AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Furnizuesit me armë të guerilasve të Kosovës kërkojnë statusin e të burgosurit politik

Serbeze HaxhiajngaSerbeze Haxhiaj
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Stema e UÇK-së. Photo: SGT Craig J. Shell, Marinsat amerikanë/Wikimedia Commons.

Njerëzit që u burgosën për furnizimin me armë të rezistencës së Kosovës për një kryengritje të armatosur kur vendi ishte nën sundimin jugosllav, janë zemëruar sepse nuk kualifikohen për përfitime si ish të burgosur politikë.

Stema e UÇK-së. Photo: SGT Craig J. Shell, Marinsat amerikanë/Wikimedia Commons.

Në qershor 1994, Atom Krasniqi përdori rrugë të ndryshme dytësore nga Tirana për të dërguar armë në Kosovë nëpër territorin e Maqedonisë së Veriut.

Krasniqi ishte anëtar i një grupi studentësh shqiptarë të Kosovës, të përfshirë në përgatitjet për luftë në Kosovë, si pjesë e grupit gueril, i cili më vonë do të njihej si Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe do të luftonte kundër sundimit shtypës jugosllav.

“Në atë kohë, studioja në Tiranë. Në qershor, unë, vëllai im Halimi, Azem Syla (i cili do të bëhej një komandant i UÇK-së në vitin 1999) vendosëm të dërgonim disa armë në Kosovë”, tha Krasniqi për BIRN.

“Bëmë një plan që në fillim të ndalonim në Zajaz (një fshat në Maqedoninë e Veriut të ditëve të sotme) në shtëpinë e Ali Ahmetit, i cili tani është kryetari i partisë Bashkimi Demokratik i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Një ditë më pas, u nisëm për në Kosovë”, tha ai.

Krasniqi, atëherë 25 vjeç, dhe vëllai i tij i madh u ndaluan dhe u arrestuan nga policia. Tre muaj më vonë, një gjykatë në Shkup i dënoi ata me tre vjet e gjysmë burg.

Në vitin 2015, Krasniqi aplikoi për statusin e të burgosurit politik sipas një skeme përfitimesh që qeveria e Kosovës u ofron atyre që kaluan më shumë se dy muaj në burg me akuza politike midis vitit 1913 dhe 1999.

Krasniqi tha se ai përjetoi tortura dhe madje një përpjekje për ta vrarë atë në burg.

“E gjithë Kosova e njeh çështjen time dhe nuk ka nevojë për prova të tjera. Armët ( që ai u përpoq të sillte në Kosovë) synoheshin për në luftë”, tha ai.

Por atij, si shumë të tjerëve, iu refuzua kërkesa nga autoritetet sepse ligji që rregullon statusin e të burgosurve politikë nuk përfshin ata që janë dënuar për armëmbajtje pa leje dhe trafikim armësh për shkak të çlirimit të Kosovës nga kontrolli i Beogradit.

Më shumë të burgosur politikë sesa pritej

Atom Krasniqi. Foto: BIRN

Në vitin 2010, Kuvendi i Kosovës miratoi një ligj që përcakton të drejtat e njerëzve që janë dënuar dhe persekutuar për arsye politike. Katër vjet më vonë, qeveria themeloi një komision për të verifikuar statusin e ish të burgosurve politikë.

Në vitin 2014, komisioni qeveritar tha se priste të përballej me rreth 5,000 njerëz. Por, deri më tani, për këtë status kanë aplikuar 12,670 persona.

Që nga viti 2014, më shumë se 2,840 njerëz janë verifikuar si ish të burgosur politikë dhe janë shpenzuar gjithsej 49 milionë euro për t’i kompensuar ata.

Sekretari i Komisionit për Verifikimin dhe Njohjen e Statusit të Ish të Burgosurve Politikë, Shefik Sadiku, tha për BIRN se ligji ka shumë boshllëqe, siç është edhe rasti i atyre që u burgosën për transportimin e armëve për UÇK-në.

“Ne mund të kemi diskriminuar ndonjë, por nuk është faji ynë. Nuk e bëmë ne këtë ligj”, tha Sadiku, i cili është edhe vetë një ish i burgosur politik.

Sadiku shpjegoi se raste si ai i Krasniqit e shtynë komisionin të kërkojë nga zyra e kryeministrit një interpretim ligjor të legjislacionit. Por, deri më tani, nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Ligji nuk përfshin kompensim për ata që janë të dënuar për posedim dhe transport armësh. Ligji ka shumë mangësi dhe është e vështirë të punosh me këtë ligj për shkak të këtyre mangësive”, tha Sadiku.

Sipas ligjit, çdo person që ka vuajtur dënimin më shumë se dy muaj burg ka të drejtë të përfitojë 16.70 euro për çdo ditë të kaluar pas hekurave.

Aktualisht, sipas komisionit, shumica e atyre që po kompensohen u burgosën gjatë periudhës 1990-1995 dhe ka shqetësime se do të duhen disa vite për të përfunduar të gjithë procesin sepse 4,000 persona të tjerë kanë bërë kërkesë për kompensim vetëm për periudhën 1998-1999.

Komisioni gjithashtu ka filluar të kompensojë familjet e të burgosurve politikë nga periudha e viteve 1940-1960, gjë e cila do të kushtojë më shumë se 30 milionë euro në pagesa.

Familjarët e të burgosurve nga periudha e hershme e viteve 1913-1940 nuk marrin asnjë kompensim, sepse ligji njeh vetëm të burgosurin dhe bashkëshortin/bashkëshorten e tij/saj si përfitues.

Furnizuesit me armë u torturuan në burg

Ahmet Sijariç. Foto: BIRN

Një tjetër ish i burgosur politik, Ahmet Sijariç nga qyteti i Pejës  gjithashtu nuk është në listën e kompensimit.

Në qershor 1994, Sijariç dhe tetë persona të tjerë sollën një kamion plot armë në Kosovë. Ai thotë se armët vinin nga mbështetës në një shoqatë shqiptaro-boshnjake dhe Ministria e Mbrojtjes ë Bosnjës për të furnizuar lëvizjen që po përgatitej për rezistencën e armatosur në Kosovë.

Kjo ishte periudha në të cilën regjimi i Sllobodan Millosheviçit rriti shtypjen e tij ndaj 1.8 milionë shqiptarëve etnikë që jetonin në Kosovë. “Autoritetet serbe kanë përdorur dhunën policore, torturat dhe gjyqet politike për të shtypur shqiptarët etnikë dhe për të inkurajuar emigrimin e tyre nga rajoni”, thuhet në një raport nga Human Rights Ëatch në vitin 1996.

Sijariç u arrestua së bashku me shumicën e grupit të tij dhe u dënua me pesë vjet e gjashtë muaj burg për trafik armësh, edhe pse ai kreu vetëm dy vjet.

Tani 59 vjeç, Sijariç është një ish-ushtar i shkolluar në Beograd. Ai këmbënguli se armët ishin siguruar për të luftuar një luftë, jo për përfitime personale, dhe se akuzat kundër tij ishin të motivuara politikisht.

Ai citoi vendimin e gjykatës që ai tha se citon qartë se “armët u sollën në Kosovë për një kryengritje”.

“Armët ishin pjesë e një kontigjenti që u soll nga Hungaria për luftën në Bosnje dhe Kosovë”, shtoi ai.

Ai tha se ishte torturuar vazhdimisht gjatë kohës që ishte në burg. “Një prej anëtarëve të grupit vdiq më vonë nga torturat në burg”, tha ai.

Sijariç, i cili është gjithashtu një veteran lufte i UÇK-së, pretendoi se dikush nga komisioni qeveritar për të verifikuar statusin e ish të burgosurve politikë i kërkoi atij që të paguante në mënyrë që të aprovohej kërkesa e tij për statusin e të burgosurit politik.

“Më kërkuan të jepja 10 për qind të shumë prej 12.600 eurosh që më takojnë”, pohoi ai.

Ai pretendoi se po abuzohej me sistemin. “Kam parë njerëz të dënuar për krime të zakonshme që kanë marrë statusin e të burgosurit politik”, tha ai.

Por Sadiku mohoi të ketë abuzime të tilla dhe tha se të gjithë aplikantët kanë të drejtë të ankohen, edhe në gjykata, nëse është e nevojshme.

Ai përmendi rastin e Jahja Llukës nga Peja, i cili gjithashtu u dënua nga një gjykatë serbe për transportim të armëve në Kosovë. Lluka tani është këshilltar i kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj, por aplikimi i tij për statusin e të burgosurit politik gjithashtu u refuzua nga komisioni.

Sadiku tha se dyshon që aplikantët të jenë duke u diskriminuar në baza politike, nëse dikush që ka lidhje politike aq të larta sa Haradinaj mund të refuzohet.

Ndërkohë, zyra e Haradinajt nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për një koment mbi faktin se komisioni ka proceduar vetëm pesë raste në vitin 2019. Por Lluka tha për BIRN se e qeveria ka zgjatur mandatin e komisionit.

Çdo vit, qeveria ndan pesë milionë euro për kompensimin e ish të burgosurve politikë.

Megjithatë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se pagesa e kompensimeve për ish të burgosurit politikë, veteranët e luftës dhe njerëzit që kanë punuar në sistemin paralel arsimor të Kosovës të viteve 1990 janë shndërruar në një barrë tepër të rëndë për buxhetin e varfër të vendit.

FMN i ka kërkuar vazhdimisht Kosovës që të tregojë kujdes për skema të tilla për shkak të kostos së tyre të lartë.

Megjithatë, Ahmet Sijariç është i bindur se njerëzit që furnizuan me armë luftën e armatosur të shqiptarëve të Kosovës duhet të kenë të drejtë kompensimi sepse ata ishin vërtet të burgosur politikë.

“Nëse jo të burgosur politikë, çfarë mund të kemi qenë tjetër ne?” pyeti ai.

Etiketa: AkuzaArmëBeogradBIRNBosnjeBurgDhunëEuroFMNGjykataGjykatëGjykatësHaradinajKomisionkompensimKontrolliKosovaKosovëKrimeKuvendiLigjLufteMillosheviçMinistria e MbrojtjesPejëPoliciaQeveriarajoniRamush HaradinajraportSHShellShkupSllobodan MillosheviçstudentTiranatorturaTrafikUshtria
Tjetri
Problemet me pasurinë rrezikojnë për herë të dytë gjyqtaren Marsela Balili

Problemet me pasurinë rrezikojnë për herë të dytë gjyqtaren Marsela Balili

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.