AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Desir mbështet Ramën ndërsa Brukseli i kërkon të punojë me Këshillin e Europës

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir. Foto Kortezi: OSBE

Në një seri mesazhesh në Twitter, përfaqësuesi i OSBE për lirinë e Medias Harlem Desir la të kuptohet se qeveria ka mbështetjen e tij për projektligjet kontroverse të medias. Por paralelisht me deklaratën e tij, Komisioni Europian në Bruksel i kërkoi qeverisë të konsultohet me Komisioneren e Lartë të Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut.

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir. Foto Kortezi: OSBE

Kryeministri Edi Rama mori pak lehtësim nga një deklaratë dykuptimëshe e përfaqësuesit të OSBE-së për lirinë e Shprehjes Harlem Desir, i cili deklaroi se ka punuar me Ramën për projekligjet kontroverse të medias ndërsa argumentoi se “puna po vijon për reduktimin e gjobave,” një deklaratë dukshëm mbështetëse për pozicionin e qeverisë, por që rezulton shumë e ndryshme nga deklarata e Komisionit Europian që erdhi pak orë më parë.

Ndërsa socialistët ecin drejt përplasjes me shoqërinë civile, gazetarët dhe me shumë institucione ndërkombëtare, pasi kanë vendosur të shkojnë në parlament të mërkurën për të miratuar dy projektligjet kontroverse, një numër organizatash shqiptare të shoqërisë civile publikuan një deklaratë të re mbrëmjen e së Martës duke kërkuar nga qeveria të ndjekë këshillën e Komisionit Europian si dhe duke falënderuar Komisionin për qendrimin e qartë të mbajtur në këtë çështje.

“Kemi punuar me Kryeministrin Edi Rama dhe me Qeverinë e Shqipërisë deri në çastin e fundit për të përmirësuar projetktligjet mbi mediat dhe për t’i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE,” deklaroi Desir në Tëitter. “Puna vijon për të reduktuar nivelin e gjobave dhe për miratimin e instrumenteve nënligjore në të ardhmen,” shtoi ai.

Desir nuk bëri të ditur se sa kishin qenë gjobat dhe se çfarë niveli ai i konsideron të pranueshme, por një raport i BIRN nga punimet e komisioneve parlamentare të martën vërejti se masat e gjobave në fakt janë rritur në krahasim me draftin e mëparshëm.

Qëndrimi i Desir, i cili gjeti raportim të gjerë në median pranë qeverisë, e cila në një masë jo të vogël, e humbi mundësinë për të raportuar mbi deklaratën e Komisionit Europian, ku qeveria e kryeministrit Edi Rama këshillohet në mënyrë eksplicite të kufizojë rregullimin vetëm te media audiovizive si dhe të punojë me zyrën e Komisioneres së Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, znj. Dunja Mijatoviç. Mijatoviç është një eksperte e medias dhe në deklaratën e parë të saj mbi këtë çështje, kërkoi që “interneti të mbetet i hapur dhe forum publik”, pra që të mos rregullohet nga qeveria.

Një grup organizatash shqiptare bënë një deklaratë tjetër në orët e mbrëmjes, ku falënderuan Komisionin Europian, Delegacionin Europian në Tiranë dhe znj. Mijatoviç.

Ne i kërkojmë qeverisë të pranojë vërejtjet e Komisionit Europian si dhe kërkesën e Komisioneres Mijatovic që specifikisht thotë: “interneti të mbetet i hapur dhe forum publik dhe që të mbizotërojë vetërregullimi në media, përfshirë median online,” shkruhet në deklaratë.

Gazetarët pritet të protestojnë të Mërkurën në orën 9.30 para Kuvendit të Shqipërisë, kohë kur socialistët kanë në plan të miratojnë projektligjet kontroverse.

Etiketa: BIRNBrukselBrukseliEdi RamagazetarGjobatHarlem DesirKëshillin e EuropësKomisioni EuropianKryeministri Edi RamaLiria e MediasLiria e ShprehjesMASMediaOSBEParaparlamentPunaQeveriaRamaraportshqipshqiptareTwitter
Tjetri
Aleksandër, Roboti: Lufta në Twitter për Shpirtin e Maqedonisë

Aleksandër, Roboti: Lufta në Twitter për Shpirtin e Maqedonisë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.