AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Zgjidhen me short në Presidencë anëtarët e rinj të KED

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë hedhjes së shortit në Presidencë për zgjedhjen e anëtarëve të KED. Foto arkiv: LSA

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për vitin 2020 do të drejtohet sërish nga Ardian Dvorani, ndërsa pritet plotësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe zgjedhja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Gjatë hedhjes së shortit në Presidencë për zgjedhjen e anëtarëve të KED. Foto: LSA

Presidenca zgjodhi të enjten përmes shortit nëntë anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në praninë e presidentit Ilir Meta, drejtuesve të institucioneve të pavarura dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

Nga Gjykata Kushtetuese u zgjodhën përmes shortit Fiona Papajorgji dhe Vitore Tusha, ndërkohë që anëtarja e kontestuar, Marsida Xhaferllari u zgjodh anëtare zëvendësuese.

Kryetari aktual i KED-it, Ardian Dvorani u zgjodh automatikisht si kandidati i vetëm nga Gjykata e Lartë. Ndonëse është i paditur nga presidenti Meta për procedurat e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Dvorani do ta drejtojë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi edhe gjatë vitit 2020.

Goglat zgjodhën sërish Arta Markun si përfaqësuese e Prokurorisë së Përgjithshme në KED, ndërkohë që anëtar zëvendësues u zgjodh Bilbil Mete. Përfaqësuesit e Prokurorisë së Apelit do të jenë Fatjona Memçaj dhe Ludovik Doda, ndërsa nga gjykatat e Apelit u zgjodhën Saida Dollani dhe Miranda Andoni.

Arjan Qafa do të përfaqësojë në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi gjykatat administrative, ndërsa anëtare zëvendësuese u zgjodh Marjana Velçani Idrizi.

Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi u zhvillua pas një furtune akuzash mes presidentit Meta dhe kryetarit të KED, Ardian Dvorani lidhur me procedurat e ndjekura për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pas shortit, Meta bëri thirrje për veprimtari transparentë gjatë vitit 2020.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial me rëndësi kyçe në vlerësimin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë- dy institucione ende jofunksionale që prej miratimit të reformës në drejtësi.

 Anëtarët e KED

Ardian Dvorani, kryetar, Gjykata e Lartë

Fjona Papajorgji- Gjykata Kushtetuese

Vitore Tusha- Gjykata Kushtetuese

Arta Marku- Prokuroria e Përgjithshme

Miranda Andoni- Gjykata e Apelit Gjirokastër

Saida Dollani, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda

Ludovik Dodaj, Prokuroria e Apelit Durrës

Fatjona Memçaj, Prokuroria e Apelit Tiranë

Arjan Qafa- Gjykata Administrative e Apelit

Anëtarët zëvendësues

Marsida Xhaferllari –Gjykata Kushtetuese

Bilbil Mete- Prokuroria e Përgjithshme

Nazmi Troka, Gjykata e Apelit Vlorë

Nezir Gjoka- Prokuroria e Apelit Tiranë

Marjana Velaçani Idrizi- Gjykata Administrative Durrës

 

 

 

Etiketa: AdministrativeArdian DvoraniArjan QafaArta MarkuBilbil MeteDurrësFatjona MemçajFiona PapajorgjiGjokaGjykataGjykata AdministrativeGjykata Administrative e ApelitGjykata e ApelitGjykata e Apelit GjirokastërGjykata e Apelit për Krime të RëndaGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseIlir MetaKEDKëshilli i Emërimeve në DrejtësiKrimekryetarkushtetueseLudovik DodaLudovik DodajMarjana VelçaniMarsida XhaferllariMetaMiranda AndoniNazmi TrokaPresidencaProkuroriaProkuroria e ApelitProkuroria e Apelit DurrësProkuroria e PërgjithshmeSaida DollaniVitore TushaZgjedhja e anëtarëve
Tjetri
Mort dhe mosbesim: Thumana vajton viktimat e ‘tragjedisë së paralajmëruar’

Politika të gjelbra për Ballkanin Perëndimor?

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.