Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Zgjedhje 2023
  • Veting
  • Mjedisi
  • Kosovë
  • SPAK
  • BE
  • Vladimir Putin
  • Olta Xhaçka
  • KLP
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Sandër Simoni –Kryetar i Gjykatës së Posaçme

BIRNNgaBIRN
14:08 | 13/01/2020
Në Korrupsioni, KPK, Skeda, Vendi
Kohe leximi: 4 minuta
A A
0
Skeda e pasurisë së deklaruar –Sandër Simoni –Kryetar i Gjykatës së Posaçme
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Sandër Simoni do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Kryetari i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Sandër Simoni do të përballet të martën më 14 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Simonin përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Olsi Komici.

Sandër Simoni ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2000 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës. Në dhjetor 2003, Simoni u emërua gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe në vitin 2004 u promovua si kryetar i kësaj gjykate.

Paralelisht me punën si gjyqtar, Simoni është angazhuar në mësimdhënie si në Shkollën e Magjistraturës ashtu edhe në Fakultetin e Drejtësisë. Në fund të vitit 2019, Simoni u caktua përkohësisht kryetar i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar deri në një vendim përfundimtar të institucioneve të vetingut.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Sandër Simoni nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së kryetarit të Gjykatës së Posaçme, Sandër Simoni për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Sandër Simoni zotëronte pasuri me vlerë 1.6 milionë lekë në vitin 2003 –kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private në ILDKLPKI, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare kap vlerën e 8.9 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria ndahej në apartamente me vlerë 8 milionë lekë, kursime në cash prej 500 mijë lekësh dhe një makinë me vlerë 450 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 49.1 milionë lekë. Të ardhurat nga funksioni i gjyqtarit zënë 46% në buxhetin e familjes, ndërsa të ardhurat e bashkëshortes po 46%. Ndërsa 11% e të ardhurave kanë si burim mësimdhënien.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” mospërputhjet në deklarimin e likuiditeve bankare. Më konkretisht në vitin 2012, Simoni deklaron pakësim të likuiditeteve në bankë në vlerën e 984 mijë lekëve, por llogaria në fjalë nuk rezulton e deklaruar në vitin 2011. Gjithashtu bashkëshortja e gjyqtarit deklaron në vitin 2009 pakësim kursimesh në bankë prej 633 mijë lekësh për blerje automjeti, por në asnjë deklarim të mëparshëm nuk kishte deklaruar kursime në formë likuiditetesh.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjyqtareKomisioni i Pavarur i Kualifikimit
Tjetri

Inflacioni bie në nivelin më të ulët në tre vjet

Më të lexuarat

Skeda e pasurisë së deklaruar –Sandër Simoni –Kryetar i Gjykatës së Posaçme

Skeda e pasurisë së deklaruar –Sandër Simoni –Kryetar i Gjykatës së Posaçme

14:08 | 13/01/2020

Procesi i Rindërtimit në Tiranë: Konflikte gjyqësore dhe qindra të skualifikuar

10:41 | 20/09/2023
Gjyqtari Kujtim Vraniçi përballet me vetingun

Gjyqtari Kujtim Vraniçi përballet me vetingun

14:39 | 18/09/2023
Kujtim Vranici

Gjyqtari Kujtim Vraniçi konfirmohet në detyrë

12:42 | 19/09/2023
SPAK njofton sekuestrimin e pasurive të “Ben Qimes” në Fier

Alibia e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese për pasurinë: “E motra ka qarkulluar 20 milionë euro’

19:38 | 20/09/2023
Magjistratë

KLGj mban peng emërimin e magjistratëve të diplomuar

17:08 | 21/09/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.