AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit vdes në moshën 99 vjeçare

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit Enver Hoxha shfaqet në këtë foto të 16 Tetorit 2008 në një ceremoni përkujtimore për 100 vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës në varrezat e Sharrës në Tiranë. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit stalinist të një nga diktaturave më të egra në Europën Lindore, vdiq në Tiranë më 26 Shkurt 2020, pa shprehur kurrë pendesë apo keqardhje për viktimat e shumta të regjimit.

Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit Enver Hoxha shfaqet në këtë foto të 16 Tetorit 2008 në një ceremoni përkujtimore për 100 vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës në varrezat e Sharrës në Tiranë. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Nexhmije Hoxha, gruaja e ve e diktatorit Enver Hoxha vdiq në moshën 99 vjeçare në Tiranë më 26 Shkurt 2020, njoftoi familja për median.

Hoxha lindi në vitin 1921 me mbiemrin e vajzërisë Xhunglini në atë që është sot Maqedonia e Veriut nga familje shqiptare nga Dibra e Madhe. Familja e saj u zhvendos në Tiranë rreth viteve 1930 bashkë me qindra familje të tjera, që ikën për t’i shpëtuar përndjekjes politike në Mbretërinë Serbo-Kroate-Slovene.

Kur ishte mësuese e re, ajo duket se u bë anëtare e Partisë Fashiste Shqiptare në vitin 1941, sipas një dokumenti të anëtarësisë të zbuluar pas rënies së komunizmit nga studiuesi Kastriot Dervishi. Ajo kaloi në radhët e Partisë Komuniste më vonë dhe u martua me diktatorin e ardhshëm Enver Hoxha në vitin 1945.

Nexhmije Hoxha ishte pjesë e kupolës qeverisëse të diktaturës dhe mbajti për një periudhë të gjatë postin e drejtoreshës në Institutin e Studimeve Marksiste – Leniniste, qendra kryesore e formulimit të politikave në atë kohë.

Ajo është parë nga shumë njerëz si eminenca gri pas valëve të vazhdueshme të spastrimeve politike të kryera nga bashkëshorti i saj, në të cilat disa mijëra shqiptarë, përfshirë edhe shokë fëmijërie të diktatorit apo të afërm të tij, u ekzekutuan apo u burgosën.

Nexhmije Hoxha qëndroi e palëkundur deri në fund, duke i injoruar disa prej vrasjeve si “gabime”.

Gjatë sundimit 45 vjeçar komunist, rreth 6 mijë shqiptarë mendohet se u ekzekutuan dhe dhjetëramijëra të tjerë u burgosën apo u internuan në kushte çnjerëzore. Mijëra prej viktimave kanë mbetur pa varr për shkak të politikës së regjimit për të mos dorëzuar kufomat e të ekzekutuarve në familje.

Etiketa: BashkëshortiDibraEnver HoxhaFamiljeMaqedoniaMaqedonia e VeriutSharrëshqiptarevarrvdes
Tjetri
Dy fytyrat e faraonit

Dy fytyrat e faraonit

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.