AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Tërmeti nuk i kurseu institucionet e kulturës në Durrës

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
7 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Muzeu Etnografik në Durrës, njëherazi shtëpia muze e aktorit Aleksandër Moisiu e dëmtuar nga tërmeti. Foto: Gëzim Kabashi.

Tërmeti 6.4 i shkallës Rihter që goditi Shqipërinë e Mesme me 26 nëntor ka ngrirë jetën kulturore në qytetin bregdetar, ku ekspertët dhe autoritetet vazhdojnë të vlerësojnë dëmet.  

Muzeu Etnografik në Durrës, njëherazi shtëpia muze e aktorit Aleksandër Moisiu e dëmtuar nga tërmeti. Foto: Gëzim Kabashi.

Fundjavën e kaluar, një ekip italo-shqiptar vlerësoi dëmet nga tërmeti në Muzeun Etnografik në Durrës, njëherazi shtëpia muze e aktorit Aleksandër Moisiu dhe këshilloi bllokimin e plotë të katit të dytë të ndërtesës, aty ku ndodhen sallat e eksponateve.

“Ne sot po transferojmë kostumet dhe objektet me vlera të trashëgimisë kulturore drejt një prej studiove të teatrit ‘Aleksandër Moisiu,” tha për BIRN Alketa Tragaj, përgjegjëse e Rrjetit Muzeal të qytetit.

Sipas Targajt, tashmë në teatër ndodhen edhe tablotë e fondit të Galerisë së Arteve si dhe ato që janë dhuruar në vitin 2005 nga një grup artistësh italianë, miq të piktorit të mirënjohur Ibrahim Kodra.

“Sado e përkohshme të jetë mbyllja e eksponateve për vizitorët, ne po punojmë që i gjithë fondi i objekteve të jetë në vend të sigurtë,” shtoi Tragaj.

Ngjashëm me banesën 150 vjeçare, shumë objekte të trashëgimisë kulturore në Durrës dhe Krujë janë dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur.

Goditja sizmike 6.4 e shkallës Rihter konsiderohet si më e forta në dekada, që nga tërmeti i Petrovacit në vitin 1979, i cili goditi edhe Shqipërinë Veriore. Vala goditëse e tërmetit shkatërroi mijëra ndërtesa, të vjetra dhe të reja, duke lënë shumë banorë të Shqipërisë së Mesme të pastrehë. Ashtu si ndërtesat e tjera, edhe muzeumet dhe objektet e trashëgimisë nuk janë kursyer nga forca goditëse e tërmetit.

Përveç Muzeut Etnografik, i cili ka mbyllur përkohësisht dyert në pritje të relacionit për gjendjen fizike pas tërmetit, edhe biblioteka e Fëmijëve në katin e dytë të Mauzoleumit të Dëshmorëve është mbyllur. Ndërkohë, një lajm i mirë vjen nga Muzeu Arkeologjik, i cili të enjten ka pritur vizitorët e parë pas dy javësh heshtjeje.

Megjithëse ende nuk ka një raport të detajuar mbi gjendjen e godinës, në katin e dytë bashkë me plasaritjet e suvasë shihen edhe dëmtimet e dyshemesë prej druri, që mbahet nga trarët e tavanit në katin e parë.

Shtëpia me çardak është një nga të paktat dëshmi të shekullit të 19-të në qytetin antik dhe për vlerat e saj arkitekturore, ajo është shpallur monument kulture.

Dëmtimi i kullave mesjetare

Muret që kanë mbetur në këmbë nga kulla C e murit fortifikues Bizantin. Foto: Gëzim Kabashi.

Në muret që kanë mbetur në këmbë nga kulla C e murit fortifikues Bizantin – me trashësi 2 deri në 3 metra, dallohen rrënjët e bimësisë së egër që ka kontribuar në rrëzimin e saj nga tërmeti.

“Zhurma e çarjes dhe e rënies së blloqeve të gurëve dhe tullave i ngjante përplasjes së dy automjeteve të tonazhit të madh,” kujton Shpëtim Sherifi, banor i pallatit përballë mureve.

“Im bir me bashkëshorten ishin nisur për t’u mbrojtur në lulishten poshtë kalasë dhe në panik vrapuan për t’u kthyer mbrapa në mes të pluhurit,” shtoi 62 vjeçari. Lindur dhe rritur në këtë lagje, Sherifi nuk kujton të ketë parë restaurime të kësaj kulle ndër vite.

“Nuk kam menduar kurrë që muret e kalasë do të bien si fletë kartoni,” tha ai.

Drejtori i Muzeut Arkeologjik Kombëtar të Durrësit, Alban Ramohitaj shprehet se shumë  shpejt do të nisë  puna  për një projekt për ringretjen e kullës së dëmtuar. Ramohitaj i tha BIRN se ditën e hënë, një grup inxhinierësh shqiptarë dhe italianë do të vëzhgojnë nga afër dëmet.

“Ing. Daniele Ferreti dhe grupi i specialistëve jo vetëm është përballuar me situata të ngjashme pas tërmetit në ‘Reggio Emilia’, por e kanë vizituar Durrësin më parë, si konsulentë të ekspeditave arkeologjike,” shpjegoi Ramohitaj.

Ai vlerëson faktin që pala italiane ka marrë përsipër ta hartojë falas projektin e ringritjes së mureve bizantine.

Tërmeti që goditi pjesën bregdetare të Shqipërisë Qendrore ka shkaktuar dëme edhe në kullën e madhe si dhe në teqenë brenda oborrit të kalasë së Krujës. E njëjta situatë është evidentuar edhe në kullën e kalasë së Prezës.

“Grupi i specialistëve italianë do të vëzhgojë nga afër këto monumente, njëlloj si dhe kalanë e Bashtovës, në jug të qytetit të Kavajës,” tha Ramohitaj.

Tronditje organizative

Alketa Tragaj, përgjegjëse e rrjetit muzeal në Durrës. Foto: Gëzim Kabashi.

Në teatrin “Aleksandër Moisiu” që nga mëngjesi i 26 nëntorit nuk janë zhvilluar shfaqje teatrale. Ndërkaq, në sallat më të vogla kanë vijuar normalisht takime të ndryshme, jo vetëm me karakter kulturor. Godina e teatrit është përuruar në vitin 1965 dhe më shumë se 65 përqind e tij mbështetet mbi kolona.

“E gjithë salla dhe skena teatrore ndodhen mbi termat e periudhës romake, të cilat janë të vizitueshme,” tha për BIRN drejtori Elio Bajramaj. Edhe pse zyrtarisht duhet pritur vendimi i grupit të specialistëve, drejtori nënvizon se godina është në gjendje të mirë.

Edhe pse teatri dhe Rrjeti Muzeal nuk është  dëmtuar rëndë  nga tërmeti, institucionet e kulturës po i nënshtrohen një  riorganizmi administrativ të thelluar, duke e formatuar administrimin e tyre nga themelet.

Drejtori i teatrit tregon se nën vartësinë e tij janë edhe Rrjeti Muzeal i qytetit, si dhe godina e Mauzoleut të Dëshmorëve, strukturë që sipas tij duhet të ndryshojë.

“Ka ardhur koha që Teatri dhe Rrjeti Muzeal, si dy sektorë me drejtime të ndryshme nën vartësi të bashkisë, të kenë edhe drejtori më vete,” nënvizoi Bajramaj.

Ai sjell shembullin e godinës 150-vjeçare të Muzeut Etnografik, e cila i është kthyer ligjërisht pronarit, por vazhdon të jetë në një marrëdhënie qiraje mes tij dhe bashkisë së qytetit.

“Në atë godinë deri tani, përveç dhomave me eksponatet etnografike si dhe të muzeut të Aleksandër Moisiut kanë “bashkëjetuar” sektori i Rrjetit Muzeal me zyrat e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare,” shpjegon Bajramaj.

Ligji i jep Muzeut Arkeologjik të Durrësit statusin e Muzeut Kombëtar dhe e ka bashkuar DRKK-në e Durrësit me atë të Tiranës, ndërkohë që selia drejtuese do të jetë në kryeqytet. Ndërsa Drejtoria e sapokrijuar e Muzeut do të vendoset në zyrat e Muzeut Arkeologjik.

Godina e Muzeut Etnografik, megjithë problemet e shfaqura pas tërmetit të muajit nëntor do të mbetet e gjitha në dispozicion të sektorit muzeal të qytetit.

“Banesa e shekullit të 19-të, monument i kulturës kombëtare, veçanërisht pas tërmetit duhet restauruar nga një firmë e specializuar. Por deri atëherë duhet zgjidhur edhe çështja e qirasë mes bashkisë dhe pronarëve të ligjshëm,” përfundoi Bajramaj.

“Nuk kam menduar kurrë që muret e kalasë do të bien si fletë kartoni,” tha Shpëtim Sherifi, banor pranë kalasë së Durrësit. Foto: Gëzim Kabashi.
Etiketa: Alban RamohitajAleksandër MoisiuBIRNDurrësElio BajramajIbrahim KodraKrujëKullaKultureLigjMonument KultureMuzeuMuzeu etnografik në DurrësPunaraportSHshqipTiranëVendimiviktima
Tjetri
Dunja Mijatoviç: Franca e shqetësuar për të miturit shqiptarë që kërkojnë azil (Video)

Këshilli i Europës proteston ndaj ligjeve kundër medias

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.