AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Dvorani hedh poshtë akuzat e Metës për grusht shtetit

Kryetar i Këshillit të Emërimit të Drejtësisë, Ardian Dvorani kundërshtoi në parlament akuzat Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili pretendon prej disa muajsh shkelje të Kushtetutës nga KED.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ardian Dvorani në Kuvend

Kryetari i KED-së dëshmoi të premten përpara komisionit hetimor për ligjshmërinë vendimeve të Presidentit llir Meta për zgjedhjet dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ku mohoi me forcë akuzat e kishte konsumuar shkelje të Kushtetutës, duke deklaruar se 6 ditë vonesë në dorëzimin e listave për emërimet e gjyqtarëve nuk përbëjnë një problem madhor.

“Gjithçka mund të zgjidhet nëse ekziston fryma e bashkëpunimit. Bashkëpunimi është parim i Kushtetutës, por mesa duket askush nuk është i gatshëm të bashkëpunojë”, u shpreh Dvorani gjatë seancës dëgjimore në Kuvend.

Javën e fundit të Shkurtit, në një konferencë për shtyp, Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje publike për një protestë popullore në mbrojtje të Kushtetutës dhe vlerave të demokracisë shqiptare, duke akuzuar qeverinë aktuale dhe KED-në për organizimin e një grushti shteti.

Meta pretendon se Dvorani ka shkelur Kushtetutën pasi nuk ka respektuar afatet për dërgimin në Kuvend dhe Presidencë të vendimeve të KED-së për vakancat në Gjykatën Kushtetuese.

“Po ky Dvorani që s’ka asnjë kompetencë tjetër veç të qenit korrier i vendimeve kolegjiale të KED, përse nuk i nisi të katër vendimet njëherazi edhe Presidentit edhe Kuvendit në një ditë siç vendosi KED? Kush i tha këtij t’ia niste Presidentit të dy vakancat njëherazi dhe Kuvendit t’ia çonte me kokën e tij 6 ditë më vonë,” deklaroi Meta gjatë një konference për shtyp me 25 shkurt.

Bazuar në këto pretendime, komisioni hetimor i Kuvendit të Shqipërisë  i cili u mblodh sot,  diskutoi mbi shkaqet e diferencës kohore në dërgimin e listave të kandidatëve nga ana e KED-së për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe nëse kjo vonesë ka ndikuar në një emërim të qëllimshëm të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Më 31 gusht 2019, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta,  nëpërmjet një shkrese që ka dërguar pranë Kuvendit të Shqipërisë, i ka tërhequr vëmendjen kryetarit të KED-së në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve për plotësimin e vendeve vakante të shpallura nga Gjykata Kushtetuese, duke pretenduar për një kapje të institucionit të KED-së.

Komisioni hetimor i tërhoqi vëmendjen zotit Dvorani duke theksuar se lista e kandidatëve që është dërguar nga Këshilli i Emërimit të Drejtësisë për plotësimin e pozicioneve vakante në Gjykatën Kushtetuese ka pasur 4 kandidatë , duke theksuar vazhdimisht gjatë seancës ligjin që e cilëson numrin total të kandidatëve në 3.

Ndër të tjera, gjatë seancës hetimore që u zhvilluar me zotin Dvorani, u pretendua se mbledhja e KED-së në datën 21.09.2019 nuk është e renditur, dhe gjatë kësaj mbledhje janë referuar 2 vende vakante të presidencës, dhe 2 vende vakante nga Gjykata Kushtetuese të cilat pretendohen të mos jenë publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë.

“Këto katër vendime janë plotësisht te publikuara”, është shprehur Dvorani, duke rënë ndesh me pretendimet e Presidentit Meta.

Ndërkohë, sipas Dvoranit akuzat e presidentit Meta janë të pabaza dhe nuk gjejnë asnjë referencë ligjore, pasi ka pasur 108 raste të tjera të përzgjedhjes dhe ndër to vetëm ky ka qenë rasti i vetëm ku këshilli ka vepruar në këtë mënyrë.

Seanca dëgjimore u fokusua vazhdimisht në faktin se tejkalimi i numrit të kandidatëve në lista përbën gabimin kryesor të Këshillit të Emërimit të Drejtësisë.

“Ju duhet të dërgoni në lista vetëm ata kandidatë që organet përgjegjëse kanë të drejtë të zgjedhin, dhe jo të tjerët që vijojnë në listë”, deklaroi deputeti Ulsi Manja, kryetari i Komisionit Hetimor të Kuvendit të Shqipërisë.

Etiketa: Ardian DvoraniGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesegjyqtarIlir MetaKEDkonferencekryetarkushtetueseKuvendMbledhjembrojtjeMetaNensi BogdaniparlamentSeancashqipshqiptareUlsi ManjaVendimetZgjedhjet
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Andi Civici –gjyqtar i Apelit Tiranë

Skeda e pasurisë së deklaruar –Andi Civici –gjyqtar i Apelit Tiranë

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.