AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjykata dënon shtetasin turk që ka kërkuar azil në Shqipëri

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Selami Simsek në Gjykatën e Tiranës më 27 Janar 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Selami Simsek, i cili u kap korrikun e kaluar me një vizë kanadeze false në Rinas u dënua me një vit burg ndërsa gjykata refuzoi kërkesën për trajtim më të butë personit që kërkon azil politik në Shqipëri për t’i shpëtuar ekstradimit në Turqi ku kërkohet si anëtar i dyshuar i lëvizjes Gulen.

Selami Simsek në Gjykatën e Tiranës më 27 Janar 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Gjykata e Tiranës pranoi të plotë kërkesën e prokurorisë për dënimin e një shtetasi turk të kapur me vizë kanadeze të falsifikuar, i cili duket se ishte në përpjekje për t’i shpëtuar përndjekjes si anëtar i dyshuar i lëvizjes Guleniste në atdheun e vet Turqi, ku kjo lëvizje konsiderohet si organizatë terroriste.

Në procesin gjyqësor të zhvilluar të Hënën, Selami Simsek u dënua me një vit e gjysmë burg, ndërsa përfitoi uljen e një të tretës së dënimit për shkak se ka pranuar fajin dhe ka shprehur pendesë.

Avokati i tij Elton Hyseni i kërkoi gjykatës një trajtim më të butë, si lirimin e tij me kusht pasi ka qëndruar në regjim paraburgimi që nga 8 korriku i kaluar, e barazvlefshme me 10 muaj burg të rregullt. Kërkesa e tij u hodh poshtë. Simsek pritet të lirohet pas rreth dy muajsh.

Veçmas procesit penal, Simsek ka dorëzuar një kërkesë për azil politik në Shqipëri në përpjekje për të shmangur ekstradimin në Turqi.

Në një dokument të shkruar me dorë dhe të publikuar më herët nga Neës 24, Simsek thotë se në Turqi rrezikon të keqtrajtohet pasi dyshohet si anëtar i lëvizjes Gulen.

Asgjë nga këto nuk u diskutua në Gjykatën e Tiranës të Hënën më 27 Janar, ku Simsek u përball me akuzën e përdorimit të dokumenteve te falsifikuara.

Prokuroria e Tiranës e përfaqësuar nga prokurorja Anila Galanxhi tha se akuza e falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave është provuar dhe pranuar nga vetë Simsek ndërsa e konsideroi këtë veprimtari si me rrezikshmëri të lartë.

Avokati mbrojtës u përpoq të argumentojë se Simsek e ka pranuar fajin, ka kryer sakaq 10 muaj paraburgim dhe është babai i dy fëmijëve, por gjyqtari Ahmet Metaliaj pranoi kërkesën e prokurorisë.

Simsek u ndalua në Rinas në të njëjtën ditë me Harun Çelik, një shtetas tjetër turk mësues, i cili dukej se po përpiqej të largohej nga Kazakistani për në Kanada si refugjat politik i përndjekur në Turqi si anëtar i lëvizjes Gulen.

Ndryshe nga Simsek, Çelik u dënua me 13 muaj burg dhe pasi qëndroi vetëm pesë muaj e gjysmë në paraburgim, u hip me forcë në një avion të kompanisë ajrore Air Albania për në Stamboll, ku mësohet se u arrestua nga autoritetet turke.

Gazetarët zbuluan më vonë se si autoritetet policore shqiptare duket se injoruan thirrjet e dëshpëruara të Çelik për azil politik në Shqipëri gjë që ngriti pikëpyetje mbi kredencialet e Shqipërisë si vend i sundimit të ligjit.

Etiketa: Ahmet MetaliajAir AlbaniaAkuzaAnila GalanxhiazilBurgDibragazetarGjykataGjykata e TiranësGjykatëGjykatësGjyqGulenHarun ÇelikKanadaKazakistaniMASparaburgimProkuroriaProkuroria e TiranësRinasSelami SimsekshqipShqipërishqiptareStambollTiranëTurqi
Tjetri
KPK heton shortet e prokurorit Martini gjatë drejtimit të Prokurorisë së Shkodrës

KPK heton shortet e prokurorit Martini gjatë drejtimit të Prokurorisë së Shkodrës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.