AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

PD denoncon kryebashkiakun e katërt socialist si person me të shkuar penale

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qerim Ismailaj. Foto: Facebook

Kryebashkiaku socialist i Mallakastrës Qerim Ismailaj u akuzua të Premten nga Partia Demokratike se ka fshehur një dënim me tre vjet burg në Greqi nga formulari i vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës, gjë që e skualifikon automatikisht nga mbajtja e këtij posti.

Ismail Qerimaj. Foto: Facebook

Qerim Ismailaj fitoi postin e kryetarit të Bashkisë Mallakastër në vitin 2019 me 92% të votave, por 45 vjeçari i diplomuar për drejtësi në vitin 2011 në Universitetin Kristal mund të ketë fshehur një dënim me burg në ishullin e Kiosit në Greqi në vitin 2000, denoncoi të premten Partia Demokratike.

Sipas Partisë Demokratike, ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme por nuk e ka vuajtur dënimin.

“Sipas ligjit të dekriminalizimit, Qerim Ismailaj nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik, aq më pak të jetë kandidat për Kryetar Bashkie. Ai është subjekt ndalimi sipas ligjit dhe duhet menjëherë të procedohet penalisht për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit,” deklaroi të premten Gazmend Bardhi, sekretar i PD-së.

PD denoncoi Ismailajn fillimisht tre ditë më parë, ndërsa të premten shkoi më tutje duke publikuar një dokument të prokurorisë greke. BIRN nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur vërtetësinë e dokumentit të paraqitur.

Duke folur për mediat pas denoncimit të parë, Ismailaj hodhi poshtë akuzat duke deklaruar se është i hapur për verifikime dhe se “nuk është ndaluar asnjëherë nga policia e Greqisë”.

Partia Demokratike ka denoncuar më herët edhe tre kryebashkiakë të tjerë, dy nga të cilët janë detyruar të heqin dorë nga postet për shkak të gënjeshtrave në formularin e dekriminalizimit.

I pari, Valdrin Pjetri, u detyrua të heqë dorë nga posti i kryebashkiakut të Shkodrës pasi fitoi zgjedhjet pa garë të qershorit 2019 duke u bërë i pari kryetar vendor në Shkodër nga rradhët e socialistëve që nga rënia e komunizmit. Ai hoqi dorë nga marrja e postit për shkak se Partia Demokratike zbuloi një dënim të tij për drogë në vitin 2003.

Agim Kajmaku, i cili u zgjodh kryebashkiak i Vorës për socialistët, gjendet aktualisht në kërkim policor.

PD ka denoncuar ndërkohë edhe kryebashkiakun e Vaut të Dejës Mark Babani, i cili mohon akuzat. Sipas PD-së, ky person është arrestuar në Sicili nën emrin Marq Babaj për vjedhje.

Aktualisht tre bashki në vend, Shkodra, Vora dhe Durrësi, kanë mbetur pa kryetarë për shkak të shkarkimeve në dy të parat dhe dorëheqjes së kryebashkiakes Valbona Sako. Në një situatë normale, në këto bashki do të duhej të ishin zhvilluar zgjedhje të parakohshme për kryetar, por presidenti i republikës Ilir Meta nuk njeh  si të vlefshme zgjedhjet e vitit 2019 dhe për rrjedhojë, nuk pranon të dekretojë zgjedhje të parakohshme për bashkitë pa kryetarë.

Etiketa: Agim KajmakubashkiBIRNBurgFacebookGazmend BardhiGreqiIlir MetaKryebashkiakkryetarMallakastërMetaPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePDPjetriPoliciaQerim IsmailajShkodërValbonaValdrin PjetrivjedhjeVorëzgjedhjezgjedhje të parakohshmeZgjedhjet
Tjetri
Policia e burgjeve dyshohet se nxorri Dritan Dajtin për “shëtitje” në ish-Bllok

Policia e burgjeve dyshohet se nxorri Dritan Dajtin për “shëtitje” në ish-Bllok

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.