AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Të rinjtë e FRPD protestojnë në përvjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestues të Forumit Rinor të Partisë Demokratike para zyrës së kryeministrit Edi Rama të Enjten më 20 Shkurt 2019. Foto: Nensi Bogdani/BIRN

Nën masa të rrepta sigurie dhe praninë e dhjetëra forcave speciale të policisë, disa qindra anëtarë të forumit rinor të Partisë Demokratike protestuan te kryeministria në Tiranë për të përkujtuar në këtë mënyrë edhe 29 vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha më 20 shkurt 1991.

 

Protestues të Forumit Rinor të Partisë Demokratike para zyrës së kryeministrit Edi Rama të Enjten më 20 Shkurt 2019. Foto: Nensi Bogdani/BIRN

Një grup të rinjsh, studentësh  e aktivistësh të Forumit Rinor të Partisë Demokratike protestuan në Tiranë para kryeministrisë kundër asaj që e quajtën kapje të Sqipërisë nga krimi dhe droga. Nën sloganin “Nga krimi, nga droga, na iku Europa”, ata e ilustruan protestën me printime të gazetave të ndryshme të huaja që kanë raportuar mbi drogën dhe krimin në Shqipëri.

“Sot, pas 29 vjetësh fatkeqësisht ndodhemi nën kushtet e një diktature të dytë ku vendi është i marrë peng. Papunësi kudo, varfëri kudo, mjerim kudo, propagandë kudo…krimi dhe bandat janë kthyer në ligj ndërkohë që ligji ka marrë arratinë“, tha e revoltuar Klarisa Rexhvelaj, studente e stomatologjisë , duke theksuar se ka vendosur të rrijë në Shqipëri dhe të kontribuojë për të ardhmen e vendit në një kohë kur të gjithë po largohen.

Më 20 Shkurt të vitit 1991 mijëra qytetarë nga çdo qytet i Shqipërisë u mblodhën në sheshin Skëndërbej ku në një revoltë të përbashkët ata përmbysen bustin e diktatorit Enver Hoxha.

Si iniciatorë u bënë një grup studentësh të cilët filluan një grevë urie në përpjekje për t’i hequr emrin e Enver Hoxhës universitetit ku ata studionin. Ky revolucion shënoi dhe lindjen e demokracisë për popullin Shqiptar.

Gjithsesi, sot pas 29 vitesh, studentët shprehen të zhgënjyer se Shqipëria po i rikthehet një sistemi diktatorial falë qeversisë së Edi Ramës, ku të rinjtë nuk shohin më shpresë për të ardhmen e tyre.

“Më thoni si mundemi ne ta motivojmë një të ri që të studiojë dhe të qëndrojë në Shqipëri, si mund ta motivojmë një të ri të zgjedhë rrugën e drejtë në këtë shtet”, reagoi Shyqyri Mirtollari duke iu drejtuar kryeministrit, prindërve, gjyshërve e të gjithë pjesëmarrësve.

Pjesëmarrësit në protestë u shprehen se rinia shqiptare nuk e pranon dot diçka të tillë dhe se ata do vazhdojnë të bashkohen për të luftuar për të ardhmen e Shqipërisë.

Ndërkohë, Belind Këlliçi, kryetar i Forumit Rinor të PD-së thekson se vendi ndodhet në një emergjencë kombëtare kundrejt plakjes së popullsisë dhe emigrimit masiv për shkak se të rinjtë nuk gjejnë dot kushtet për të plotësuar ambiciet në vendin e tyre.

“Lluksi, paratë dhe korrupsioni i kanë zënë sytë qeverisë aktuale. Kjo është e vërteta e qeverisë por nuk mund të jetë e vërteta e të rinjve. Nuk ka moment më emergjent se ky ku jemi sot. A ka emergjencë më të madhe kombëtare sesa fakti se çdo ditë që kalon të rinjtë largohen nga vendi ynë?”, shprehet zoti Këlliçi.

Ndërkohë, një e re nga Mati konfirmon se sidomos në rrethet e Shqipërisë fenomeni i emigrimit vazhdon masivisht.

“A e dini se familjet matiane arrijnë dhe paguajnë deri në 17 mijë paund për të hipur fëmijët e tyre në kamion e për t’i çuar në Angli, dhe jo për shkollim sigurisht, por për të punuar për bukën e gojës“, tha ajo duke theksuar se mungesa e investimeve, e punësimit dhe e shpresës i ka detyruar familjet matiane të zgjedhin këtë rrugë. “Nëse vazhdojmë me këtë diktaturë që Edi Rama na ka sjellë në Shqipëri, di të them se nuk do kemi më forume rinore por do të kemi forume azilantësh” u shpreh ajo.

Një tjetër student nga Universiteti Luigj Gurakuqi në Shkodër, Elvis Deda, krahason gjendjen e para 29-viteve me atë të sotshme.

“Te gjithë ata të rinj dhe qytetarë shqiptarë 29 vite më parë sakrifikuan që ne të jetojmë të lirë dhe të lumtur. Ata e arritën rrëzimin e bustit të diktatorit. Po a jemi sot më mirë se 29 vite më parë?”, shprehet Elvis Deda.

“Kemi gjithë ata të rinj që në mungesën e një pune apo një të ardhme largohen drejt Europës. Menduam se fituam lirinë 29 vite më parë por në të vërtetë sot na censurohet çdo fjalë“, shton ai.

“Jemi sot këtu për të treguar se jemi opozitarë të së keqes. Sot duhet të hedhim një regjim tjetër shumë shekullor emigracioni“, përfunduan të rinjtë, të vendosur për të shpëtuar të ardhmen e një Shqipërie që tashmë po boshatiset.

Protestues të Forumit Rinor të Partisë Demokratike para zyrës së kryeministrit Edi Rama të Enjten më 20 Shkurt 2019. Foto: Nensi Bogdani/BIRN
Protestues të Forumit Rinor të Partisë Demokratike para zyrës së kryeministrit Edi Rama të Enjten më 20 Shkurt 2019. Foto: Nensi Bogdani/BIRN
Etiketa: aktivistAktivistëAngliBelind KëlliçiBIRNdiktatureDrogaEdi RamEdi RamaEnver HoxhaEuropaKorrupsionikrimiKryeministriakryetarLigjLuigj GurakuqiMasaNensi BogdaniParaPartisë DemokratikePDprotestuesPunëRamaSHShkodërshqipShqipëriShqipëriashqiptarestudentstudente
Tjetri
Eksperimenti i Danimarkës me integrimin pasqyron kthesën 180 gradë të Europës

Eksperimenti i Danimarkës me integrimin pasqyron kthesën 180 gradë të Europës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.