AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Lirohen aktivistët e OP, gjykata vendos “detyrim paraqitjeje”

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aktivistë të Organizatës Politike duke pritur lirimin e tre të arrestuarve para Komisariatit të Policisë NR.1. Foto:Vladimir Karaj/BIRN

Gjykata e Tiranës vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tre aktivistëve të Organizatës Politike dhe caktoi masë sigurie “detyrim paraqitje” për akuzën e “prishjes së qetësisë publike”, ndërsa prokuroria u tërhoq nga akuza e përhapjes së panikut. Aktivistët thanë se do apelonin vendimin.

Aktivistë të Organizatës Politike duke pritur lirimin e tre të arrestuarve para Komisariatit të Policisë NR.1. Foto:Vladimir Karaj/BIRN

Gati 72 orë pasi ishin arrestuar pas hedhjes së fletushkave me përmbajtjen “Samir Mane shtyp minatorët” në qendrën tregtare TEG, tre aktivisë të Organizatës Politike dolën nga dyert e Komisariatit Nr.1 të policisë, ku i prisnin dhjetra kolegë aktivistë dhe tre prej minatorëve të shkarkuar nga Albchrome.

Aktivistët, Bislim Lakna, Frenkli Elini dhe Enriko Peçuli, u lanë të lirë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë të hënën. Gjykata vendosi të konsiderojë të ligjshëm arrestimin për akuzën e “prishjes së qetësisë publike” dhe vendosi masë sigurie “detyrim paraqitjeje”, ashtu siç u kërkua nga prokurori Arjan Përmeti.

Ndërkohë Prokurori Përmeti u tërhoq nga një prej veprave penale të referuara nga policia lidhur me veprimet e kryera nga tre të rinjtë, atë të “përhapjes së informatave të rreme që ngjallin panik”.

Mbrojtësi ligjor i tre studentëve, avokati Klaudi Zholi i kërkoi gjykatës që ta vlerësojë të paligjshëm arrestimin e tyre dhe që të mos e pranojë kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së sigurisë “detyrim për tu paraqitur”.

Gjyqtari Ahmet Metaliaj vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Përmeti duke vlerësuar të ligjshëm arrestimin e kryer nga policia në kushtet e flagrancës.

Aktivistët thanë se do ta apelonin vendimin. “E gjykojmë komplet të padrejtë edhe shoqërimin edhe arrestimin edhe vendimin e gjykatës”, tha Bislim Lakna për BIRN pas daljes nga qelia. Lakna tha se ata kishin njoftuar policinë pas dhunës së ushtruar prej punonjësve të sigurisë në TEG dhe nuk e kuptonte se pse kishin përfunduar ata të arrestuar.

Ai tha se ishin qëlluar nga rojet e sigurisë dhe një prej tyre kishte shenja të qarta të dhunës në brinjë dhe gjunjë. “Nga rojet e sigurisë së TEG jemi qëlluar dhe për këtë do të bëjmë kallëzim penal”, tha Lakna.

Momenti i lirimit të aktivistëve Bislim Lakna, Frenkli Elini dhe Enriko Peçuli. Foto:Vladimir Karaj/BIRN

Qendra TEG mohoi disa ditë më parë që punonjësit e saj të kishin ushtruar dhunë, ndërsa akuzoi aktivistët se kishin kryer “akte dëmtuese”.

Neni 274 i Kodit Penal për të cilin akuzohen aktivistët, përfshin sulm me gurë, të shtënat me arme dhe zhurmat shqetësuese, por pjesë të tij si “çdo lloj tjetër sjelljeje të papëlqyeshme, në rrugë, sheshe e vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e moralin”, lënë hapësirë për interpretim.

Ndërkohë të hënën i gjithë procesi i caktimit të masës së sigurisë u shoqërua me protestë të aktivistëve të Organizatës Politike, OP, para ambjenteve të Gjykatës së Tiranës dhe më pas në Komisariatin Nr.1. Me pankarta në duar ku shkruhej “Me minatorët” dhe “Samir Mane shtyp minatorët”, nën thirrjet “lironi aktivistët”, ata e konsideruan arrestimin më keq se veprimet që kryheshin ndaj fjalës së lirë në periudhën e diktaturës.

Ata i cilësuan të papranueshme akuzat, ndërsa disa prej tyre bënë paralelizëm të hedhjes së fletushkave në TEG me reklamat që shpërndahen në të njëjtën mënyrë në dyer të shtëpive.

Bashkë me aktivistët protestues ishin edhe 3 minatorë dhe përfaqësues të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, të cilët u shkarkuan nga kompania Albchrome vetëm disa ditë pas njoftimit publik të krijimit të sindikatës.

Kreu i Sindiakatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës Elton Debreshi i pranishëm në protestë tha se kishin arrdhur enkas nga Bulqiza për të mbështetur aktivistët, që i cilësoi heroj. Ai tha se pavarësisht presioneve SMBB do të vijonte punën për të mbrojtur të drejtat e minatorëve.

Aktivistët nga ana e tyre premtuan se nuk do të dorëzoheshin dhe se do të vijonin protestat ndaj kompanisë Albchrome deri sa ajo të kthente në punë minatorët e shkarkuar padrejtësisht. Ata cilësuan kushtet në minierën e Bulqizës të rënda dhe akuzuan kompaninë se po përdorte ndikimin në media dhe qeveri për t’u mbyllur gojën minatorëve.

Aktivistë të Organizatës Politike, OP, u ndaluan të shtunën, fillimisht nga rojet e sigurisë private në qendrën tregtare TEG, pasi hodhën fletushka me përmbajtjen “Samir Mane shtyp minatorët” dhe më pas u shoqëruan nga policia. Ndërsa disa nga të ndaluarit u liruan pas 7 orësh shoqërimi, aktivistët: Frenkli Elini, Enriko Peçuli dhe Bislim Lakna u arrestuan.

Një zëdhënëse e policisë së Tiranës i tha BIRN të shtunën më 28 dhjetor se, ata akuzoheshin për “përhapje të informatave të rreme që ngjallin panik” dhe “prishje të qetësisë publike”, por prokuroria ka vlerësuar së fundmi që t’i procedojë tre aktivistët vetëm për “prishje të qetësisë publike.

Organizata Politike prej javësh ka organizuar protesta publike në kryeyqytet krysisht kundër Samir Manes, zotërues i kompanisë Albchrome, pasi kjo e fundit vendosi të shkarkonte nga puna njëri pas tjetrit 4 prej drejtuesve dhe anëtarëve të këshillit sindikal të SMBB-së. Sindikata dhe aktivistët akuzojnë kompaninë për presion ndaj sindikatës së re dhe përpjekje për të shtypur lëvizjen e minatorëve.

Kompania ka mohuar akuzat dhe pretendon se shkarkimet nuk ishin të lidhura me sindikalizmin, por me shkelje të disiplinës në punë dhe me mungesat e të shkarkuarve. Inspektoriati i Punës njoftoi se kishte nisur një hetim mbi shkarkimet por rezultatet e tij nuk janë bërë ende publike.

Etiketa: Ahmet MetaliajaktivistAktivistëAkuzaAlbchromeBIRNBislim LaknaBulqizëDebreshidetyrimDhunëElton DebreshiGaleriGjykataGjykata e TiranësGjykatëGjykatësGjyqHetimKodit PenalKromMASMediaMinatorOrganizata PolitikeParaPoliciaprishjeProkuroriProkuroriaProtestaProtestatprotestuesPunaPunëSamir ManeSHsindikatastudentSulmTiranë
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Fatos Tushe –kryetar i Bashkisë Lushnje

Atentat në Lushnje, plagoset kryebashkiaku Fatos Tushe dhe sekretarja

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.