AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Prokuroria ngre tre akuza për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku

Besar LikmetangaBesar Likmeta
6 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryetari i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku gjatë fushatës elektorale. Foto: Facebook.

Prokuroria e Tiranës njoftoi marrjen të pandehur të ish-kryebashkiakut të Vorës për tre akuza, përfshirë marrjen e vendimeve pasi i kishte përfunduar mandati. Avokati kundërshtoi akuzat dhe pretendoi shkelje të të drejtave.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku gjatë fushatës elektorale. Foto: Facebook.

Prokuroria e Tiranës njoftoi të enjten se kishte marrë të pandehur ish-kryebashkiakun e Bashkisë së Vorës, i shkarkuar për shkak të ligjit të dekriminalizimit, për dy akuza falsifikimi, një në lidhje me falsifikimin e formularëve të dekriminalizimit dhe një tjetër për falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe një akuzë të tretë për “kryerje të funksionit pas dhënies fund të tij”.

Avokati Isuf Shehu, i cili mbron Kajmakun, i kontaktuar nga BIRN në telefon kundërshtoi akuzat dhe pretendoi se klientit të tij po i shkelej e drejta e “një procesi gjyqësorë të drejtë”. Ai tha se ende nuk kishte një vendim nga Greqia për të vërtetuar se Kajmaku kishte falsifikuar formularin e dekriminalizimit.

Ndaj Kajmakut ka një masë sigurie arrest me burg prej Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ai ështëë shpallur në kërkim nga policia prej 11 nëntorit, disa ditë pasi Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve njoftoi përfundimin e mandatit të tij për shkak të mosdeklarimit të një procedimi penal në Greqi, për falsifikim kartmonedhash.

Kajmaku u zgjodh kryebashkiak i Vorës në zgjedhjet e braktisura nga opozita më 30 qershor 2019. Zgjedhja e tij u denoncua nga Partia Demokratike, sëbashku me atë të Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe disa kryebashkiakëve të tjerë të Partisë Socialiste, për shkelje të ligjit të dekriminalizimit. Akuzat ndaj Kajmakut rezultuan të vërteta pas verifikimeve nga Prokuroria e Përgjithshme.

Menjëherë pas vendimit për përfundim të mandatit ndaj Kajmakut filluan hetimet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Gjykata e Tiranës vendosi ndaj tij masën e arrestit me burg, por kjo masë nuk është ekzekutuar dot prej polcisë.

Ndërkohë ndër të tjera në një shkresë të firmosur nga prokurori Kolë Hysenaj dhe nga mbrojtësi ligjorë i Kajmakut Isuf Shehu e shpërndarë jo e plotë në media, vertetësinë e të cilës BIRN e konfirmoi, pretendohet se Kajmaku është futur në zyrë pas përfundimit të mandatit dhe në bashkëpunim me disa prej nëpunëseve të bashkisë ka bërë tre vendime duke shkarkuar dy nënkryetarë dhe emëruar një të tretë. Sipas prokurorisë kjo është bërë duke shtuar numra protokolli me fraksion.

Prokuroria citon në shkresë edhe dëshminë e protokollistet e cila sipas akuzës pranon se i ka marrë vendimet më 1 nëntor rreth orës 12.00 nga asistentja e Kajmakut, rreth 1 orë pas vendimit të KQZ për përfundimin e mandatit të Kajmakut. Prokuroria thotë se urdhërat janë rregjistruar në protokoll si të marra më 31 tetor.

Ndaj këtyre vendimeve ka ndërkohë edhe padi prej dy nënkryetarëve të shkarkuar në Gjykatën Administrative.

Prokuroria po ashtu pretendon se në mënyrë të ngjashme, duke shtuar numra protokolli me fraksion, janë shpallur edhe fitues tenderash. Sipas prokurorisë mandati i Kajmakut kishte marrë fund menjëherë pas vendimit të KQZ-së.

Por avokati i këtij të fundit i tha BIRN se asnjë prej shkeljeve të pretenduara nga prokuroria nuk qëndronte. Shehu tha se ende nuk kishte provë juridike për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit dhe se shkelja e supozuar e bërë në Greqi nuk përfshihej në ato që ndalonin kandidimin.

Ai pretendoi se i vetmi gabim i klientit të tij ishte mosdeklarimi në formularin e dekriminalizimit të një procedimi “të supozuar penal në Greqi”, por tha se kjo nuk ishte shkelje penale. Shehu kundërshtoi edhe akuzën e tretë të prokurorisë për ushtrim të funksionit pas përfundimit të mandatit,  duke iu referuar ligjit të dekriminalizimit, i cili përcakton se mandati i të zgjedhurve me votë që preken nga ky ligj përfundonte me botimin e vendimit në fletoren e parë zyrtare. Në rastin e Kajmakut, botimi ka ndodhur në datën 13 nëntor.

Etiketa: AdministrativeAgim KajmakuAkuzaArrestBIRNBurgEdi RamaFacebookGjykataGjykata e TiranësGjykatësGjyqGreqiGreqiaHetimetHysenajIsuf ShehuKolë HysenajKQZKryeministri Edi RamaLigjMASMediaOpozitapadiPartiaPartia DemokratikePoliciaProcedimiProkuroriProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeProkuroria e TiranësPunëRamaShkodërTiranëVendimVorëZgjedhjet
Tjetri
KPK peshon raportet kontradiktore të DSIK-së për gjyqtarin Sandër Simoni

KPK konfirmon në detyrë kryetarin e Gjykatës së Posaçme

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.