AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Aleksandër Vuçiç akuzohet për përhapje urrejtje

Përparim IsufingaPërparim Isufi
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, shtator 2018. Foto/Darko Vojinovic.

Një avokat në Kosovë paraqiti një kallëzim penal kundër presidentit serb Aleksandër Vuçiç, duke e akuzuar atë për përhapje urrejtjeje për shkak të pretendimit të tij se një masakër e vitit 1999 e civilëve shqiptarë të Kosovës ishte e sajuar.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, shtator 2018. Foto/Darko Vojinovic.

Avokati Tomë Gashi paraqiti një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës të premten, duke pretenduar se presidenti serb Aleksandër Vuçiç “me qëllim nxiti dhe përhapi urrejtje, ndasi dhe intolerancë midis grupeve etnike, serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë”.

“Ai mohoi sistematikisht masakrën e Reçakut, në të cilën forcat okupuese serbe vranë 45 civilë shqiptarë të moshave të ndryshme”, thuhet në kallëzim.

Të enjten Vuçiç akuzoi ish-kreun e Misionit të Verifikimit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, për falsifikimin e masakrës së Reçakut, e cila ndodhi në janar 1999.

Ai tha se “gjithçka ishte sajuar nga ai mashtruesi me flokë të bardhë, William Walker”.

Pas vrasjeve masive nga forcat serbe në Reçak, Walker shkoi në vendin e ngjarjes dhe tha që vrasjet ishin “një krim kundër njerëzimit”.

Përfshirja e Walker ishte një faktor në vendimin e mëpasshëm të NATO-s për të bombarduar Jugosllavinë me qëllim që forcat serbe të përfundonin fushatën e tyre ushtarake në Kosovë.

Një zëdhënës i misionit të Bashkimit Europian në Kosovë tha për BIRN të premten se u takon gjykatave të përcaktojnë nëse ndonjë deklaratë përbën një vepër penale ose jo.

“Një gjë është e qartë, nuk ka vend për të mohuar ose relativizuar ngjarjet që ndodhën në Reçak në Kosovë në janar 1999. Refuzimi dhe revizionizmi janë në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Europian dhe janë në kundërshtim me projektin e integrimit të Perëndimit Ballkani në Bashkimin Europian”, tha një zëdhënës i BE-së.

Komente të Vuçiçit erdhën pasi Gjykata Themelore e Prishtinës dënoi deputetin serb të Kosovës Ivan Todosijeviç për nxitje të intolerancës etnike, racore ose fetare për pretendimin se masakra në Reçak ishte e sajuar.

Todosijeviç u zgjodh si deputet për Listën Serbe të mbështetur nga Beogradi në tetor dhe më parë ishte ministër për administratën dhe qeverisjen lokale në qeverinë e Kosovës.

Ai u shkarkua në mars të këtij viti për komentet e tij në lidhje me masakrën në një ceremoni për të shënuar 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s të Jugosllavisë.

“Arsyeja e agresionit të NATO-s në vendin tonë ishte e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e sajuar e Reçakut dhe terroristët shqiptarë janë ata që e bënë të gjithë këtë dhe kryen krimet më të mëdha në Kosovë”, tha Todosijeviç.

Ai u dënua me dy vjet burg, por mund ta apelojë vendimin.

Etiketa: BallkaniBashkimit EuropianBEBIRNBurgdeputetGjykataKosovëKrimLokaleNATOOSBERefuzimiSHshtatorTerroristvuçiçWilliam Walker
Tjetri
NATO fton Maqedoninë t’i bashkohet Aleancës Perëndimore

Gëzuar ditëlindjen, NATO, por mos e prish festën

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.