forcave të Armatosura me qendër në Vaqarr, por edhe pika të tjera që po ngrihen në Tiranë, Durrës e qytete të tjera,” tha ajo. Numrat e telefonit po ashtu shërbejnë edhe për të koordinuar përpjekjet për strehim. Qindra qytetarë në Shqipëri dhe Kosovë kanë ofruar shtëpitë e tyre, për familjet e mbetura pa strehë.

Të njëjtin mesazh pati edhe kryeministri që tha gjatë një mbledhje qeveri mëngjesin e të enjtes se ndihma në ushqime dhe veshmbathje kishin qenë të mjaftueshme. Qeveria njoftoi edhe fillimin e trasferimit të të pastrehëve në hotele dhe zona të tjera për të shmangur qëndrimin në çadra për shkak të shiut.

Trasferimet filluan të mërkurën në mbrëmje në Durrës dhe pritet të kryhen edhe në zona të tjera. Ndërkohë në Thumanë dhe Durrës janë përcjellë për në banesën e fundit disa prej viktimave të tërmetit.

Gjate operacionit te shpetimit ne Durrës. Foto:Malton Dibra/LSA
Forcat e nderhyrjes se shpejte gjate operacioneve te kerkimit.
Etiketa: DibraDurrësEdi RamafushataHoteleItaliKosovaKosovëKryeministri Edi RamaMbledhjeMinistria e MbrojtjesnismaOlta XhaçkaQeveriaRamaSHSHBAshqipShqipëritë zhdukurviktima
Tjetri
Mort dhe mosbesim: Thumana vajton viktimat e ‘tragjedisë së paralajmëruar’

Mort dhe mosbesim: Thumana vajton viktimat e ‘tragjedisë së paralajmëruar’

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.