AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Aksidenti me vdekje në kantierin e ndërtimit, arrestohen administratori dhe inxhinieri

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punëtor në sektorin e ndërtimit. Foto Ilustruese. Geri Emiri

Roja 62-vjeçar i një pallati në ndërtim në Durrës u vra pasi ra nga kati i dytë i godinës ku punonte. Arrestohet administratori dhe inxhinieri i kompanisë që po ndërtonte objektin.

Punëtorë në sektorin e ndërtimit në Durrës. Foto Ilustruese. Geri Emiri

Një burrë 62-vjeç, i cili punonte si roje në një objekt në ndërtim në qytetin e Durrësit, humbi jetën pasi ra nga lartësia rreth orës 23.30 të së martës. Policia e Durrësit njoftoi se Thoma Rusta, roje objekti, kishte rënë nga kati i dytë i godinës ku po qëndronte.

Policia njoftoi se nga hetimet paraprake kishte rezultuar se vdekja ishte shkaktuar nga mungesa e rregullave të sigurisë teknike në punë dhe bëri me dije arrestimin e administratorit dhe inxhinierit të kompanisë që po kryente ndërtimin.  “Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që po ndërton objektin”, njoftoi policia.

Policia nuk e publikoi emrin e kompanisë në të cilën ndodhi ngjarja, por BIRN gjeti se bëhej fjalë për DCI Company”, e cila që prej muajit shtator 2018 po ndërton në zonën turistike të plazhit të Currilave 2 hotele dhe disa vila turistike. Administratori i saj është Ardian Jasimi, siç rezulton në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe që përkon me inicialet e të arrestuarit nga policia për akuzën e “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”. BIRN kontaktoi me numrat e kontaktit të kompanisë për një koment, por deri në publikimin e këtij shkrimi ishin të paarritshëm.

BIRN mësoi se rasti po hetohet edhe nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. “Do të bashkëpunohet edhe me organet e policisë nëse inspektori nuk e ka të mundur të marrë të dhëna. Ndaj subjektit i vijojnë të gjitha procedurat ligjore për shkeljet që mund të evidentohen përgjatë inspektimit”, tha për BIRN Irena Gjoka, Përgjegjëse e Sektorit të Inspektimit të Sigurisë në Punë në Durrës. Ajo shtoi se pas hetimit të rastit dhe shqyrtimit të dokumenteve e provave, do të vlerësohet nëse është aksident në punë.

Policia e Durrësit njoftoi se të arrestuarit “rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg” dhe materialet për ngjarjen i kaluan për veprime të mëtejshme hetimore Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Mbi 30 punëtorë humbën jetën vitin e kaluar në aksidente në punë kryesisht në ndërtim dhe në miniera. BIRN ka gjetur në një investigim të mëparshëm se në pjesën më të madhe faji për aksidentet u lihet viktimave, ndërsa kompanitë ndëshkohen me gjoba minimale.e materialet për ngjarjen i kaluan për veprime të mëtejshme hetimore Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Mbi 30 punëtorë humbën jetën vitin e kaluar në aksidente në punë kryesisht në ndërtim dhe në miniera. BIRN ka gjetur në një investigim të mëparshëm se në pjesën më të madhe faji për aksidentet u lihet viktimave, ndërsa kompanitë ndëshkohen me gjoba minimale.

Etiketa: aksidentaksidenteAksidentetBIRNBurgDurrësGeri EmiriGjokaGjyqHetimetHoteleInvestigimIrena GjokaMinieraPoliciaPolicia e DurrësitPunëPunëtorQendrën Kombëtare të BiznesitSHshtatorvdekje
Tjetri
Koronavirus është një sëmundje e autokracisë kineze

Koronavirus është një sëmundje e autokracisë kineze

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.