AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Dy diplomatë iranianë përzihen nga Shqipëria

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri në detyrë Gent Cakaj në këtë foto të 13 dhjetorit 2019 në Tiranë. Foto: LSA

Pas acarimit të situatës në Lindjen e Mesme, Ministri në Detyrë Gent Cakaj deklaroi se vendi ynë ka shpallur non grata dy diplomatë të lartë dhe i ka kërkuar të largohen nga vendi.

Ministri në detyrë Gent Cakaj në këtë foto të 13 dhjetorit 2019 në Tiranë. Foto: LSA

Cakaj e bëri njoftimin e përzënies së dy diplomatëve në një postim në rrjetin social Facebook ndërsa sugjeroi se dy personat kanë kryer në Shqipëri aktivitet “në mospërputhje me statusin e tyre”, duke sugjeruar në këtë mënyrë aktivitet spiunazhi.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike,” deklaroi Cakaj pasditen e së mërkurës.

“Dy përfaqësuesve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë,” shtoi ai.

Ambasada e Iranit nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së BIRN për koment.

Mohammad Ali Arz Peimanemati ka punuar si këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit ndërsa Seyed Ahmad Hosseini Alast është i akredituar si këshilltar për kulturën. Ambasada e Iranit ka gjashtë diplomatë dhe drejtohet nga i ngarkuari me punë Amir Ali Taghikhani.

Kjo është hera e dytë në pak më shumë se një vit që Shqipëria përzë diplomatë iranianë. Në dhjetor 2018, dy diplomatë të tjerë të Iranit u përzunë nga Shqipëria pas dyshimeve se po përgatisnin sulm terrorist, natyra e të cilit nuk u bë publike.

Shqipëria e ka gjetur veten përballë Iranit për shkak se pranoi në vitin 2013 të presë një grup opozitar iranian të quajtur Mojahedin-e-Khalq, MEK, të cilët u transferuan në Shqipëri nga Iraku. Që nga ajo kohë, një numër prej disa mijërash anëtarë të MEK janë vendosur në Shqipëri. Më herët ata jetonin në Irak, ku ishin pjesë e luftës Iran-Irak dhe që luftonin nga ana e Irakut.

MEK pranoi të çarmatosej gjatë pushtimit amerikan të Irakut por u vunë gjithnjë e më shumë nën rrezik për shkak se qeveria e Irakut ra nën ndikimin e fortë të Iranit.

Pas ashpërsimit të situatës në Lindjen e Mesme si pasojë e vendimit të presidentit amerikan Donald Trump të vrasë gjeneralin iranian Qasem Soleimani, në fillim të janarit, udhëheqësi shpirtëror i Iranit Ayatollah Khamenei iu referua “një vendi të vogël djallëzor në Europë” si strehues i “tradhëtarëve” të Iranit, gjë që u interpretua si një referim ndaj Shqipërisë.

Etiketa: BIRNdiplomatDonald TrumpFacebookGent CakajIrakIranMEKMinistria për Evropën dhe Punët e Jashtmenon grataPunëQeveriarrezikshqipShqipëriShqipëriaSulmTerroristTrumpVjenë
Tjetri
Pasojat e tërmetit; Prokuroria kundërshton akuzat se shmangu bashkinë e Tiranës

Pasojat e tërmetit; Prokuroria kundërshton akuzat se shmangu bashkinë e Tiranës

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.