AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

‘Vrasës, vrasës’, aktivistët e të drejtave të kafshëve ngrenë zërin kundër Erion Veliajt

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Aktivistë dhe vullnetarë të mbrojtjes së të drejtave të kafshëve të rrugës u mblodhën të premten në një protestë para Bashkisë së Tiranës dhe Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, për t’i dhënë zë fatit të kafshëve të braktisura dhe të dhunuara në kryeqytet.

Protesta e animalistëve përpara AMK-së | Foto : Nensi Bogdani

Qytetarë të Tiranës, adhurues të kafshëve, personazhe publike si edhe aktivistë nga organizata Animal Rescue Albania (ARSA) u mblodhën të premten në një protestë në zemër të kryeqytetit, kundër keqtrajtimit të kafshëve të rrugës nga bashkia e Tiranës.

Nën sloganet “Ku janë fondet” dhe “Vrasës, vrasës” ata hodhën akuza kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili sipas tyre nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për të mbrojtur kafshët e braktisura në rrugët e Tiranës, apo për të parandaluar vrasjet e tyre në Klinikë Veterinarë në Kombinat.

E ardhur nga Italia në Tiranë, Odri Veseli tha se Bashkia e Tiranës dhe spitali i Kombinatit zgjedhin mënyrën më të gabuar për t’i zhdukur qentë, në vend të sterilizimit dhe rivendosjes në territor.

“Kjo gjë  është shumë e gabuar dhe njëkohësisht dhe një keqpërdorim i taksës së qytetarëve”, protestoi ajo.

Tirana mbetet një qytet me reputacion të keq në lidhje me trajtimin e qenve të rrugës edhe pse një pjesë e mirë e qytetarëve po mundohen të lobojnë për të drejtat e tyre prej vitesh.  Bashkia e Tiranës dhe Klinika Veterinare e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit në lagjen Kombinat akuzohen nga aktivistët se i vrasin qentë e rrugës në vend që t’i ofrojnë atyre përkujdesje. Në protestë kishte shumë vullnetarë dhe familjarë  të cilët ishin paraqitur së bashku me qentë e tyre të adoptuar pasi i kanë gjetur të braktisur apo të dhunuar.

Protesta e animalistëve përpara Bashkisë së Tiranës | Foto : Nensi Bogdani

“Ligji është aprovuar por ka ngelur vetëm në letra”, thotë Endri Noti, 33 vjeç, aktivist prej 2 dekadash. “Jemi këtu t’i japim zë atyre që nuk kanë zë,” shtoi ai, duke theksuar se qentë e rrugës po mblidhen dhe vriten nga bashkia edhe pse janë të shëndetshëm dhe të vaksinuar.

ARSA ka arritur që nëpërmjet këmbënguljes së saj të arrijë formulimin dhe aprovimin e një ligji specifik për mirëqenien dhe mbrojtjen e kafshëve të braktisura në Shqipëri

Noti kërkoi që midis bashkisë dhe vullnetarëve të vendoseshin ura bashkëpunimi në mënyrë që fondet për mbrojtjen e miqve me 4 putra të përdoren për krijimin e një strehe ku të grumbullohen dhe të marrin shërbimet përkatëse.

Aktivisti mjedisor Sazan Guri i bëri thirrje Bashkisë së Tiranës të ndalojë vrasjet dhe dhunimet e qenve të rrugës në Shqipëri duke thënë se vrasjet “makabre”  të spitalit të Kombinatit kanë arritur deri tek përdorimi i acidit të baterive dhe duke theksuar se kjo sjellje nuk është vënë re në asnjë shtet tjetër te Europës.

Nga ana tjetër Maks Abazaj, i cili kishte ardhur në protestë me qentë e tij,  theksoi se edhe qytetarët duhet të ishin të përgjegjshëm kur vendosin të marrin kafshë në familje.

“I them të gjithë shokëve të mi mendohuni mirë para se të merrni apo të adoptoni një qen, sepse është detyrim i madh,” tha ai. “Duhet ta trajtosh dhe ta mbash siç duhet, përndryshe bie në gjynah,” shtoi Abazaj.

E rritur së bashku me kafshët shtëpiake, Odeta Balla shpjegoi se megjithë ndërgjegjësimin në rritje, duheshin më shumë përpjekje për t’i gjetur strehë kafshëve të braktisura në Tiranë.

“Kur shoh ndonjëherë që mbështesim njerëzit e gabuar dhe lëmë pa mbështetur kafshët më vjen aq keq”, tha Balla.  “Ka shumë njerëz që janë ndërgjegjësuar kohët e fundit në lidhje me adoptimet e kafshëve por duhen akoma dhe më tepër,” përfundoi ajo.

Maks Abazaj së bashku me një nga qentë e tij të adoptuar | Foto : Nensi Bogdani
Etiketa: aktivistAktivistëAkuzaBashkiadetyrimErion VeliajFamiljeItaliaNensi BogdaniParaProtestaSazanSHshqipShqipëriTiranaTiranëURAvullnetarë
Tjetri
Dyshimet për pasuri të fshehura dhe dosjet e aksidenteve në Bulqizë rrezikojnë Trocin

Kolegji: Ramadan Troci cënoi “të drejtën për jetë” të minatorëve të aksidentuar

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.