AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Autoriteti i Konkurencës hap hetim ndaj kompanive celulare, pezullon rritjen e çmimeve

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetarë me celularë në duar në Tiranë. Pavarësisisht se çfarë kompanie zgjedh, kostot e komunikimit janë të njëjtat. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Autoriteti i Konkurencës njoftoi nisjen e një hetimi për tre kompanitë celulare në vend dhe urdhëroi pezullimin e ndryshimit të çmimeve të paketave standarde pas dyshimeve për “marrëveshje të ndaluar”.

Qytetarë me celularë në duar në Tiranë. Pavarësisisht se çfarë kompanie zgjedh, kostot e komunikimit janë të njëjtat. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Në dy vendime të marra njëri pas tjetrit të premten Autoriteti i konkurencës njoftoi çelje të hetimeve për kompanitë celulare Albtelkom, Telekom Albania dhe Vodafone, për rritje me 100 lekë të çmimit të rimbushjes fillestare dhe rritjen e tarifave të paketave 30 ditore me parapagesë dhe urdhëroi pezullimin e këtyre ndryshimeve.

“Vihet re që të tre operatorët celularë kanë hedhur në treg paketat e reja standarde 30 ditore me parapagesë me një rritje në çmim prej 200 lekësh, si dhe kanë rritur vlerën minimale për rimbushjeje me 100 leke, nga 100 në 200 lekë, në periudhën kohore 30 Janar – 11 shkurt 2020, sjellje e cila në kuptim të nenit 4, pika 1, gërma (a) të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar, mund të përbëjë një marrëveshje të ndaluar”, thuhet në vendimin e Autoritetit të Konkurencës për pezullimin e ndryshimit të tarifave.

Në vendimin për urdhërimin e pezullimit thuhet se “jemi përpara një rasti urgjence për shkak të rrezikut të kryerjes së një dëmi të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në këtë treg”. Ndërkohë në vendimin paralel njoftohet fillimi i një hetimi paraprak prej  1 nëntorit 2019 deri në 31 mars 2020.

Autoriteti urdhëron tre kompanitë që të bëjnë “Ndërprerjen e menjëhershme dhe jo me vonë se 5 ditë nga njoftimi i këtij vendimi, të aplikimit të paketave të reja standarde 30 ditore me parapagesë”. Masa sipas vendimit do të zgjasë deri në përfundimin e hetimeve. Në vendimin e hapjes së hetimit vihet në dukje se Autoriteti i konkurencës ishte vënë në lëvizje prej dy ankesave nga qytetarë dhe një ankese nga Qendra “Konsumatori Shqiptar”, të cilat ankoheshin për rritje të çmimeve në mënyrë të pajustifikuar.  Autoriteti ka ndërhyrë edhe më herët ndaj kompanive celulare. Një hetim i ngjashëm për faturimin katër javorë dhe një tjetër për rritje të menjëhershme të çmimeve, nuk gjetën shkelje edhe pse në të dy rastet kompanitë u tërhoqën pas disa muajsh.

Etiketa: BIRNHetimIvana DervishimarrëveshjeMasaMbrojtjen e KonkurrencësSHTelekom AlbaniaTregVendimiVodafone
Tjetri
Erion Veliaj

Pushohen hetimet kundër Erion Veliajt për pishat e shtrenjta të ‘Fushës’

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.