AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Arrest me burg për të dyshuarit për pengmarrje dhe vrasje në Kompleksin Golden

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia e Shtetit e pozicionuar pranë kompleksit Golden në fshatin Pjezë të Shijakut më 31 Janar 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Pesë të arrestuar për një krim të shkaktuar nga prishja e pazareve të trafikut të kokainës në Britaninë e Madhe u lanë në burg nga gjykata e Tiranës të Premten ndërsa të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm.

Policia e Shtetit e pozicionuar pranë kompleksit Golden në fshatin Pjezë të Shijakut më 31 Janar 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Një ndërtesë e bardhë me stil antik me kolonada, lulishte dhe shatërvanë në anë të rrugës Tiranë-Plepa ka ofruar prej vitesh mjedise luksi për organizimin e dasmave ndërsa një makinë policie është stacionuar aty prej ditësh pasi në bodrumin e këtij kompleksi dyshohet se Jan Prenga, një 49 vjeçar nga Kamza, ka vdekur pasi është rrëmbyer për shkak të mosmarrëveshjeve të një bande kriminale të trafikut të drogave të rënda nga Amerika Latine me të vëllanë e tij në Britaninë e Madhe.

Policia thotë se ka prova të pakundërshtueshme që Jan Prenga ka vdekur nga dhuna në ditën e rrëmbimit, më 17 Janar, ndërsa kufoma e tij është zhdukur. Katër persona, Leonard Hajri, Elton Hajri, Bajram Hajri dhe Olsi Turja, u arrestuan nga policia të Martën nën akuzën e rrëmbimit të personit, armëmbajtjes pa leje dhe fshehja apo asgjësimi i kufomës. Të Mërkurën, policia arrestoi edhe 30 vjeçarin Festim Bexhdilli nga Kavaja, i cili akuzohet për “fshehje ose asgjësim të kufomës”.

Të Premten, të pestë u deklaruan të pafajshëm para gjyqtarit Sokol Tona ndërsa prokurori Leonard Filopati kërkoi arrest me burg për të dyshuarit. Gjykata pranoi kërkesën e tij.

Të Enjten policia bëri të ditur se ka zgjeruar operacionin në lidhje me këtë krim në zonën e Shkodrës.

Resorti Golden, salloni i dasmave ku dyshohet se do të mbahej peng viktima, është nën pronësinë e Altin Hajrit, 36 vjeç, i cili aktualisht është shpallur në kërkim. Ai ka pasur precedentë penalë në Itali në vitin 2015 për trafik droge.

Etiketa: AmerikaAmerika LatineArmëArrestArrest me burgBajramBurgdhunaDibraDrogeGjykataGjykata e TiranësItaliJan PrengaKrimParaPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriSHSokol TonaTiranëTrafikTrafik Drogeviktimavrasje
Tjetri
Viktima të braktisjes: Tre motra me probleme mendore në Lezhë abuzohen seksualisht

Shërbimi Social braktis sërish në rrugët e Lezhës tre motrat e abuzuara

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.