AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gati gjysma e pallateve në Laç shpallen paraprakisht ta pabanueshëm

Elvis HilangaElvis Hila
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetarë të Laçit duke trasferuar mobiljet nga pallatet e shpallura paraprakisht të pabanueshme. Foto:Elvis Hila/BIRN

Ekspertët lokalë kanë vendosur të mbyllin rreth gjysmën e pallateve në Kurbin, ndërsa priten vlerësimi përfudimtarë nga ekspertë të huaj.

Qytetarë të Laçit duke trasferuar mobiljet nga pallatet e shpallura paraprakisht të pabanueshme. Foto:Elvis Hila/BIRN

Në pallatin 45, i cili ndodhet në afërsi të Bashkisë së Kurbinit ka mbetur vetëm Pashku. Ai ka një lokal bar kafe në katin e parë të këtij objekti dhe vijon ta mbajë hapur.

“Pallati është nxjerr i pabanueshëm. Të gjitha familjet janë larguar. Unë e kam mbajtur hapur lokalin, duke qenë se jam na katin e parë dhe nuk shoh ndonjë rrezik” thotë ai.

Veç pallatit 45 në bashkinë e Kurbinit janë verifikuar dhe konsideruar të pabanueshme deri në 2 dhjetor 43 pallate, 11 institucione publike përfshi vetë godinën e bashkisë dhe 135 banesa. Qyteti ndërkohë është boshatisur, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Qendra Operacionale e Emergjencave në Lezhë raportoi rreth 1230 persona nga Kurbini të zhvendosur dhe strehuar në hotele, çadra apo te të afërmit. Statistika përfshin vetëm të strehuarit prej emergjencave, por qindra banorë janë zhvendosur nga paniku te të afërm në qytete të tjera.

Ndërkohë numri i pallateve të shpallura të pabanueshme paraprakisht është rritur dhe pritet të ndryshojë me vlerësimet e reja edhe pse përfaqësues të bashkisë Kurbin thanë se vlerësimi i saktë do të bëhej prej ekspertëve të huaj dhe atyre që vinin nga Tirana.

“Specialistët tanë kanë bërë një verifikim paraprak në të gjitha objektet që kanë pësuar dëmtime, por nuk kanë qenë në gjendje të paraqesin rrezikshmerinë dhe kanë përjashtuar vetëm ato pallate që kemi bllokuar deri tani”, tha Rudolf Toma, përfaqësues i Bashkisë Kurbin.

Toma tha se situata dukej, në vështrim të parë shumë e rëndë, pasi “nga verifikimet paraprake rezulton se janë bërë të pabanueshem më shumë se gjysma e pallateve të qytetit”.  Ai shpjegoi se ato ishin ndërtuar para viteve 90’ dhe kanë pësuar dëmtime të shumta nga lëkundjet e forta.

Dëme të shumta nga termeti ka dhe në banesa private. Duke qenë se është një zonë e varfër ku papunësi është në shifrat mbi 70%, rimekembja e Kurbinit duke e vështirë. “Shpresa e vetme është që ta na ndihmoje shteti, se unë nuk kam mundësi financiare ta rindërtoj sërish shtëpinë” thotë një banor.

“Qyteteti  është i boshatisuar. Shumë pallate janë bërë të pabanueshem nga tërmeti i 26 nëntorit. Ka dëmtime serioze në të gjithë anët. Unë kam loalin dhe prej dy ditësh nuk kam patur fare punë. Lëvizjet janë të pakta, pasi banorët janë larguar. Dikush nga frika e dikush nga dëmtimi që ka pësuar në banesë”,  tregoi Pashuku.

Disa nga familjet që jetonin në pallatet e shpallura të pabanueshme kanë rrezikuar për të marrë prej tyre orenditë shtëpiake. Alfred Selala thotë se nuk qëndron në banese që prej momentit të tërmetit, por është rikthyer vetëm për të marrë orenditë nga shtëpia.

“Termeti na ka tmerruar. Unë e kam banesën në katin e 4 dhe e ka dëmtuar shumë. Po ashtu edhe pallati është bërë i pabanueshëm. Prej ditës martë kam shkuar në Burrel tek të afërmit e mi. Po qëndroj atje me gjithë familjen. Sot i riktheva për të marrë orenditë shtëpiake, pasi po shikoj mundësinë të gjej ndonjë banese me qira. Nuk e di çfarë do bëhet me neve, po kalojmë një gjendje tepër të vështirë” thotë ai.

Të trasferuarit në Shëngjin të cilët kthehen herë pas here në qytet thonë se janë ende të traumatizuar dhe nuk e dinë se cili do jetë fati i tyre. “Tërmeti ka qenë shumë i fuqishem dhe kemi kaluar momente tmerri mëngjesin e 26 nëntorit. Mendjen e kemi te e ardhmja e jonë. Shtëpia na është shkatërruar dhe nuk e di çfarë do bëhet me neve. Na duhet sa më parë një banese ku të fusim kokën”, thotë Marie Pjetri banore e e Laçit e strehuar në Shëngjin.

Ndërkohë dëmtime ka pasur edhe në bashki të tjera të qarkut të Lezshës. Në total 327 ndërtesa përfshi pallate dhe banesa private dhe 12 godina institucionesh përfshi atë të burgut të Lezhës janë cilësuar paraprakisht të pabanueshme.

Etiketa: BanorëbashkiBIRNElvis HilaHoteleKurbinLaçLezhëpallatepanikuParaPjetrirrezikSHShëngjinTermetiTiranaverifikim
Tjetri

Durrësi ‘nën pushtetin’ e pasigurisë për të ardhmen

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.