AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Fiksimi i rrezikshëm i Amerikës me Iranin

Jeffrey D. SachsngaJeffrey D. Sachs
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti amerikan Donald Trump. Foto: Wikipedia.

Shtetet e Bashkuara, në dukje të pavetëdijshme për historinë e saj të kohëve të fundit me Iranin, dhe të drejtuara nga një president që beson se mund të kryejë vrasje dhe t’ia hedhë paq për këtë, po vepron ende bazuar në një traumë psikologjike 40-vjeçare. Si zakonisht, janë të tjerët që janë më në rrezik.

Presidenti amerikan Donald Trump. Foto: Wikipedia.

Urdhri i presidentit amerikan Donald Trump për të vrarë gjeneralin e Iranit Qassem Suleimani ndërsa ishte në një mision zyrtar në Irak u përshëndet gjerësisht në Partinë Republikane të Trump. Vrasjet e sanksionuara nga qeveria të zyrtarëve, klerikëve dhe gazetarëve të huaj janë të zakonshme në ditët e sotme. Megjithatë ka diçka të veçantë në lidhje me hakmarrjen e Amerikës kundër Iranit. Është një fiksim 40-vjeçar që tani ka sjellë Shtetet e Bashkuara dhe Iranin në prag të luftës.

Fiksimi i SHBA-së me Iranin daton nga Revolucioni Islamik në 1979, kur studentët iranianë zaptuan ambasadën amerikane në Teheran dhe mbajtën peng 52 amerikanë për më shumë se një vit. Kjo përvojë traumatike e ka bërë psikologjikisht të pamundur që politikanët amerikanë të kalibrojnë politikat e SHBA-së. Është arsyeja, për shembull, që Trump ka kërcënuar tani se do të shkatërrojë 52 shënjestra në Iran, përfshirë vende kulturore, një për secilin nga pengjet e vitit 1979, nëse Irani hakmerret për vrasjen e Suleimanit.

Trump po pretendon të drejtën për të vrarë një lider në një vendi të huaj dhe për të kryer krime lufte nëse ai vend hakmerret. Megjithatë, ky kriminalitet është duartrokitur gjerësisht në SHBA. Ai pasqyron një lloj çrregullimi stresi post-traumatik të sistemit politik të SHBA-së, të paktën në të djathtë. Është njësoj me fillimin e pamatur të luftërave të Amerikës në Lindjen e Mesme pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Fakti që Trump është i çrregulluar psikologjikisht, e shton zemërimin. Kujtojmë që ai u mburr duke thënë se mund të qëllonte dikë në Fifth Evënju “dhe të mos humbiste asnjë votë”. Me urdhrin e tij për të vrarë Suleimanin, ai duket qartë se është i vendosur ta vërë në provë atë propozim.

Ajo që shumica e publikut amerikan dhe pjesa më e madhe e elitës politike amerikane nuk arrijnë të kuptojnë është se SHBA-ja ka kryer shumë më tepër krime kundër Iranit sesa anasjelltas. SHBA-ja ka krijuar me dashje një armik thjesht për shkak të veprimeve të veta të gabuara.

Pikat kyçe datojnë që nga fillimi i viteve 1950.

Fillimisht, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar rrëzuan qeverinë e Iranit në vitin 1953, pasi kryeministri i zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohammad Mossadegh, lëvizi për të rimarrë kontrollin e naftës së Iranit, i cili ishte marrë nga perandoria britanike. SHBA-ja më pas e zëvendësoi demokracinë që kishte rrëzuar me regjimin autoritar të Mohammad Reza Shah Pahlavi, i cili u mbështet nga SAVAK, agjencia e tij brutale e inteligjencës dhe policia sekrete, gjatë një çerek shekulli nga viti 1953 deri në 1978. Studentët iranianë zaptuan ambasadën amerikane në Teheran pasi Shahu i rrëzuar u pranua në SHBA për trajtim mjekësor.

Një vit më pas, SHBA-ja armatosi dhe inkurajoi Irakun e Sadam Husein që të pushtonte Iranin, duke shkaktuar një luftë gati dhjetëvjeçare që la të vrarë rreth 500,000 iranianë. Që nga viti 2014, rreth 75,000 iranianë vazhdonin të trajtoheshin për lëndime nga sulmet kimike të përdorura Sadami.

SHBA-ja gjithashtu goditi shënjestra civile. Në vitin 1988, ushtria amerikane rrëzoi Iran Air 655 – lehtësisht të identifikueshëm si një Airbus A300 nëse SHBA-ja do të kishte marrë masa paraprake të përshtatshme – duke vrarë të 290 personat që ndodheshin në bord. Dhe në vitin 1995, publiku iranian u bë subjekt i sanksioneve të ashpra ekonomike të SHBA-së që nuk janë hequr kurrë, vetëm janë ashpërsuar me kalimin e kohës.

Kjo vazhdoi edhe pas 11 shtatorit. Irani mbështeti pushtimin e Afganistanit të udhëhequr nga SHBA-ja për të zhdukur talebanët dhe gjithashtu mbështeti presidentin e ri të mbështetur nga SHBA-ja, Hamid Karzai. Megjithatë, në janar të vitit 2002, presidenti amerikan Xhorxh Bush e quajti Iranin pjesë të një “Boshti Ligësie”, së bashku me Irakun e Sadamit dhe Korenë e Veriut.

Po kështu, në vend që të nxiste të gjitha vendet e Lindjes së Mesme, përfshirë Izraelin (me rreth 80 raketa bërthamore), që t’i përmbaheshin Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore dhe të mbështesin përpjekjet për krijimin e një rajoni pa armë bërthamore, SHBA-ja ushtroi presion ekskluzivisht ndaj Iranit.

Pastaj, në vitin 2015, SHBA-ja, nën udhëheqjen e presidentit Barack Obama, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania, negociuan një marrëveshje me Iranin sipas të cilës Irani ra dakord t’i jepte fund përpunimit të armëve bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike nga SHBA-ja dhe të tjerët. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbështeti njëzëri marrëveshjen bërthamore, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Veprimit. Megjithatë, sipas Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Mike Pompeo, JCPOA ishte një akt pajtimi. Trump e mohoi në mënyrë të njëanshme marrëveshjen në vitin 2018, i vetmi nënshkrues që e bëri këtë, dhe më pas shtrëngoi ndjeshëm sanksionet e SHBA-së.

Qëllimi i sanksioneve më të rrepta nuk ka si qëllim ndryshimin e sjelljes së Iranit, por shkatërrimin e ekonomisë iraniane në një përpjekje për të destabilizuar regjimin. Irani tani është në një depresion të shkaktuar nga SHBA-ja, me GDP-në nën 14% midis vitit 2017 dhe 2019 dhe inflacioni në vitin 2019 arriti në 36% (të dyja sipas vlerësimeve të fundit të FMN-së), dhe me mungesë të madhe të ilaçeve dhe mallrave të tjerë jetik. Ndërkohë, pavarësisht kundërshtimit të JCPOA-së, SHBA-ja ka vazhduar të këmbëngulë që Irani t’i përmbahet kushteve të saj.

SHBA-ja, në dukje e pavetëdijshme për këtë histori, dhe e udhëhequr nga një president emocionalisht i çekuilibruar, i cili beson se mund të kryejë vrasje në mes të ditës dhe t’ia hedhë paq me këtë, po vazhdon akoma traumë psikologjike 40-vjeçare.

Në këtë moment, bota duhet të kujtojë fjalët e mençura dhe të qëndrueshme të një presidenti amerikan shumë ndryshe. Në qershor 1963, vetëm disa muaj para se të binte viktimë e një atentatori, John F. Kennedy iu drejtua parlamentit irlandez:

“Pavarësisht brigjeve dhe barrierave që na ndajnë tani, nuk duhet të harrojmë se nuk ka armiq të përhershëm. Armiqësia sot është një fakt, por nuk është një ligj qeverisës. Realiteti i kohëve tona është pandashmëria si fëmijë të Zotit dhe ndjeshmëria jonë e përbashkët në këtë planet.”

Nuk ka asnjë arsye pse Irani dhe SHBA-ja nuk mund të jenë në paqe. Duke u bazuar në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe interesat e tyre të shumta të përbashkëta, një marrëdhënie e re është akoma e mundur. Por me hakmarrjen e Iranit tashmë në zhvillim e sipër, është urgjente që tani Bashkimi Europian të mos ndjekë administratën e pamatur të presidentit Trump në një spirale përshkallëzimi që mund të përfundojë në luftë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. America’s Dangerous Iran Obsession

Etiketa: ArmëBarack ObamaBashkimi EuropianDonald TrumpFMNFrancagazetarGjermaniaInflacioniIranKinaKrimekrime lufteLigjLuftemarrëveshjeMasaMjekmjekëpaqeParaPoliciapresidentProject SyndicateQeveriarajonirepublikanerrezikRusiaSHSHBAShtetet e Bashkuarastudenttalebantë zhdukurTrumpURAvrasjeWikipediazhvillim
Tjetri
celik 1

‘Azil- azil’: Harun Çelik u dëbua me forcë pas një ndalese në Ambasadën turke

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.