AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Irena Gjoka –Gjykata e Posaçme

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Skeda, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjyqtarja Irena Gjoka do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtarja Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të përballet të hënën më 24 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Gjokën përbëhet nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Genta Tafa Bungo.

Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Për më shumë se një dekadë, Gjoka ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Fierit, ndërkohë që në vitin 2014 është emëruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Prej dhjetorit 2019, ajo është pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ku për të siguruar një emërim të përhershëm i nevojitet të kalojë me sukses procesin e vetingut.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Irena Gjoka nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Irena Gjoka për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Në deklarimin e saj për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Irena Gjoka deklaron pasuri me vlerë rreth 2.4 milionë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare shënon rritje me 6 herë, duke kapur vlerën e 14.8 milionë lekëve.

Pasuria e paluajtshme përbën pjesën kryesore të aseteve me 9.4 milionë lekë, ndërkohë që gjyqtarja Gjoka deklaron edhe 2.6 milionë lekë likujditete bankare, 750 mijë lekë kursime në cash, një automjet me vlerë 918 mijë lekë si dhe 1 milionë lekë huadhënie.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 27.7 milionë lekë. Rreth 57% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni të Znj. Gjoka, ndërsa të ardhurat e siguruara nga bashkëshorti përmes biznesit në lojërat e fatit përbëjnë 36%. Bashkëshorti ka siguruar gjithashtu si pagë rreth 3% të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, njëra prej tyre rezulton me diferenca negative.

Në vitin 2007, subjekti deklaron si shtesë aseti një automjet me vlerë 15 mijë euro si dhe shtesa në valuta të ndryshme në llogaritë bankare prej 1.4 milionë lekësh, duke rezultuar me burime të pamjaftueshme për shtesën e aseteve në vlerën e rreth 256 mijë lekësh, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet e konsumit vjetor.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” deklarimin e vitit 2004 për një llogari bankare si dhe huatë e marra për blerje asetesh.

Në vitin 2004, Gjoka deklaron një llogari bankare prej 23 mijë dollarësh, duke sqaruar se pjesa takuese e saj është vetëm 4 mijë dollarë. Nuk është e qartë se kujt i takon pjesa tjetër e llogarisë së deklaruar.

Gjithashtu gjatë periudhës deklaruese, gjyqtarja Gjoka deklaron se ka marrë 5 mijë euro hua nga babai për blerjen e një automjeti dhe 2 milionë lekë dhe 20 mijë euro nga vëllai për blerjen e një apartamenti. Në fund të vitit 2017, subjekti rezulton me 2.4 milionë lekë borxhe ndaj familjarëve të saj.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBashkëshortiBIRNblerjeBorxheEuroflamuj të kuqGenta Tafa BungoGjokaGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëGjykatësgjyqtarGjyqtarehuaILDKPKIIrena GjokaKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrollipasuriaprokurorraportreporterreporter.alRoland IliaSHSkedaValbonaValbona Sanxhaktari
Tjetri
Rritja e kostove të fushatave elektorale dëmton pluralizmin

Rritja e kostove të fushatave elektorale dëmton pluralizmin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.