Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Këshilli i Medias: Qeveria po shfrytëzon tërmetin për censurë ndaj medias

Besar LikmetaNgaBesar Likmeta
14:11 | 30/11/2019
Në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Media Watch, Në Fokus
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Këshilli i Medias: Qeveria po shfrytëzon tërmetin për censurë ndaj medias

Oficerë të forcave të armatosura, police dhe punonjës të emergjencave civile duke nxjerrë një person të mbetur nën rrënojat e Hotel Miramare, në Durrës, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë, me magnitude 6.4 të shallës Rihter. | Foto : LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Shqiptar i Medias ka ngritur kambana alarmi se qeveria e kryeministrit Edi Rama po përdor në mënyrë të paligjshme situatën e krijuar nga tërmeti vdekjeprurës i ditë së martë për të censuruar median online në mënyrë të paligjshme.  

Oficerë të forcave të armatosura, police dhe punonjës të emergjencave civile duke nxjerrë një person të mbetur nën rrënojat e Hotel Miramare, në Durrës, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë, me magnitude 6.4 të shallës Rihter. | Foto : LSA

Këshilli Shqiptar i Medias njoftoi të shtunën nëpërmjet një deklarate për shtyp se po ndiqte me shqetësimin veprimet e qeverisë ndaj mediave online pas situatës së krijuar nga tërmeti i datës 26 nëntor; ndërkohë, i bëri thirrje mediave që të përmbahen nga shpërndarja e lajmeve të paverifikuara dhe që mund të përhapin panik.

“Qeveria nuk duhet ta përkthejë gjendjen si një arsye për të ushtruar censurë mbi mediat,” deklaroi KShM, duke shtuar se media duhet të përmbahet nga përhapja e lajmeve të rreme.

“Media ka për detyrë që sidomos në këtë situatë të ruhet nga publikimi i lajmeve të paverifikuara që mund të përhapin panik,” shtoi Këshilli.

KShM i referohet tre veprimeve të ndërmarra nga Autoriteti I Komunikimeve Postare dhe Elektronike, AKEP, përfshirë mbylljen e portalit Joqalbania.al, bllokimi në Facebook i një editoriali të gazetës Dita dhe shpërndarjen e një qarkore për publikim me detyrim nga mediat online, duke i cilësuar veprimet e mësipërmet të paligjshme.

Një zëdhënës për AKEP nuk ishte i arritshëm për koment deri në publikimin e këtij lajmi. Edhe zyra e kryeministrit Edi Rama, nuk ktheu menjëherë përgjigje mbi akuzat e KShM-së se qeveria po censuron mediat.

Përtej veprimeve të AKEP edhe Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin e një vajze 25-vjeçare për shpërndarjen në internet të ‘lajmeve të rreme’ dhe referimin për ndjekje penale të dy administratorëve të portalit Jeta Osht Qejf.

Sipas KShM kërkesa e AKEP e dërguar mediave online ku kërkon shpërndarjen e një infromacioni duke u bazuar në ligjin e gjendjes 45/2019 “Për mbrojtjen civile” është e jashtëligjshme, pasi ky ligj i referohet vetëm televizioneve dhe radiove, licencat dhe frekuencat e të cilave shpërndahen nga qeveria.

Duke inkurajuar mediat online që të publikojnë njoftimet që ndihmojnë në zbutjen e situatës së jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti, KShM nënvijëzon se qeveria dhe AKEP nuk mund t’i urdhërojë portalet të publikojnë informacione.

KShM është njësoj kritike për mbylljen e aksesit të portalit JOQ në Shqipëri dhe bllokimin në Facebook të editorialit të gazetës Dita.

“Kritikat ndaj qeverisë nuk mund t’i ndalojë askush, aq më tepër nën pretekstin e gjendjes së jashtëzakonshme, sidomos nëse janë të bazuara,” shprehet KShM.

“Qeveria nuk mund të ndalojë qytetarët e as portalet të denoncojnë keq-menaxhimin e situatës (aty ku ka) dhe për më tepër, nuk mund të bllokojë një portal të tërë për një publikim të vetëm,” shtoi KShM.

Sipas KShM veprimet e qeverisë ngrenë kambana alarmi mbi rrezikun që përballet liria e medias dhe shprehjes në Shqipëri, nëse paralmenti miraton të ashtuquajturën ‘paketa anti-shpifje’ – dy projektligje që do i japin fuqi Autoritetit të Medias Audiovizive për të kontrolluar përmbajtjen e medias online.

“Qeveria ka të drejtën të dërgojë për ndjekje penale këdo që ka shkelur ligjet, qoftë dhe në kuadrin e gjendjes së jashtëzakonshme, por, nuk mundet të mbyllë me anën e AKEP-it dhe instrumenteve të tjerë, pa një vendim gjyqësor, asnjë media,” tha KShM.

“Rasti i JOQ reflekton qartë se çfarë do të ndodhë me mediat në të ardhmen nëse Qeveria kalon ligjin famëkeq të ashtuquajtur “kundër-shpifjes”,” shtoi  ajo.

KShM i bëri thirrje qeverisë të bëjë transparencë mbi personat e ngarkuar me detyrën e monitorimit të medias gjatë situatë së gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe çështjet për të cilat media duhet të bëj kujdes, në mënyrë  që situata mos të keqpërdoret për të censuruar shkrime dhe për të goditur media të caktuara në mënyrë selektive.

“Qeveria po ashtu, nuk mundet të arrestojë qytetarë vetëm se ripublikojnë lajme, siç ishte rasti i vajzës që ka ripublikuar një lajm nga një portal italian mbi depozitat e Porto Romanos,” tha KShH.

“Bllokimi i informacionit dhe zëvendësimi i tij me propagandë nuk ndihmon as në qetësimin e publikut e as në menaxhimin e panikut,” përfundoi Këshilli i Medias.

Tjetri
Të gjitha kostot e tërmetit janë të përballueshme me përjashtim të keqqeverisjes

Të gjitha kostot e tërmetit janë të përballueshme me përjashtim të keqqeverisjes

Më të lexuarat

Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

11:10 | 30/01/2023
Këshilli i Medias: Qeveria po shfrytëzon tërmetin për censurë ndaj medias

Këshilli i Medias: Qeveria po shfrytëzon tërmetin për censurë ndaj medias

14:11 | 30/11/2019
“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

17:38 | 31/01/2023
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

11:57 | 27/01/2023
Suela Beluli kundërshton dyshimet e Komisionit për kontakt të papërshtatshëm

Suela Beluli kundërshton dyshimet e Komisionit për kontakt të papërshtatshëm

16:24 | 30/01/2023
Aventura shqiptare e kryeagjentit të FBI

Aventura shqiptare e kryeagjentit të FBI

15:12 | 27/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.