AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Në pritje të ekspertizës, gjykata lë në burg 3 të arrestuar për mbetjet në Vlorë

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbetjet e dyshuara si toksike të sekuestruara nga policia e Vlorës. Foto: Jerola Ziaj.

Gjykata la në burg për 2 muaj tre të arrestuar me dyshime për trafik mbetjesh në Vlorë, ndërsa dy prej të ndaluarve u lanë në arrest shtëpie për arsye shëndetësore deri në mbërritje të ekspertizës. Të arrestuarit akuzuan konkurencën dhe pretenduan pafajësi.

Mbetjet e dyshuara si toksike të sekuestruara nga policia e Vlorës. Foto: Jerola Ziaj.

Gjykata e Vlorës i ka lënë dy muaj kohë prokurorisë të faktojë akuzat në drejtim të të akuzuarve për trafik të lëndëve të ndaluara dhe të rrezikshme në tragetin e linjës, Vlorë- Brindizi. Nga gjashtë të akuzuarit dolën këtë të  hënë  para gjykatës për vlerësimin e pasës së sigurisë, tre u lanë të lirë për arsye shëndetësore, ndërsa për tre të tjerët u caktua masë sigurie me dy muaj burg deri në mbërritjen e analizave mbi mbetjet që ndodheshin në traget.

Gjykata la me dy muaj burg, Kujtim Xhaferllari, zëvendës kapiten i tragetit, Arbër Çunin, shoferi i kompanisë së pastrimit “Delfini 1” dhe Zamir Kormuzi, administrator i kompanisë që mblidhte materiale të riciklueshme. Ndërsa për  kapitenin dhe Festim Tefa u dha masë sigurie e arrestit në shtëpi për shkak të moshës. Masë sigurie arrest në shtëpi u dha edhe për Elisabeta Çunin, administratore e kompanisë “Delfini 1“.  Për Agron Brataj u vendos masë detyrim paraqitje, ndërsa u tha se agjencia që ai drejtonte shiste bileta dhe s’kishte lidhje me pjesën tjetër të punës.

6 personat u arrestuan më 20 shkurt, pas dyshimeve në se në tragetin që bënte linjën Brindisi-Vlorë ishin gjetur mbetje të dëmshme të cilat po tentohej të shkarkoheshin në qytetin bregdetar. Policia dhe prokuroria ngritën akuza për transport të mbetjeve të ndaluara, ndërsa u tha se në traget ishte gjetur material i dyshuar si Amiant dhe disa fuçi me mbishkirimin “Eni”, por që nuk ishte e qartë çfarë lënde kishin. Dyshimet u ngritën pas një denoncimi në inspektoriatin e mjedisit, ndërsa u vu në dukje se për disa prej tyre nuk kishte fatura tatimore dhe as ishin deklaruar në doganën e Brindisit.

Gjatë seancës prokuroria paraqiti argumentet e ndalimit dhe kërkoi gjykatës që të arrestuarit të qëndronin në qeli deri në mbërritjen e ekspertizës, duke sqaruar se dyshohet se mbetjet e gjetur kanë përmbajtje të Aminatit ose Azbestit.

Të arrestuarit i kanë mohuar akuzat. Kapiteni i anijes i cili foli gjatë seancës tha se mbetjet ishin krijuar sëbrendshmi pas remontit të tragetit dhe se asnjë prej tyre nuk ishte e rrezikshme. Ai tha se ato ishin rregjistruar para 30 ditësh në rregjistrin e posaçëm për mbetjet. “Çdo produkt i përdorur për remontin është i certifikuar dhe blerë në subjektet e licensuara. Përjegjësia ime ka qënë maksimale, pasi unë kam detyrimin ligjor  për shëndetin e ekuipazhit dhe udhëtarëvë”, tha Festim Tefa. Ai po ashtu akuzoi konkurencën për sulmin, duke pretenduar se nuk ishte hera e parë që ndaj tyre sajoheshin akuza të ngjashme.

Ndërkohë edhe mbrojtës të të tjerë të ndaluarve pretenduan se nuk kishte prova. Edmond Dëma avakoat i Elisabeta Çunit tha se ndalimi nuk ishte bërë në flagrancë por disa prë pas konstatimit të mbetjeve. Mbrojtësit kërkuan lirimin e të gjithë të akuzuarve.

Ndërkohë pretendimin për sulm nga konkurenca kanë mbajtur edhe administratorët e kompanisë që zotëron tragetin. Ata pretenduan se çdo gjë që ndodhej në anije ishte e rregjistruar dhe nuk kishte lëndë të paligjshme. Ndërkohë e vetmja ekspertizë e mundësuar nga dogana në Vlorë është verifikimi se në traget lëndët nuk ishin radiokative.

Etiketa: AkuzaAnijeArrestarrest shtëpieBratajBurgdetyrimGjykataGjykatëGjykatësMASmbetjeMjedisitParaPoliciaPRProkuroriaPunëSHSulmTrafikVlorë
Tjetri
Punimet për shëtitoren e re në Durrës ngjallin pakënaqësi te qytetarët

Punimet për shëtitoren e re në Durrës ngjallin pakënaqësi te qytetarët

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.