AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Europa Nostra vendos Teatrin Kombëtar në listën e 14 vendeve më të rrezikuara në Europë

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
14 vendet më të rrezikuara në Europë. Foto kortezi e “Europa Nostra”

Vendosja e godinës së Teatrit Kombëtar në listën e finalistëve për një nga 7 vendet më të rrezikuara të trashëgimisë kulturore në Europë nga Europa Nostra u ka ngjallur aktivistëve shpresë për frenimin e përpjekjes për të shembur godinën.

14 vendet më të rrezikuara në Europë. Foto kortezi e “Europa Nostra”

“Europa Nostra”, një nga organizatat kryesore për trashëgiminë kulturore europiane e drejtuar nga maestro Plaçido Domingo, vendosi Tetrin Kombëtar në listën e shkurtër të 14 vendeve më të rrezikuara të trashëgimisë europiane.

“Teatri Kombëtar është një nga qendrat më të njohura kulturore në Shqipëri dhe një nga hapësirat publike e sociale më të rëndësishme të Tiranës, përballen me rrezikun real të shkatërrimit”, thuhet në njoftimin e Europa Nostra.

Teatri u propozua në Europa Nostra prej Fondacionit Gjirokastra, pas kërkesave të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila proteston prej më shumë se 1 viti e 9 muajsh kundër projektit kontravers të qeverisë për të prishur godinën, i cili përfshin sipas dokumenteve që BIRN ka siguruar edhe dhënien e një pjesë te hapësirës publike për ndërtim kullash.

Programi është një iniciativë e përbashkët e Europa Nostra, një nga organizatat kryesore e trashëgimisë Europiane dhe Institutit Banka Europiane e Investimeve, që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe veprimtarinë për të ruajtur vendet e rrezikuara të trashëgimisë në Europë. Lista përfundimtare e shtatë vendeve më të rrezikuara të trashëgimisë europiane do të përzgjidhet nga bordi i Europa Nostra më mars.

Organizata shprehet se teatri i ndërtuar në vitet 1938-39, “është një shembull i jashtëzakonshëm i arkitekturës moderne italiane të periudhës së tij dhe po ashtu një përbërës integral i qendrës monumentale të qytetit”.

Po ashtu Europa Nostra thotë se ka shprehur edhe më herët “shqetësimin rreth vendimit për ta zëvendësuar Teatrin me një ndërtesë të re”.

Në të njëjtën listë me teatrin janë edhe: Karas-Amforat tradicionale të verës në Armeni, Manastiri Khoranashat, rajoni Tavush në Armeni,  Kështjella Jezeří, Horni Jiretin në Çeki, Salla e notit Tapiola, Espoo në Finlandë, kështjella e Sammecanos në Toskanë të Italisë,  parku arkeologjik i Sibaris po në Itali, shtëpia Ivicke, Wassenaar në Hollandë, Blloku Y, lagjja qeveritare në Oslo, Norvegji, Centrali Szombierki, Bytom në Poloni, Fortesa e Beogradit dhe rrethinat e saj në Serbi, stadiumi Pleçnik, në Ljubljanë, Slloveni, depoja e metrosë Kuatro Kaminos në Madrit, Spanjë dhe  “Sallat egjiptiane” në Glasgou të Britanisë së Madhe.

Në një qëndrim të saj për shtyp Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shprehet se “Mbështetja direkte e institucionit të Europa Nostra i vendos përfundimisht një frenim të plotë, përpjekjes së mbrapshtë të qeverisë për të shembur Teatrin Kombëtar”. Aleanca e cilëson listimin si sukses të protestës disa mujore dhe përpjekjen e artistëve, aktivistëve e protestuesve.

Që prej protestës masive të korrikut, kur një përpjekje e policisë për të larguar protestuesit nga godina u zbraps, Teatri Kombëtar kontrollohet nga aktivistët që kanë organizuar aty dhjetra shfaqe me artistë nga Shqipëria dhe Europa.

Etiketa: aktivistAktivistëAleanca për Mbrojtjen e TeatritArmeniBIRNEuropaEuropa NostraGlasgouItaliNorvegjiPolonirajoniSerbishqipShqipëriShqipëriaSlloveniTeatri KombëtarTiranë
Tjetri
KLP vendos emërimin e 8 prokurorëve për në SPAK dhe çel garën për drejtuesin

Tre prokurorë në garë për të drejtuar SPAK

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.