AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Liderët përshëndesin rivendosjen e linjës ajrore Beograd-Prishtinë

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aeroporti i Prishtinës.

Presidenti i Kosovës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, diplomatë amerikanë dhe të tjerë kanë përshëndetur nënshkrimin e një marrëveshjeje për të rivendosur fluturimet midis Beogradit dhe Prishtinës.

Aeroporti i Prishtinës.

Liderët serbë, kosovarë dhe të NATO-s mirëpritën të hënën nënshkrimin e një marrëveshje për rihapjen e linjës ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit që u ndërpre 21 vjet më parë. Diplomatët amerikanë mbikëqyrën nënshkrimin e marrëveshjes në Berlin.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e përshkroi zhvillimin si të rëndësishëm. “Ky është një hap i rëndësishëm për lëvizjen e qytetarëve dhe procesin e normalizimit”, tha Thaci në Twitter, duke falënderuar të dërguarin special të SHBA-së për bisedimet Serbi-Kosovë, Richard Grenell, dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Robert C. O’Brien, për lehtësimin e procesit.

Të dy vendet aktualisht lidhen vetëm me autobus, me udhëtimin nga njëri kryeqytet në tjetrit që zgjat rreth gjashtë orë.

Drejtori i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Marko Djuriç, gjithashtu konfirmoi lajmin për televizionin publik të Serbisë, RTS. “Përveç 12 autobusëve që lidhin rregullisht Beogradin dhe Prishtinën, së shpejti mund të lidhemi edhe me një kompani ajrore, për herë të parë në 20 vjet”, tha ai.

Djuriç tha gjithashtu se kjo mund të vihet në jetë pasi Kosova të heqë tarifat që u ka vendosur produkteve nga Serbia dhe të vazhdojë dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e përshëndeti marrëveshjen si “një hap i rëndësishëm, i cili do ta bëjë më të lehtë dhe më të shpejtë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor”.

Rivendosja e një ure ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit, e prishur pasi konflikti i Kosovës u përshkallëzua në fund të viteve 1990, nuk do të lehtësojë në vetvete vështirësitë e shkaktuara nga fakti se Serbia nuk e njeh pavarësinë e ish-krahinës së saj.

Duke qenë se Serbia nuk njeh as dokumentet e Kosovës dhe as ndonjë kufi shtetëror, shtetasit e huaj që përdorin rrugën e re ajrore do të duhet të udhëtojnë nga Beogradi në Prishtinë dhe pastaj të kthehen në Beograd, për shembull. Ata gjithashtu nuk do të jenë në gjendje të fluturojnë nga Prishtina drejt Beogradit, nëse kanë hyrë në Kosovë nëpërmjet një kufiri që nuk njihet nga Beogradi.

Etiketa: BEBeograddiplomatGrenellHashim ThaçiKosovaKosovëKufimarrëveshjeNATOPrishtinaRichard GrenellSerbiSerbiaSHBAThaciTwitter
Tjetri
Liqeni i Fierzës

Ndotja nuk njeh kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.