AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Arrestohet në Fier xhaxhai i ‘Ben Qimes’

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto arkiv -Të arrestuarit për përplasjen me armë në Fier gjatë shoqërimit në gjykatë. Foto:Fatmira Bajrami

Policia ka arrestuar shtetasin Ahmet Isufaj, i cili kërkohet nga drejtësia kosovare nën akuzën e krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Foto arkive -Të arrestuarit për përplasjen me armë në Fier gjatë shoqërimit në gjykatë. Foto:Fatmira Bajrami

Policia e Fierit njoftoi të premten ndalimin e Ahmet Isufajt, 56 vjeç, të akuzuar për krim të organizuar dhe shitje narkotikësh nga drejtësia kosovare.

“Lokalizohet, kapet dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale ‘krim i organizuar’ dhe ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm’”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Si rezultat i këtij operacioni, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: A. I., 56 vjeç, banues në Fier”, citohet në njoftimin e policisë.

Një burim nga policia e Fierit pohoi për BIRN se i ndaluari që kërkohet nga drejtësia kosovare quhet Ahmet Isufaj, i cili është xhaxhai i biznesmenit fierak Arben Isufaj i njohur edhe si “Ben Qimja”.

Arben Isufaj ka një të kaluar kriminale në shtetin italian dhe është dënuar nga Gjykata e Torinos për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Ai u arrestua për t’u ekstraduar në Itali në mars 2014, por kërkesa e autoriteteve italiane u hodh poshtë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier.

Lexo më shumë

  • Bosët e krimit në Shqipëri i shpëtojnë ekstradimit

Policia sqaron më tej në njoftim se gjatë operacionit është kapur me armë zjarri me vete dhe është arrestuar në flagrancë edhe djali i këtij shtetasi, A.I. 33 vjeç banues në Fier.

“Nga kontrolli personal i ushtruar, 33-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë, një krehër me 15 fishekë dhe një mjet prerës (biçak), të cilat ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të 33- vjeçarit A. I., për veprën penale ‘armëmbajtja pa leje’”, sqarohet në njoftim.

Pas caktimit të një mase sigurie të përkohshme, do t’u kërkohet autoriteteve të drejtësisë kosovare që të dërgojnë materialet provuese dhe më pas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier do të vendosi për ekstradimin ose jo të Ahmet Isufajt.

Etiketa: Ahmet IsufajArben IsufajArmëarrestimiBen QimjaBIRNblerjeDrejtësiaFierGjykataGjykatëGjykatësGjyqItaliKontrolliKosovëKrimKrim i OrganizuarNarkotiknarkotikëoperacioniPoliciaPolicia e FieritSHshqipShqipëriTrafik
Tjetri
Biznesi i paralizuar në Durrës kërkon ndihmë për rimëkëmbje

Biznesi i paralizuar në Durrës kërkon ndihmë për rimëkëmbje

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.