AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Donatorët premtojnë afro 1.2 miliardë dollarë kredi dhe grante për rindërtimin

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në Bruksel më 17 Shkurt 2019. Foto: Komisioni Europian, Twitter.

Një konferencë ndërkombëtare donatorësh e thirrur nga Bashkimi Europian të Hënën në Bruksel mori premtime për grante në masën rreth 330 milionë euro, ndërsa projekte dhe kredi u premtuan në rreth 850 milionë euro në atë që kryeministri Edi Rama e quajti një magji përtej imagjinatës së tij më të çmendur.

Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në Bruksel më 17 Shkurt 2019. Foto: Komisioni Europian, Twitter.

Disa dhjetëra shtete dhe institucione ndërkombëtare premtuan të ndihmojnë Shqipërinë me qindra milionë euro ndihma financiare, ndihma në natyrë, projekte zhvillimore dhe kredi për të ndihmuar në procesin e rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Bashkimi Europian ofroi 115 milionë euro grante ndërsa Banka Europiane e Investimeve, krahu financiar i BE-së, tha se paketa e saj e kredive për sektorin publik dhe privat mund të arrijnë në 100 milionë euro në varësi të procedurave të brendshme të miratimit të projekteve që ka kjo bankë.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha në fjalën e saj se është e qartë se Shqipëria nuk mund të përballojë koston e rindërtimit e vetme para se të njoftonte premtimin për 100 milionë euro grant nga buxheti i përbashkët. “Ne premtojmë një valë të vazhdueshme investimesh për rindërtim,” tha ajo.

Emiratet e Bashkuara Arabe ishin bashkë me Italinë dy vendet kryesore që premtuan ndihma dhuratë, e para në shumën 70 milionë dollarë për ndërtimin e 2 mijë shtëpive dhe e dyta, në shumën 65 milionë euro.

Ambasadori i Gjermanisë theksoi kontributin që Gjermania jep në mënyrë indirekte si kontribuuesja kryesore e buxhetit të përbashkët të BE-së ndërsa shtoi si donacion dypalësh edhe 11 milionë euro të tjera.

Turqia premtoi ndërtimin e 500 shtëpive, që sipas përfaqësuesit të Turqisë në konferencë, kanë një vlerë monetare prej 45 milionë eurosh.

Ndër donatorët e tjerë të rëndësishëm, Zvicra premtoi 9 milionë euro, Suedia angazhoi 5.6 milionë euro, Shtetet e Bashkuara 5 milionë dollarë, Holanda 3 milionë euro, Polonia 2.7 milionë, Greqia, 2.5, Danimarka e Serbia nga 2 milionë euro secila.

Tërmeti i 26 Nëntorit 2019 shkaktoi, sipas vlerësimeve të qeverisë shqiptare, afro 1 miliardë euro dëme, nga të cilat, shumica dërrmuese, rreth 800 milionë u shkaktuan në dëmtime të plota apo të pjesshme të banesave në Durrës, Tiranë e Lezhë.

Duke e konsideruar konferencën e donatorëve një sukses, kryeministri Edi Rama falënderoi  kontribuuesit duke thënë se premtimet e tyre reflektonin një tejkalim të pritshmërive të tij më të mëdha.

Etiketa: Bashkimi EuropianBEBrukselbuxhetiDanimarkadonacionDurrësEdi RamaEmiratet e Bashkuara ArabeEuroGjermaniaGreqiaKomisioni EuropiankrediKryeministri Edi RamaMASParaPoloniaRamaSerbiaSHshqipShqipëriashqiptareShtetet e BashkuaraSuediaTurqiaTwitterUrsula von der LeyenZvicra
Tjetri
‘Shpërtheva në lot’: Vlerësimet kontradiktore të dëmeve lënë pa bonus banorët e Durrësit

‘Shpërtheva në lot’: Vlerësimet kontradiktore të dëmeve lënë pa bonus banorët e Durrësit

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.