AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Kandidatët për drejtues të SPAK premtojnë luftë kundër krimit dhe korrupsionit

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbledhje e KLP-së ku u shqyrtua lista e kandidatëve për SPAK, datë 16.07.2019 | Foto nga : Edmond Hoxha

Tre prokurorët kandidatë për të udhëhequr Strukturën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK paraqitën vizionin e tyre për institucionin përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Mbledhje e KLP-së ku u shqyrtua lista e kandidatëve për SPAK, datë 16.07.2019 | Foto nga : Edmond Hoxha

Tre kandidatët për pozicionin e drejtuesit të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK prezantuan të mërkurën para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, vizionin e tyre për drejtimin e këtij institucioni të ri që po ngrihet për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta. Në radhë alfabetike, drejtuesi aktual i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, Altin Dumani; prokurori pranë Prokurorisë së Përgjithshme Arben Kraja dhe Edvin Kondili, prokuror në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda folën për karrierën e tyre, arsyet përse duhej të zgjidheshin në krye të SPAK dhe vizionin për të drejtuar këtë organ të ri të hetimit.

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion është një institucion kushtetues dhe drejtuesi ka të drejtë të hartojë strukturën organike dhe buxhetin financiar. Drejtuesi i SPAK do të ketë mandat tre vjeçar dhe nuk mund të rizgjidhet më në këtë pozicion.

Metodologjia për vlerësimin e kandidatëve për këtë pozicion merr në konsideratë disa kritere: eksperiencën në ndjekjen e çështjeve sensitive; aftësinë në organizimin dhe drejtim; eksperiencë në hartimin e rregullave administrativë; eksperiencë në çështje me ndjeshmëri të lartë publike ku është nevojitur edhe bashkëpunimi me median; eksperiencë në menaxhimin e burimeve njerëzore; vizioni dhe plani që do të ndiqen për krijimin e SPAK dhe imazhi publik i kandidatëve. Gjatë parashtrimit të vizionit të tyre kandidatët e quajtën bashkëpunimin si çelësin e suksesit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi më 25 nëntor vendimin për emërimin e tetë prokurorëve në Srukturën e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK: Altin Dumani; Arben Kraja, Edvin Kondili, Behar Dibra, Klodian Braho, Ened Nakuçi, Elida Celami(Kaçkini) dhe Enkeleda Millonai.

Betimi para Presidentit do të kryhet më datë 19 dhjetor dhe vendimi për emërimin e tetë prokurorëve të SPAK hyn në fuqi. Pas dekretimit të tetë prokurorëve nga Presidenti, Këshilli i Lartë, KLP do të njoftojë edhe vendimin për zgjedhjen e kryetarit të SPAK i cili do të ketë edhe autoritetin të përzgjedhë prokurorë të përkohshëm për të plotësuar mungesën e të paktën dy vendeve për të plotësuar kushtin e parashikuar në Kushtetutë se SPAK mund të formohet me të paktën 10 prokurorë.

Gjatë seancave dëgjimore me kandidatët për drejtuesin e SPAK, kryetari i KLP, Genti Ibrahimi ngriti shqetësimin e mungesës së ambienteve dhe sallës. “S’ka sallë. Duhet të flisnim me ju pafund, por jemi të detyruar të shikojmë orën”, tha ai teksa një prej kandidatëve po paraqiste platformën e tij.

Dumani premton çrrënjosjen e pandëshkueshmërisë

Prokurori Altin Dumani gjatë intervistës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë | Foto ” Edmod Hoxha/ BIRN

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda, prokurori Altin Dumani pasi sqaroi eksperiencën e tij në role drejtuese si; zv/drejtues i Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe i TASK Forcës në Prokurorinë e Tiranës theksoi se, SPAK duke goditur pa kompromis krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta do të bëjë të mundur çrrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë. Ai tha se edhe në të kaluarën nuk ishte tërhequr asnjëherë edhe kur kishte hetuar dosje të rrezikshme.

Dumani sqaroi se për tu përballur me fluksin e dosjeve dhe për ta bërë punën sa më efikase kishte parashikuar të ngrinte dy seksione sipas specializimeve të prokurorëve, një për dosjet ndaj krimit të organizuar dhe një seksion për korrupsionin.

Ai e konsideroi si mjaft të rëndësishëm fillimin e menjëhershëm të procedurës së përzgjedhjes së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke e quajtur këtë institucion “si një mushkëri” për SPAK.

Ai e vuri theksin edhe në rëndësinë e punës në grup, të bashkëpunimit mes prokurorëve dhe hetuesve, me institucionet e tjera dhe me partnerët ndërkombëtarë. Dumani pohoi se do ti bënte hetuesit të ndiheshin të rëndësishëm dhe pjesë të çështjes.

Ai e cilësoi si mjaft të rëndësishme pavarësinë e prokurorit, por sipas tij kjo duhej të lidhej edhe me përgjegjshmërinë. Ai tha se çështjet do të shpërndaheshin me short, por se do të ishte si roje për të parë përmbushjen e detyrave, duke respektuar gjithmonë pavarësinë e prokurorëve.

Dumani pohoi se mjaft e rëndësishme ishte edhe transparenca dhe se në faqen zyrtare të SPAK do të gjendej edhe një aneks ku qytetarët do të mund të denonconin paligjshmëritë. Ndërsa tha se do të ketë një koordinator për mediat që do të qartësonte gjithçka që kishte interes për publikun, por pa cënuar hetimet.

Kraja për një prokurori agresive

Prokurori Arben Kraja gjatë Intervistës në KLP | Foto : Edmond Hoxha / BIRN

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja renditi karrierën e tij si drejtues si i zyrës kundër korrupsionit dhe bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare. Kraja tha se SPAK duhet të ketë dy seksione, një për dosjet ndaj krimit të organizuar dhe një për korrupsionin e zyrtarëve të nivelit të lartë.

Kraja theksoi se korrupsioni nuk është luftuar si duhet deri tani dhe se SPAK duhet të jetë agresiv kundër paligjshmërive dhe në ushtrimin e funksioneve e detyrave.

Ai e vuri theksin tek bashkëpunimi mes prokurorëve dhe respektimin e pavarësisë dhe vendimarrjes së gjithësecilit. Gjithashtu, Kraja tha se është mjaft i rëndësishëm bashkëpunimi me institucionet e tjera, organizatat dhe partnerët ndërkombëtarë.

Kraja pohoi se prokurorët e SPAK do të arrinin të shmangnin ndikimin në punën e tyre pasi nuk i detyroheshin askujt për zgjedhjen e tyre.

Ai nënvizoi edhe rëndësinë e buxhetit për SPAK dhe BKH-në. Prokurori Kraja tha se ishte e rëndësishme të garantohej buxheti edhe për strukturën operacionale. Sipas tij, nëse drejtuesit nuk do t’i dukej i mjaftueshëm buxheti i parashikuar apriori në Buxhetin e Shtetit, atëherë të kërkojë rivlerësim sipas nevojave në Kuvend. Ai tha se struktura e pagës duhet të parashikohet me ligj dhe jo me VKM.

Kondili i jep përparësi hetimit pasuror të krimit të organizuar

Prokurori Edvin Kondili, gjatë intervistë në KLP | Foto : Edmond Hoxha? BIRN

Prokurori i Krimeve të Rënda, Ervin Kondili e vuri theksin në garantimin e pavarësisë totale të prokurorëve. Ai tha se duhet të ndryshohet mentaliteti se, qëndrimi i prokurorit të çështjes duhet të jetë doemos në unison me drejtuesin, por shtoi se kjo pavarësi duhet të jetë e përgjegjëshme. Gjithashtu, ai tha se është e nevojshme të ketë hetime sa më të shpejta, duke e konsideruar drejtësinë e vonuar si drejtësi të mohuar. Si mjaft të rëndësishme për luftën ndaj krimit të organizuar, Kondili quajti hetimin pasuror. Ai tha se hetimi pasuror jep pasoja direkte në çmontimin e krimit të organizuar.

Kondili e cilësoi të rëndësishme punën në skuadër mes prokurorëve dhe hetuesve. Ai tha se është objektiv i tij aplikimi i hetimeve proaktive, por pa lënë mënjanë edhe metodat klasike.

Ai e quajti të rëndësishëm edhe bashkëpunimin me institucionet e tjera, veçanërisht me organet e vetingut, me qëllim identifikimin e gjyqtarëve apo prokurorëve të korruptuar.

Për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë ai tha se është e nevojshme të praktikohen edhe takimet e drejtëpërdrejta për të dhënë rezultate më efikase.

Lidhur me bashkëpunimin mes prokurorëve dhe hetuesve, Kondili shpjegoi se kjo gjë do të bazohej në një marrëdhënie reale midis tyre, bazuar në besim reciprok dhe profesionalizëm duke qenë se së bashku punojnë dhe përgjigjen për të njëjtin qëllim.

Duke e quajtur publikun si partner, Kondili tha se do të aplikonte takime për përhershme me qytetarët.

Etiketa: Altin DumaniArben KrajaBehar DibrabesimBIRNbuxhetiDibradosjeEdmond HoxhaEdvin KondiliEned NakuçiEnkeleda MillonaiGjykatëGjykatësgjyqtarhetimeHetimethetimi pasurorkandidatëtKlodian BrahoKLPKorrupsionKorrupsioniKrimeKuvendLigjMbledhjeMjaftpaktParapasojaprokurorProkuroriPunëSPAKTiranëTransparencaVendimiVKM
Tjetri
Votohen mes protestave ligjet e Ramës për kontrollin e medias online

Votohen mes protestave ligjet e Ramës për kontrollin e medias online

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.