AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Pasojat e tërmetit: Shqipëria teston dëmet në pallate dhe abuzimet në ndërtim

Geri EmiringaGeri Emiri
7 years më parë
në Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një ekspert xhenier duke kryer testime në mur. Foto: Geri Emiri.

Një ekip xhenierësh i Sigurisë Civile franceze, i cili po teston prej tre ditësh dëmet në pallatet shumëkatëshe të Durrësit qetëson me konkluzionin se problemet nuk janë strukturore, ndërsa ekspertët shqiptarë paralajmërojnë se rikuperimi do të jetë një proces i gjatë në kohë.

Drejtuesja e ekipit të xhenierëve francezë, Mathilde Quentel gjatë inspektimit të një pallati në Durrës. Foto: Geri Emiri.

Katër xhenierë të Sigurisë Civile franceze, të kryesuar nga togerja Mathilde Quentel afrohen me një hap në një godinë në lagjen nr. 2 të Durrësit. Ata shoqërohen nga arkitekti i bashkisë, Ermal Lama dhe disa policë bashkiakë, të cilët shtrëngojnë dhe lirojnë shiritin e kuq në objektin që po inspektohet.

Një punonjës tjetër i bashkisë mban dy bombola spray në xhep; i kuqi për të shënuar pikat e rrezikshme dhe jeshili për të identifikuar një pallat të inspektuar dhe të konfirmuar si të banueshëm. Xhenierët nxjerrin shpesh nga valixhja e dorës çekiçin, godasin suvanë dhe kontrollojnë kolonat, nëse kanë ose jo plasaritje të brendshme.

Ekipi francez përbën vetëm njërin prej grupeve të inspektimit për valën e shkatërrimit që tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi mbi dhjetra pallate të larta në Durrës. Ekipe të vendeve të tjera po ndihmojnë gjithashtu Bashkinë e Durrësit në vlerësimin e dëmeve, ndërsa qindra banorë mbeten ende në pritje të verifikimeve.

Pamjet e pallateve me faqe muri të rrëzuara, shkallë të shembura dhe apartamente të shkatërruara janë tashmë të zakonshme anëkend qytetit të Durrësit. Megjithatë, ekipi francez qetëson me konkluzionet e deritanishme; pjesa më e madhe e dëmeve nuk janë strukturore.

Togerja Mathilde Quentel i tha BIRN të martën se kanë kryer deri në 15 inspektime në ditë dhe përgjithësisht kanë konstatuar se struktura e tyre kishte qenë e mirë.

“Shumica e ndërtesave që kam inspektuar kanë një strukturë të mirë, tek ndërtesa e fundit që inspektuam, struktura ishte shumë e mirë dhe dëmtime kishin vetëm muret,” tha Quentel për BIRN. “Dëmtimet më të zakonshme janë muret ndarëse dhe brenda tyre është dëmtuar suvaja. Njerëzit mund t’i riparojnë ato ose t’i rindërtojnë,” shtoi ajo, duke i konsideruar pallatet e inspektuara nga ekipi që drejton si të riparueshme.

Mbrëmjen e së martës, qeveria deklaroi se në bashkinë e Durrësit ishin inspektuar 610 objekte, nga të cilat 237 prej tyre ishin konsideruar përkohësisht të pabanueshme. Megjithatë, grupet e inspektimit kanë arritur në përfundimin se vetëm 27 nga këto objekte do të prishen, ndërsa pjesa tjetër mund të konsiderohet për riparim.

Ermal Lama, arkitek i Bashkisë së Durrësit i tha BIRN se nga pallatet e verifikuara konstatohet se dëmet më të mëdha janë kryesisht në muret ndarëse dhe në suva, por nuk konsiderohen dëme kontruktive.

“E para është struktura e godinës, nëse ka dëmtime apo jo. Nëse ka dmëtime ai objekt shpallet menjëherë i pabanueshëm, që banorët të mos futen brenda. Nëse struktura nuk ka probleme, vazhdohet me inspektimin e mureve të tjerë ndarës,” tha Lama.

“Ky është një gjykim me vëzhgim. Faza e dytë do të jetë gjykim më i thellë, që do bëhet në një moment të dytë,” shtoi ai.

Problemet e ndërtimit  

Xhenierët e Sigurisë Civile Franceze gjatë inspektimeve në Durrës. Foto: Geri Emiri.

Prej 27 nëntorit, Ilda Rusi, inxhiniere ndërtimi dhe pedagoge në universitetin “Polis” është bërë pjesë e një grupi vullnetarësh prej 10 pedagogësh të këtij universiteti, të cilët po kryejnë një vëzhgim me karakter studimor të pasojave të tërmetit nëpër godina.

Grupi i pedagogëve të “Polis” ka kryer vëzhgime në Tiranë dhe Durrës dhe sipas Rusit, ka evidentuar probleme si në pallatet me sistem tra-kolonë të ndërtuara pas viteve ’90, ashtu edhe në pallatet parafabrikate të para ‘90s.

Rusi i tha BIRN se tërmeti i 26 nëntorit ishte një provë për të gjithë inxhinierët dhe projektuesit, pasi i përkthyer në ballë, ai shkon përafërsisht me tëmetin e projektimit në Shqipëri. Ajo i bashkohet mendimeve të ekspertëve të tjerë se dëmet kanë qenë përgjithësisht jo-strukturore, por paralajmëron se riparimi do të jetë një procedurë që do të zgjasë së tepërmi.

“Tek godinat me tra-kolonë dëmet më të mëdha kanë qenë në muret veshëse. Përgjithësisht kanë qenë pasojat e lidhjes së dobët të mureve, mungesës së brezave anti-sizmikë në muret e tullës, të cilat për këto tip sistemesh, nuk janë mure mbajtëse, janë thjesht veshëse,” tha Rusi.

Lidhur me dëmtimet e evidentuara në pallatet parafabrikate të para viteve ‘90, Rusi shpjegon se dëmtimet kryesore në to janë plasaritjet diagonale në mure, të cilat konsiderohen dëme strukturore për këto lloj banesash.

Në ditët kur Shqipëria po teston strukturat e pallateve dhe po kalkulon dëmet e tërmetit, pedagogia Ilda Rusi parashikon se përgjigjet nuk do të jenë të shpejta. E pyetur nëse dëmet janë të riparueshme, ajo thotë se “mund të jenë të rikuperueshme, por është një procedurë që zgjat së tepërmi”.

“Pra duhet të futen në analizë përsëri, të shihet se sa është kapaciteti i ri i mbajtjes, sa janë dëmtuar, sa është ulur performanca e tyre fizike që më pas të marrësh një masë përforcimi,” tha Rusi për BIRN.

“Tani jemi në fazën që çfarë duhet bërë me këto ndërtesa dhe për këtë janë ngritur grupet e punës, mikse, me ekspertë të huaj dhe vendas që po marrin në shqyrtim rast pas rasti dhe më pas është Instituti i Ndërtimit që vendos nëse një godinë duhet të shembet ose të përforcohet,” shtoi ajo.

Rusi i konsideron komplekse problemet e evidentuara në pallatet e dëmtuara në bashkinë e Durrësit; nga dëmtimet strukturore për shkak të fenomenit të “kateve të buta”, kolonat e shkurtra apo procesi i lëngëzimit.

“Edhe kolonat e shkurtra janë një fenomen që e flasim në gjuhë teknike, por që nuk janë zbatuar kushtet e projektimit, të zbatimit. Ka legalizime të shtesave të katit, ndërtime në ish-Kënetë, ku nuk duhet të ndërtohet dhe aty është ndërtuar.Ose mos marrja parasysh e raportit gjeologjik, sizmik, pra mungesa e dokumentacionit teknik, “ përfundoi ajo.

Grupi i xhenierëve francezë dhe punonjës të Bashkisë së Durrësit duke iu afruar një pallati në lagjen nr.2 të Durrësit. Foto: Geri Emiri.
Një ekspert xhenier duke kryer testime në mur. Foto: Geri Emiri.
Arkitekti i Bashkisë së Durrësit, Ermal Lama duke folur për BIRN.
Etiketa: BanorëBIRNDurrësErmal LamaGeri EmirigjykimInstituti i NdërtimitlegalizimeMASPallatpallateParaPunëQeveriaRusiSHshqipShqipëriShqipëriatestimevullnetarë
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Klodian Kurushi –Gjykata e Krimeve të Rënda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Klodian Kurushi –Gjykata e Krimeve të Rënda

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.