AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KED rendit Avokatin e Shtetit Artur Metani në krye të listës për Inspektor të Lartë të Drejtësisë

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbledhje e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi | Foto : LSA

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi njoftoi një renditje paraprake të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.  Metani aktualisht Avokat i Shtetit u rendit i pari me 89.6 pikë, ndërsa menjëherë pas tij u rendit prokurori Sokol Stojani me 89 pikë. Opozita e ka cilësuar kandidimin e Metanit si antikushtetues. 

Mbledhja e konstituimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (I Përkohshëm).

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi njoftoi një renditje paraprake të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë. Sipas pikëzimit paraprak të njoftuar nga KED ditën e hënë, Artur Metani, i emëruar një vit më parë nga kryeministri Edi Rama si Avokat i Shtetit u rendit i pari me 89.6 pikë. Menjëherë pas Metanit me 0.6 pikë më pak u rendit prokurori Sokol Stojani.

“Rezultati paraprak i pikëzimit për secilin kandidat të vlerësuar është si më poshtë: Artur Metani 89.6 pikë, Eris Hysi 78.3 pikë,  Joana Asimi Sorraj 82.5 pikë, Lindita Troja 63.4 pikë, Sokol Stojani 89 pikë”, njoftoi KED.

KED megjithatë njoftoi se renditja ishte paraprake. Sipas njoftimit të Këshillit një renditje e dytë dhe përfundimtare do të bëhej në mbledhjen e ardhshme.

“Pas shqyrtimit dhe miratimit të këtyre akteve në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, organit të emërtesës, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, do ti dërgohen Lista Përfundimtare e Renditjes së Kandidatëve dhe Raporti i Arsyetuar i Këshillit ku përmbahet analiza lidhur me plotësimin ose jo të kushteve ligjore të kandidimit nga secilit kandidat në vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për procedurën e ndjekur në vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve të lejuar, si edhe aktet përkatëse të verifikimit dhe të vlerësimit e pikëzimit për secilin kandidat”, thuhet në njoftim.

ILD që pritet të zgjidhet mes tre kandidatëve të renditur të parët nga KED është një nga institucionet e reja më të rëndësishme të drejtësisë. Inspektori do të  ketë në dorë hetimin e abuzimeve nga gjyqtarët e të gjitha shkallëve dhe prokurorët. Po ashtu do të hetojë dhe ndjekë procedimet disiplinorë edhe ndaj anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësorë.

Kandidatët kryesorë sipas renditjes paraprake të KED duken të jenë Avokati i Shtetit Artur Metani dhe prokurori Sokol Stojani.

Metani, i cili ka shërbyer si këshilltarë për presidentët Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, është akuzuar nga Partia Demokratike si zgjedhje direkte e kryeministrit. Në një deklaratë për shtyp në gusht të këtij viti PD e cilësoi kandidimin e Metanit të paligjshëm duke vënë në dukje se ai kishte mbajtur poste politike si këshilltar i presidentit deri në vitin 2012 dhe se kjo duhej ta kishte skualifikuar atë automatikisht.

Prokurori Stojani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe ka punuar për disa vite në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2008, ai është emëruar prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe përgjatë 10 viteve të fundit ka mbajtur disa poste drejtuese, përfshirë edhe atë të anëtarit të Këshillit të Prokurorisë.

Etiketa: Alfred MoisiuArtur MetaniAvokati i ShtetitBamir TopiEdi RamaEris HysiGjyqgjyqtarILDInspektorInspektor i Lartë DrejtësisëJoana Asimi SorrajkandidatëtKEDKëshilli i Emërimeve në DrejtësiKëshillit të Lartë GjyqësorKryeministri Edi RamaOpozitaPartiaPartia DemokratikePDpresidentprokurorProkuroriRamaRaportiSHshqipSokol StojaniTiranëzgjedhje
Tjetri
Tërmeti nuk i kurseu institucionet e kulturës në Durrës

Tërmeti nuk i kurseu institucionet e kulturës në Durrës

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.