Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Mijëra të pastrehë pas tërmetit vdekjeprurës

BIRNNgaBIRN
14:03 | 29/11/2019
Në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Kohe leximi: 1 min për lexim
A A
0
Mijëra të pastrehë pas tërmetit vdekjeprurës

Njerëz në rradhë në zyrat në njësinë administrative nr 5. në Durrës, për të regjistruar shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë, me magnitudë 6.4 ballë. | Foto : LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Të dhënat paraprake të Ministrisë së Mbrojtjes sugjerojnë që mijëra qytetarë kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Shqipërinë të martën.

Njerëz në rradhë në zyrat në njësinë administrative nr 5. në Durrës, për të regjistruar shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë, me magnitudë 6.4 ballë. | Foto : LSA

Të dhënat paraprake të publikuara të premten nga qeveria tregojnë se më shumë së 4 mijë banorë e kanë të pamundur të kthehen në shtëpitë e tyre, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti 6.4 i shkallës Rihter që godite të martën Shqipërinë e Mesme.

“Në total, sipas vlerësimeve paraprake në terren janë mbi 4 mijë banorë që sot e kanë të pamundur të rikthehen në banesat e tyre,” tha Ministria e Mbrojtjes, duke shtuar se ky numër pritet të ndryshojë në orët në vijim.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Mbrojtjes, deri të premten në mëngjes janë konfirmuar 48 viktima, ndërkohë grupet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet në rrënojat e hotelit Miramare në Durrës, pasi dyshohet se një person tjetër mund të jetë nën rrënoja.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë njofton se fluksi i personave të lënduar dhe traumatizuar ka vazhduar në spitale gjatë 24 orëve të fundit.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Durrësit dhe të Traumës janë paraqitur 52 qytetarë të lënduar/ të traumatizuar si pasojë e tërmetit, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor,” tha Ministria e Shëndetësisë.

“Shkon në  rreth 900 numri i të lënduarve nga tërmeti që kanë marrë trajtim në spitale, nga të cilët 731 vetëm në spitalin e Traumës dhe Durrësit,” shtoi ajo.

Tjetri
Durres termet

Të prekurit nga tërmeti, Ministria e Mbrojtjes publikon llogaritë për donacione

Më të lexuarat

Mijëra të pastrehë pas tërmetit vdekjeprurës

Mijëra të pastrehë pas tërmetit vdekjeprurës

14:03 | 29/11/2019
Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

11:10 | 30/01/2023
Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

17:24 | 26/01/2023
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

11:57 | 27/01/2023
Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

18:02 | 22/01/2023
Aventura shqiptare e kryeagjentit të FBI

Aventura shqiptare e kryeagjentit të FBI

15:12 | 27/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.