AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Pas tërmetit Durrësi synon ringjalljen ekonomike përmes turizmit

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
6 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pushues duke bërë banjo dielli dhe duke u larë në plazhin e Durrësit. | Foto : LSA

Operatorët turistik po luftojnë me kohën për t’u bërë gati për sezonin pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, ndërsa bëjnë thirrje për lehtësira fiskale dhe investime në infrastrukturën e amortizuar.

Pushues duke bërë banjo dielli dhe duke u larë në plazhin e Durrësit. | Foto : LSA

Operatorët turistikë të huaj i kanë rinovuar kontratat me hotelet e mëdha në zonën e Golemit, pavarësisht nga situata që u krijua pas tërmetit të 26 nëntorit që la pjesë të mëdha të qytetit të Durrësit të rrënuar. Përfaqësuesit e shoqatave turistike vlerësojnë se shifrat e pritshme e pushuesve të huaj dhe vendas në sezonin e verës do të  jetë e njëjtë më vitet e shkuara në plazhet dhe hotelet e Golemit – 12 kilometra në jug të Durrësit.

Edmond Basho, drejtor i agjencisë turistike ‘Albtours D’, tha për BIRN se gjatë sezonit qershor – tetor të këtij viti, në qytetin e Durrësit priten “nga 150 – 200 mijë turistë, pjesa më e madhe e të cilëve, rreth 70 % akomodohen në hotelet e zonës së Golemit dhe do të shfrytëzojnë kryesisht plazhin e kësaj zone.”

Sipas Bashos, operatorët e kompanive të mëdha tashmë kanë verifikuar në vend gjendjen e hoteleve në zonën e Golemit, ku dëmtimet nga lëkundjet sizmike kanë qenë të vogla.

“Garancia në këtë drejtim u mjafton turistëve për të shijuar pushimet,” tha ai, duke shtuar se “gjatë tre viteve të fundit numri i të huajve që zgjedhin plazhin e Golemit si dhe disa hotele të tjera pranë Urës së Dajlanit ka ardhur në rritje.”

Ndërsa mbeten ende të paqarta zhvillimet e ardhshme në plazhin tradicional nga Ura e Dajlanit në Plepa, ku lëkundjet sizmike kanë shkatërruar disa hotele dhe shumë godina të tjera. Në disa nga hotelet e dëmtuara ka nisur procesi i restaurimit, por mjaft të tjerë presin lejet përkatëse të ndërtimit.

Operatorët gjithashtu ankohen se infrastruktura rrugore që lidh Durrësin me Golemin është e papërshtatshme, çfarë i ul mundësitë që qytetit të përfitojë më shumë nga fluksi turistik në plazhin e Golemit.

Garë me kohën

Tërmeti 6.4 i shkallës Rihter që goditi Shqipërinë e Mesme me 26 nëntor, shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur si dhe la mijëra të pastrehë. Sipas sizmologëve, ky tërmet ishte më i forti në dekada, i krahasueshëm me tërmetin e Petrovacit që goditi Shqipërinë Veriori në vitin 1979.

Aktualisht, sipas shtabit të emergjencës në Durrës rreth 380 familje të përbëra nga 1231 persona vazhdojnë të strehohen në hotele, ndërkohë ka 589 familje jetojnë në çadra dimërore, të përbërë nga 2387 persona gjithsej.

Edmond Luadhi, i cili që në ditën e parë pas tërmetit i ka hapur për familjet e dëmtuara dyert e resortit që drejton, ndjehet i kënaqur që edhe këtë verë numri i turistëve do të jetë i pandryshuar. “Diamma Resort” ndodhet në zonën e Golemit dhe dëmtimet kanë qenë të papërfillshme.

Sipas Luadhit, në godinat e resortit vazhdojnë të strehohen familje që kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa beson se sipas kontratës që ka me Ministrinë e Turizmit gjithçka duhet të përfundojë në fund të muajit mars.

“Më pas ne do ti përkushtohemi përgatitjeve për sezonin veror,” tha Luadhi.

Polonia, Çekia dhe Ukraina janë vendet e origjinës së pushuesve të huaj, të cilët mbërrijnë kryesisht me avionë çarter, ndërsa turistët hungarezë preferojnë autobusët e agjencive të mëdha.

Por ndërsa në plazhin e Golemit situata është optimiste, në zonën turistike të qytetit të Durrësit dëmtimet nga tërmeti kanë qenë më serioze.

“Aktualisht plazhit i mungon krejtësisht ngjyra turistike,”  tha një nga pronarët e hoteleve në radhën e parë të plazhit, i cili preferon të mos identifikohet. “Unë kam marrë një leje ndërtimi dhe po punoj intensivisht, por pushuesit mund të vijnë vetëm kur situata e përgjithshme të jetë e sigurt dhe normale,” vlerësoi ai.

Sipas shtabit të emergjencave deri më sot janë miratuar 40 leje të përshpejtuara për riparimin e objekteve si pasojë e tërmetit, por vetëm 11 janë për objekte shërbimi, nga të cilat 4 janë hotele.

Eduart Xhepa, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Turizmit ATA në Durrës, mendon se krijimi i kushteve normale mjedisore në hapësirën nga Ura e Dajlanit deri në Plepa mund të përshpejtohet nëpërmjet lehtësirave fiskale, duke i bërë thirrje qeverisë që të mundësojë ringjalljen ekonomike të bizneseve turistike të zonës.

“Nga Ministria e Financave mësuam se nuk do të ketë pezullim të taksave për bizneset turistike, që u dëmtuan nga tërmeti,” tha ai.

“Mjafton që pagesat e gjobave, apo taksave që lidhen me sigurimet, tatim-fitimin, apo TVSH, të kryhen në periudha të zgjatura në kohë dhe me këste,” shton Xhepa

Xhepa preferon të shohë edhe mundësi mes dëmeve dhe rrënojave që la pas tërmeti, duke sugjeruar se situata mundëson ndërmarrjen e një hapi të rëndësishëm: lirimin nga banesat e familjarëve të të gjithë zonës së plazhit, në krahun e djathtë të rrugës Ura e Dajlanit – Iliria.

“Kështu mund të përfitojmë një zonë të pastër turistike, vetëm me bare, restorante dhe hotele, duke shlyer sadopak edhe mbipopullimin e zonës me shtëpi dhe pallate banimi në 20 vitet e shkuara,” përfundoi ai.

Rrugë të amortizuara

Të huajt që pushojnë në Golem e kanë më të lehtë që të vizitojnë Beratin apo Krujën se sa Durrësin.  Rruga dytësore Plepa – Mali i Robit dhe anasjelltas është mision thuajse i pamundur për autobusët turistikë, të cilët kërkojnë zgjidhje të tjera, po aq të vështira.

Sipas Bashos, operatorët turistikë kanë kërkuar prej kohësh zgjerimin e saj, ose realizimin e dy hyrje-daljeve në superstradë, çka do të lehtësonte udhëtimin drejt Durrësit.

Pushuesit që vijnë nga Europa qendrore dhe lindore i shmangin blerjet e paketave turistike të Durrësit, pasi ato kanë kosto, ndërsa qyteti është fare afër. Por pengesat e infrastrukturës i stepin ata që të vizitojnë të vetëm qytetin, njëlloj siç i zmbraps edhe informacioni i mangët.

“Për fat të keq informacioni publik ndodhet vetëm pranë pikave turistike në qendër, dhe jo pranë stacioneve të autobusëve apo taksive,” tha Basho.

“Turistët që vijnë nga vendet e Europës Qendrore apo nga Skandinavia preferojnë plazhin, por ditët me mot të vrenjtur përbëjnë rastin më të mirë për të vizituar qytetin dhe ne duhet ti mirëpresim,” përfundoi ai.

Etiketa: BIRNDurrësEdmond BashoEuropaFamiljeHoteleinfrastrukturainvestimekostoKrujëkryetarLeje ndërtimiMaliMinistria e FinancaveMjaftpallatePoloniaSHshqipshqiptaretërmetturistTVSHUkrainaURAUra e Dajlanitviktima
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Dritan Banushi- Gjykata e Apelit Gjirokastër

Skeda e pasurisë së deklaruar –Dritan Banushi- Gjykata e Apelit Gjirokastër

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.