AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokuroria apelon lirimin e Endrit Dokles

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e së ashtuquajturës banda e Durrësit gjatë një seance gjyqësore te Krimet e Rënda. Foto:LSA

Prokuroria e Krujës ankimoi në Gjykatën e Apelit në Tiranë vendimin për lirimin me kusht nga burgu të ish-anëtarit të Bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i dënuar me  burgim të përjetshëm.

Anëtarët e së ashtuquajturës banda e Durrësit gjatë një seance gjyqësore te Krimet e Rënda. Foto:LSA

Prokuroria e Krujës njoftoi të mërkurën se ka ankimuar vendimin e datës 14 janar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë për pranimin e kërkesë për lirimin me kusht të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Endrit Dokle. Në tetë faqe apel prokuroria pretendon se ishte cënuar procesi i rregullt dhe se Dokle nuk përfitonte liri me kusht në asnjë prej rrethanave të parashikuara nga ligji.

Sipas akuzës Dokle ishte përsëritës, nuk ishte penduar dhe nuk kishte vuajtur kohën minimale të dënimit për t’u konsideruar për lirim me kusht. Një avokat mbrojtës i Dokles nuk qe e mundur të kontaktohej.

Prokuroria e nis ankimin në lidhje me shkeljet proceduriale të kryera sipas saj nga ana e gjyqtares Enkeleida Hoxha. Në ankim theksohet se gjyqtarja Hoxha nuk mund të ishte e paanshme në këtë gjykim pasi kishte shqyrtuar më parë  dhe vendosur në favor të Dokles kërkesa të tjera penale si ndryshimi i llojit të sigurisë së burgut, njohje paraburgimi, amnisti etj. “Fakte këto që tregonin se kjo gjyqtare nuk krijonte besimin e duhur për të vazhduar të shqyrtonte këtë çështje”, citohet në ankim ku shtohet se, gjykata nuk i ka njohur ende me arysetimin e vendimit për rrëzimin e kërkesës për përjashtim.

Prokuroria argumenton më tej se nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës dhe për ata që kanë kryer disa prej krimeve që dënohen me burgim të përjetshëm. “Ajo që duhet të vlerësohej dhe të analizohej nga instiucionet e mësipërme dhe prej  gjykatës është dhe fakti se kërkuesi është dënuar pra është përsëritës dhe me vendimin  nr.29 dt 15.04.2013 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda”, thuhet në apel.

Sipas organit të akuzës për të marrë në konsideratë lirimin, nëse plotësoheshin kriteret e tjera do duhej, sipas Kodit Penal në fuqi,  që i dënuari të ketë vuajtur jo më pak se 35 vite burgim dhe gjatë vuajtjes së dënimit të ketë mbajtur sjellje shembullore. Ndërsa nëse rasti kërkon zbatimin e Kodit Penal të vjetër, të paktën 25 vjet.

Sipas prokurorisë nga përllogaritja e periudhës së dënimit të vuajtur prej Dokles deri më datën e raportit janë përkatësisht 25 vjet e 6 muaj e dhjetë ditë, por kjo duke përfshirë periudhën e amnistisë e njohur me vendim gjykate përkatësisht 4 vite.

Prokuroria vlerëson se Dokle nuk e ka përmbushur për asnjë nga rastet kriterin formal, lidhur me kohën efektive të vuajtjes së dënimit. “Në rastin konkret duhen hequr kohën e përfituar me amnisti, rreth 5 vite, kështu  kërkuesi konsiderohet se ka vuajtur për efekt të nenit 64 dhe 65 të K.Penal rreth 20 vite pra nuk ka plotësuar kohën e vuajtjes së dënimit”, argumenton prokuroria.

Po ashtu theksohet se llogaritja e amnistisë si dënim i vuajtur është në shkelje të ligjit. “Sipas ligjas në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje. Pra për sa më sipër nuk provohet e plotësuar kushti kryesor e cila përbën një parakusht procedurial pa të cilën gjykata nuk mund të analizojë arsyet e veçanta që të legjitimojnë lirimin e tij”, thuhet në apelim.

Sipas prokurorisë, në rastin konkret nuk ka fakte që qëllimi i dënimit penal për Doklen është realizuar me riedukimin e tij. “Fakti që kërkuesi nuk shpreh pendesë i bën dhe raportet e shërbimit të provës dhe IEVP, në lidhje elementin e riedukimit të të dënuarit Endrit Dokle, të pa plota për të vlërësuar qëllimin e riedukimit të tij”, citohet në ankim.

Prokuroria thekson se nuk shpjegohet se ku bazohet gjykata për të arritur në përfundimin se ishin plotësuar kushtet e veçanta, përveç pretendimit të avokatit të kërkuesit në seancë se ai “vuan nga semundje depresive”.

Në fund në ankim thuhet se gjykata ka vendosur në kundërshim me Vendimin Unifikues të Gjykatës së Lartë lidhur me vendosjen në periudhë prove për një periudhë 5-vjeçare. Sipas prokurorisë, koha e provës duhet të jetë e barabartë me kohën e mbetur të masës së dënimit me burgim për të dënuarin që lirohet me kusht.

Prokuroria kërkon ndryshimin e vendimit dhe rrëzimin e kërkesë së Endrit Dokles për lirim me kusht si të pabazuar në ligj dhe në prova.

Dokle ishte i vetmi prej 4 anëtarëve drejtues të së ashtu quajturës Banda e Durrësit të dënuar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në vitin 2012 me burgim të përjetshëm që ishte ende në qeli. Pas një vendimi të debatueshëm Gjykatës së Lartë në vitin 2014, e cila prishi dënimet me burg e përjetë për Lulzim Berishën, Plarent Dervishaj dhe Indrit Taullain, të tre këta të fundit u liruan njëri pas tjetrit me vendime gjyqësore të dyshimta, duke përfituar nga amnistitë e shumta dhe ulja e dënimint.

Dokle, i dënuar për vrasje dhe për një sërë atentatesh ndaj ish-ortakut dhe më pas rivalit të tij në bandë Lulzim Berisha, ishte i vetmi që nuk përfitoi nga vendimi i Gjykatës së Lartë dhe vuajti 3 vjet më shumë burg se Berisha.

Etiketa: AnkimApelApelimBandaBanda e DurrësitBurgEndrit DokleEnkeleida HoxhaGjykataGjykata e ApelitGjykata e Apelit për Krime të RëndaGjykatëGjykatësgjykimGjyqGjyqtareIEVPKodit PenalKrimeKrujëLigjLulzim BerishaMASpaktProkuroriaSHVendimVendimivrasje
Tjetri
Leksionet e tërmetit të vitit 1926 për rindërtimin e Durrësit

Leksionet e tërmetit të vitit 1926 për rindërtimin e Durrësit

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.