AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Epoka e poshtërimit e Europës

Sławomir SierakowskingaSławomir Sierakowski
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Bashkimi Europian po e mbyll vitin 2019 në dukje i pafuqishëm dhe i dorëzuar para sfidave të tij më të mëdha. Nëse kjo amulli vazhdon, e vetmja pyetje është nëse Europa do të bëhet një satelit i Shteteve të Bashkuara apo i Kinës.

Foto ilustruese: Pixabay.

Në vitin 2004, ekonomisti amerikan Jeremy Rifkin shkroi librin tepër të shitur “The European Dream”, në të cilin ai deklaroi se shekulli i njëzet e një do t’i përkiste Europës – dhe madje do të varej prej saj. Sipas mendimit të Rifkin, një Europë e bashkuar me idenë e “unitetit në diversitet” do të ishte përgjigjja më efektive për globalizimin. Europa supozohej të përfaqësonte një “vetëdije globale” të re dhe “liri nga skllavëria e materializmit”, e cila do të “zëvendësohej nga empatia”.

Të gjithë e dimë se si shkoi kjo punë. Shtetet e Bashkuara materialiste, për të cilat Rifkin priste të eklipsoheshin nga Europa, ishin më të afta për të qetësuar krizën financiare. Brexit, krizat në Greqi dhe Katalonja dhe shpërthimi i demokracisë liberale në Europën Qendrore dhe Lindore kanë nxjerrë në pah mangësitë e unitetit në diversitet. Dhe reagimi armiqësor i shoqërive europiane ndaj valës së emigrantëve që largoheshin nga luftërat dhe uria treguan se empatia nuk ka arritur ta kapërcejë materializmin.

Gabimi nuk ishte i Europës, por Rifkin. Europa nuk ishte dhe nuk është e detyruar të ketë sukses. Në fakt, ndërsa vitit 2019 po i afron fundi, Bashkimi Europian është në dukje i pafuqishëm dhe i dorëzuar përballë sfidave të tij më të rëndësishme: përfundimit të integrimit ekonomik dhe politik të bllokut, krijimin e një politike të përbashkët mbrojtjeje dhe madje edhe në ruajtjen e standardeve themelore të sundimit të ligjit.

Qeveria e Polonisë, për shembull, po përgjigjet ndaj një vendimi të Gjykatës Europiane të Drejtësisë në lidhje me shkeljet e pavarësisë gjyqësore duke futur një legjislacion që do të lejojë që gjyqtarët e vendit të hiqen për kritikim të shkeljeve të kushtetutës polake. Kur drejtuesit e partisë qeverisëse Ligji dhe Drejtësi (PiS) të Polonisë deklarojnë se “kjo kastë duhet të disiplinohet”, çfarë mund të bëjë BE-ja?

Analiza e Rifkin nuk përqendrohet shumë te Kina, shfaqja e së cilës si një liderë globale po zhvendos jo Shtetet e Bashkuara, por Europën. Kina është tani eksportuesi më i madh në botë dhe, si prodhuesi më i madh i makinave elektrike, së shpejti mund t’ia kalojë edhe Gjermanisë duke u bërë lider global në industrinë e automobilave. Pozicioni i Amerikës si fuqia kryesore ushtarake, financiare dhe inovative në botë nuk është në kërcënim tani. shtetet e Bashkuara i rezistuan sfidave të mëparshme nga Gjermania dhe Japonia në secilën nga ato fusha dhe ka shumë gjasa që t’i rezistojnë edhe kërcënimit konkurrues të Kinës. Por Europa me shumë gjasa s’do të mundet sot.

Në fakt, ne jemi dëshmitarë të një përmbysjeje të madhe të roleve midis Europës dhe Kinës në krahasim me shekullin XIX. Për Kinën, vitet 1800 ishin “epoka e poshtërimit”, një periudhë kur ajo u infiltrua nga perandoritë franceze, britanike dhe gjermane, si edhe nga Rusia dhe SHBA-ja. Këto fuqi të huaja imponuan marrëveshje tregtare poshtëruese, nënshtruan dhe shfrytëzuan ekonomikisht Kinën dhe e kontrolluan atë politikisht.

Sot BE-ja i ngjan gjithnjë e më shumë Kinës së shekullit XIX: një perandori akoma e pasur që nuk mund të pushtohet nga të tjerët, por është mjaftueshëm e dobët për t’u infiltruar dhe shfrytëzuar. Ndërkohë, Kina ka marrë rolin e mëparshëm të Europës, me kompanitë dhe investitorët e saj që depërtojnë gjithnjë e më shumë në ekonominë europiane dhe shtrijnë ndikimin e tyre.

Investitorët kinezë po blejnë fabrikat më të mira të Europës (përfshirë perlën e robotikës gjermane, KUKA) dhe portet e saj më të mëdha (përfshirë Duisburgun në Gjermani, portin më të madh në botë, dhe atë të Pireut në Greqi). Ata po nënshkrujanë marrëveshje të pabarabarta ekonomike dhe po pushtojnë gradualisht BE-në, duke filluar me lidhjet më të dobëta, përkatësisht me Europën Lindore dhe Jugore – dhe, veçanërisht, Hungarinë, Greqinë dhe Portugalinë.

Më keq akoma, nuk ka asnjë reagim nga Brukseli. Ekziston një plan për të ndërtuar kampionët industrialë europianë, por ai po bllokohet nga frika e shkeljes së rregullave të konkurrencës në BE. BE-ja nuk di se çfarë të bëjë, përfshirë dhe me infrastrukturën 5G që po ndërtohet nga kompanitë kineze.

Për më tepër, heshtja e liderëve europianë për çështjet e të drejtave të njeriut është shurdhuese. Ndërsa qytetarët e Hong Kongut protestojnë dhe Kongresi Amerikan miraton një legjislacion duke kërcënuar sanksione të mundshme ndaj zyrtarëve kinezë dhe atyre të Hong Kongut për abuzime të të drejtave të njeriut, Europa ngrihet dhe “u bën thirrje të dy palëve të përmbahen nga agresioni”.

Europa mundet vetëm të vëzhgojë nga larg, pa u përfshirë, sepse ajo s’ka asnjë argument për të bërë. Uniteti transatlantik po zhduket dhe në vend të tij s’po krijohet asgjë e re. Edhe bashkëpunimi midis shërbimeve europiane të inteligjencës është një turp: gazetarët e dinin para politikanëve të Gjermanisë se kush e vrau një ish-komandant rebel çeçen në parkun Tiergarten të Berlinit në gusht.

Nëse kjo amulli vazhdon, e vetmja pyetje është nëse Europa do të bëhet sateliti i SHBA-së apo i Kinës. Dhe, si përfundim, kjo do të vendoset jashtë BE-së. Nëse në Amerikë fiton izolacionizmi, Europa do të bëhet një satelit kinez. Dhe nëse Shtetet e bashkuara vazhdojnë të mbajnë një qëndrim konfrontues përballë Kinës, Europa do të mbetet e varur nga Amerika.

Deri së fundmi, Europa mund të kishte shpresuar të ishte një partner për Shtetet e Bashkuara, por kjo tani sa vjen e duket gjithnjë e më e pamundur, jo vetëm për shkak të instinkteve “Amerika e para” të presidentit amerikan Donald Trump, por edhe si rezultat i vetë dështimeve të BE-së. Përballë një rritje të Kinës, pasiviteti europian nuk është më pak problematik se paparashikueshmëria e Trump.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Europe’s Age of Humiliation

Etiketa: 5GAmerikaamulliBashkimi EuropianBEBrexitBrukseliDonald TrumpEuropaFushagazetarGjermaniGjermaniaGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGreqiJaponiaKinamarrëveshjeParaPiSProject SyndicateQeveriaRusiasanksioneSHSHBAShtetet e BashkuaraTrumpVendimi
Tjetri
Arta Marku shkarkon prokurorin e çështjes “Tahiri”

Çështjet e pahetuara, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Besim Hajdarmatajt

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.