AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata pushon me kërkesë të prokurorisë hetime për privatizimin e OSSh

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pikë shërbimi e ish-CEZ-Shpendarje. Foto Ilustruese

Gjykata e Tiranës pushoi hetimet për dosjen e privatizimit të OSSh nga çekët e ÇEZ në vitin 2007. Hetimet kishin filluar pas kallëzimit nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Pikë shërbimi e ish-CEZ-Shpendarje. Foto Ilustruese

Gjykata e Tiranës vendosi të premten më datë 24 janar që të pranojë kërkesën e prokurorisë për pushimin e hetimeve për procedurën e privatizimit e atëherë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, OSSh, [Tani OSHEE] nga çekët e ÇEZ në vitin 2007. Çështja në fjalë ka qenë e regjistruar për veprën penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm” dhe hetohej nga viti 2017.

Për këtë çështje u ngrit më parë edhe një Komision Hetimor Parlamentar i drejtuar nga deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla. Komisioni Hetimor Parlamentar arriti në konkluzionin se procedura e privatizimit i kishte shkaktuar shtetit një dëm financiar mbi 400 milion dollarë dhe kreu kallëzim penal në prokurori.

Prokuroria e dërgoi edhe më parë këtë çështje për pushim, por gjykata i la për detyrë kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore dhe marrjen e deklarimeve të disa zyrtarëve, mes tyre edhe marrjen e dëshmisë së Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndërkohë edhe pas kryerjes së këtyre “detyrave” prokuroria nuk ka evidentuar përgjegjës dhe e ka ridërguar për pushim në gjykatë në fillim të dhjetorit.

Prokurori i çështjes Erjon Imeraj tha për BIRN gjatë një komunikimi telefonik se, “çështja u dërgua që në fillim të dhjetorit për pushim në gjykatë, pasi nuk u arrit të siguroheshin prova edhe pas kryerjes së detyrave të lëna më parë nga gjykata”. Imeraj tha se Ndue Kalaj që pretendohej prej denoncuesve si një prej dëshmitarëve kyç të çështjes nuk u gjet as në Shqipëri dhe as në Kosovë.

Kërkesa e prokurorisë është vlerësuar nga gjyqtari Lazer Sallaku i cili vendosi të premten të pranojë kërkesën për pushim.

Por kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,  i cili ka dorëzuar kallëzimin për këtë çështje, pretendoi në një reagim në Facebook se vendimi i marrë nga Gjykata e Tiranës ishte në kundërshtim me ligjin dhe se çështja duhej të kishte shkuar për kompetencë në Gjykatën e Posaçme. Balla po ashtu tha se çështja do të apelohej, ndërsa pretendoi se kallëzimi do i dërgohej SPAK.

I pyetur mbi kompetencën prokurori Imeraj iu referua dispozitave tranzitore të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon vijimin e gjykimit të çështjeve të nisura më parë në gjykatat ku ato kishin filluar.

Etiketa: BIRNCEZdëshmitarëErjon ImerajFacebookGjykataGjykata e TiranësGjykatëhetimeHetimetImerajKomisionKomision hetimor parlamentarKomisioni hetimor parlamentarLazer SallakuOSHEEPartisë SocialisteProkuroriProkuroriaSali BerishaSHshqipShqipëriSPAKTaulant BallaTiranëUshtrim i ndikimit të paligjshëmVendimi
Tjetri
Dënohet me 3 vjet për tjetërsim të 150 hektarëve pronë biznesmeni Pëllumb Petriti

Tjetërsimin e 100 hektarëve në Zvërnec, gjykata dënon me 5.4 vjet Pëllumb Petritajn

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.