AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Fatos Qato u shkarkua për mosdeklarim dhe mungesë burimesh financiare

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, KPA, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Fatos Qato dhe avokati i tij, Julian Mërtiri para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi pretendimet e ish-gjyqtarit Fatos Qato mbi analizat financiare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërsa gjeti qëndrimet e tij kontradiktore.

Gjyqtari Fatos Qato dhe avokati i tij, Julian Mërtiri para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pretendimet e ish-gjyqtarit Fatos Qato se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk i kishte llogaritur saktësisht të ardhurat e tij dhe nuk kishte marrë parasysh kursimet në vite apo disa të ardhura nga qiradhënia dhe dhuratat prej miqve.

Por Kolegji i Posaçëm i Apelimit gjeti se arsyetimet e KPK ishin të sakta dhe se megjithë një sërë lëshimesh në analizat financiare Qato nuk arrinte të provonte pasjen e burimeve të ligjshme për pasuritë e deklaruara. Qato po ashtu u penalizua për mosdeklarimin e dhurimeve nga miqtë për kurimin jashtë vendit.

Trupa që gjykoi Qaton, e kryesuar nga Ina Rama, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Ardian Hajdari, Luan Daci e Rezarta Schuetz, arriti në përfundimin se ish-gjyqtari nuk kishte pasur burime të mjaftueshme për të blerë një apartament 141 metra katrorë në vitin 1998,  një tokë prej 410 metrash dhe mungesë burimesh finaciare.

Sipas vendimit të zbardhur të Kolegjit, Qato kishte ankimuar vendimin e KPK për procedurën, për llogaritje të gabuar të të ardhurave dhe shpenzimeve të tij dhe për mosmarrje parasysh të dhurimeve nga të afërm.

Qato i cili kishte filluar punë në sistemin e drejtësisë në vitin 1986 si hetues në Hetuesinë e Tiranës dhe për më shumë se 15 vjet ishte gjykatës i Gjykatës së Apelit të Tiranës, u shkarkua nga Komisioni në dhjetor të vitit 2018. Vendimi u la në fuqi edhe nga KPA.

Rrëzimi i pretendimeve në procedurë

Qato, ngjashëm me shumicën e magjistratëve të shkarkuar nga Komisioni vetëm në jë kriter, apeloi në KPA se kjo formulë ishte e paligjshme dhe se ai i duhej t’i ishte nënshtruar hetimit në të tre kriteret. Ai po ashtu pretendoi se KPK nuk mund të dilte me përfundimin për “deklarim të pamjaftueshëm” duke u bazuar vetëm në kriterin e pasurisë.

Qato ankimoi po ashtu mënyrën se si kishte arsyetuar Komisioni mbi vlerën e deklaratave të pasurisë në vite, ndërsa pretendoi se derisa nuk përmbushej kushti i ligjor i deklarimit të “dyfishit të pasurisë së ligjshme”, shkarkimi i tij nuk ishte i drejtë.

Kolegji i rrëzoi këto pretendime duke arsyetuar kryesisht mbi të drejtën e KPK për të vendosur vetëm mbi një kriter dhe po ashtu ritheksoi arsyetimet e mëparshme mbi faktin se deklaratat e pasurisë në vite dhe ajo veting nuk kishin vlerë të ndryshme sipas Kushtetutës.

KPA ritheksoi se nuk ishte e nevojshme gjetja e shkeljeve në më shumë se një kriter për të arritur në vendimin e shkarkimit, ndërsa ritheksoi se në rastin e “deklarimit të  pamjaftueshëm” nuk ishte e nevojshme të provohej pasja e dyfishit të pasurisë mbi atë që mund të dokumentohej me të ardhura të ligjshme.

Rrëzimi i pretendimeve mbi pasurinë

Vendimi i Kolegjit qartëson se mjaft prej shpjegimeve të dhëna nga Qato kanë qenë kontraverse me njëra tjetrën. KPA në analizë të pretendimeve të tij mbi mobilimin e shtëpisë dhe përdorimit të kursimeve të çdo vit për këtë, gjeti se po ashtu subjekti pretendonte që këto kursime mund të mbulonin vitet me diferenca negative.

“Në vitet që rezultojnë me gjendje negative, teprica e çdo viti ushtrimor duhet t’i shtohet vitit pasues negativ dhe diferenca progresive është periodikisht pozitive, çfarë tregon se çdo vit ekzistojnë burime të mjaftueshme financiare. Komisioni ka gabuar kur merr në konsideratë vetëm vlerat negative të viteve, ndërsa të gjitha vitet e tjera që janë me vlera pozitive, i zeron”, citohet në vendim pretendimi i Qatos.

Por KPA vlerëson se këto pretendimi mbinin ndesh me vetë deklaratat e ish-gjyqtarit se këto kursime ishin përdorur për të bërë mobilimin në vite. Kolegji arsyetoi se vendimi i Komisionit ishte i drejtë, se tepricat e pretenduara ishin përdorur siç vetë Qato kishte deklaruar dhe se ato nuk mund të mbulonin diferencat negative në vite.

Kolegji pasi i përcaktoi si të paligjshme dhurimet e pretendura pasi nuk ishin deklaruar në vitin kur ishin marrë dhe se në atë kohë nuk ishin deklaruar as shpenzimet spitalore të kryera prej Qatos, argumentoi se edhe nëse kjo do të ndryshohej bilanci do të ishte negativ. “Pasi u morën në konsideratë pretendimet e subjektit të rivlerësimit, edhe pse u përllogaritën në zërin “të ardhura” dhurimet e pretenduara, përsëri u konstatua mungesa e të ardhurave nga burime financiare të ligjshme në vlerën 2.171.407 lekë”, thuhet në vendim.

Po ashtu KPA rrëzoi pretendimet për krusime të realizuar para vitit 2002 dhe të pretenduara nga subjekti që ishin përdorur në vitet pasardhëse. “Kolegjit vlerëson se Komisioni me të drejtë nuk i ka marrë në konsideratë kursimet e mundshme të pretenduara më sipër për periudhën 1999-2002, duke qenë se subjekti i rivlerësimit nuk ka deklaruar kursime në deklaratën e parë të interesave privatë për vitin 2003”, thuhet në vendim.

KPA ndër të tjera vuri në dukje se një sërë shpenzimesh të deklaruara nga subjekti, përfshi ato për shkollimin e fëmijëve, nuk justifikoheshin me të ardhurat e tij dhe familjes. Po ashtu Kolegji vlerësoi si të paligjshme të ardhura të pretenduara nga qiraja, pasi gjeti se për këto nuk provohej pagesa e tatimeve. Po ashtu sipas Kolegjit në dokumentet e paraqitura prej subjektit kishte ndryshim të emrit të qiramarrësit.

Ngjashmërisht të paligjshme u cilësuan të ardhurat nga qiraja për apartamentin. “Në këtë zë të analizës financiare nuk janë përfshirë të ardhurat e deklaruara në deklaratat e interesave privatë periodikë vjetorë, të përfituara nga dhënia me qira e apartamentit në rr. “{***}” për vitet 2007 dhe 2012-2014, në kushtet kur nga organet tatimore është konfirmuar se nuk ishte paguar tatimi mbi të ardhurat e realizuara nga qiraja në këto vite. Këto të ardhura konsiderohen të paligjshme në kuptim të nenit D, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës”, thuhet në vendim.

Kolegji bën me dije në arsyetim se në disa raste edhe pse ishin pranuar pretendimet e Qatos kjo nuk kishte ndryshuar analizë financiare dhe se mbi këtë të fundit rëndonin ndër të tjera edhe një sërë mosdeklarimesh të të ardhurave dhe mosdeklarim i qartë i likujditeteve në cash. Në fund Kolegji arsyetoi lënien në fuqi të vendimit të KPK, duke shkarkuar përfundimisht Qaton për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.

 

Etiketa: AnalizëArdian HajdariFatos QatoGjykata e Apelit TiranëGjykatëGjykatësgjyqtarhetuesIna RamaJulian MërtiriKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAKPKLuan DaciMagjistratMjaftMosdeklarimNatasha MulajParaPiSRamashkarkimiTiranëVendimVendimiVeting
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Thoma Jano –zv.prokuror i Përgjithshëm

Skeda e pasurisë së deklaruar –Thoma Jano –zv.prokuror i Përgjithshëm

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.