AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Një pandemi deglobalizimi?

Harold JamesngaHarold James
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Në këtë fazë, nuk mund të thuhet se sa e rëndë do të bëhet epidemia e COVID-19 para se të mund të ndërpritet përhapja, ose të dalë një vaksinë efikase dhe gjerësisht e disponueshme. Gjithsesi, nuk duhet të habitemi nëse kriza çon në ndryshime të mëdha globale dhe të rëndësishme nga pikëpamja historike.

Foto ilustruese: Pixabay.

Shpërthimi i koronavirusit të ri, COVID-19, që nisi në Wuhan, Kinë, mund të shndërrohet në një pandemi globale. Rreth 50 vende kanë konfirmuar raste të virusit, teksa natyra e saktë e mekanizmit të transmetimit mbetet e paqartë.

Pandemitë nuk janë thjesht tragjedi kalimtare sëmundjeje dhe vdekjeje. Prania e madhe e kërcënimeve të tilla në shkallë masive, dhe pasiguria dhe frika që i shoqëron ato, çojnë në sjellje dhe besime të reja. Njerëzit bëhen tepër dyshues, por edhe më besues. Mbi të gjitha, ata bëhen më pak të gatshëm të angazhohen me gjithçka që duket e huaj ose e çuditshme.

Askush nuk e di se sa do të zgjasë epidemia e COVID-19. Nëse ajo nuk bëhet më pak ngjitëse me ardhjen e motit pranveror në hemisferën veriore, popullatat nervoze në të gjithë botën mund të duhet të presin derisa të prodhohet dhe të dalë një vaksinë për këtë. Një tjetër mundësi kryesore është efikasiteti i autoriteteve të shëndetit publik, të cilët janë dukshëm më pak kompetentë në shumë vende, sesa janë në Kinë.

Gjithsesi, mbyllja e fabrikave dhe pezullimet e prodhimit që tani po prishin zinxhirët global të furnizimit. Prodhuesit po ndërmarrin hapa për të zvogëluar ekspozimin ndaj problemeve. Të paktën deri më tani, komentuesit financiarë janë përqendruar në llogaritjen e kostove për sektorë të veçantë: automobilistët janë të shqetësuar për mungesat e pjesëve të këmbimit; prodhuesit e tekstileve janë të privuar nga pëlhurat; shitësit e mallrave luksoze kanë mbetur pa klientë; dhe sektori i turizmit, ku në veçanti anijet turistike, janë bërë vatra të përhapjes së virusit.

Por ka pasur shumë pak reflektim në kuptimin që mund të ketë klima e re e pasigurisë për ekonominë globale më në përgjithësi. Duke menduar pasojat afatgjata të krizës së COVID-19, individë, kompani, dhe ndoshta edhe qeveritë, do të përpiqen të mbrohen me kontrata komplekse. Është e lehtë të imagjinosh produkte të reja financiare të strukturohen, për të shlyer pagesat e prodhuesve të automobilave, në rast se virusi arrin një nivel të caktuar vdekshmërie. Kërkesa për kontrata të reja mund të nxisë flluska të reja, pasi mundësitë e fitimit shumëfishohen.

Historia ofron precedentë intrigues për atë që mund të vijë më pas. Merrni si shembull krizën e famshme financiare pas “manisë së tulipanëve” në Holandë midis viteve 1635 dhe 1637. Ky episod është sidomos i njohur, sepse mësimet e tij u bënë popullore nga gazetari skocez Charles Mackay në librin e tij të vitit 1841, “Kujtime të zhgënjimeve jashtëzakonisht popullore dhe çmenduria e turmave”. Për Mackay-n, kriza e tulipanëve dukej se paracaktonte spekulimet e kapitalit në hekurudha dhe zhvillime të tjera industriale në Amerikën e Veriut dhe Jugut gjatë kohës së tij. Gjatë gjithë librit, ai e përdor me humor këtë episod, duke treguar histori marinarësh injorantë që i ngatërronin tulipanët me qepë.

Por siç na kujton historiania Anne Goldgar, Mackay nuk harroi të përmendte që mania përkonte me një vdekshmëri jashtëzakonisht të lartë të murtajës, e cila u përhap nga ushtritë që luftuan në Luftën Tridhjetëvjeçare. Murtaja preku Holandën në vitin 1635 dhe arriti kulmin e saj në qytetin e Haarlemit midis gushtit dhe nëntorit 1636, që është pikërisht kur nisi mania e tulipanëve.

Kjo rritje çmimeve e zhardhokëve u ushqye nga një dallgë e fortë fitimesh të papritura, që akumuloheshin te trashëgimtarët e hutuar të viktimave të murtajës. Tulipanët shërbyen si një lloj tregu për të ardhmen, sepse zhardhokët tregtoheshin gjatë dimrit, kur askush nuk mund të ekzaminonte karakterin e lules. Ata gjithashtu u bënë objekt kontratash komplekse, siç është ajo që përcaktonte një çmim që duhet të paguhej nëse fëmijët e pronarit ishin ende gjallë në pranverë (përndryshe, zhardhoku do të transferohej pa pagesë).

Spekulimet financiare në këtë mjedis të egër dhe apokaliptik kishin lindur nga pasiguria. Por shpesh kjo është interpretuar si provë e materializmit të shkaktuar prej frikës. Tulipanët, në fund të fundit, vinin nga kultura e huaj e Turqisë Otomane.

Ashtu si sot, epidemitë e murtajës së Europës moderne krijuan teori të gjera komploti. Sa më pak e qartë është origjina e sëmundjes, aq më e mundshme është që asaj t’i atribuohet një ndikim malinj. Qarkulluan histori për figura të liga me kapuçë që shkonin derë më derë duke “njollosur” sipërfaqe me substanca infektuese. Të huajt – tregtarë dhe ushtarë – si dhe të varfrit e margjinalizuar u kryqëzuan si fajtorë.

Edhe këtu pra, një burim i shekullit XIX ofron mësime të fuqishme për sot. Në romanin e Alessandro Manzoni-t të vitit 1827, “The Betrothed”,  historia arrin pikën e saj kulminante gjatë shpërthimit të murtajës në Milano në vitet 1630, që u konsiderua si një mallkim i futur nga të huajt, si edhe nga monarkia Hapsburge spanjolle që sundonte Milanon. Romani u bë një katalizator i fuqishëm për nacionalizmin italian gjatë Rilindjes.

Nuk është habi që epidemia e COVID-19 tashmë po nxit narrativat nacionaliste të ditëve të sotme. Për disa amerikanë, origjina kineze e sëmundjes thjesht do të ripohojë besimin se Kina paraqet një rrezik për botën dhe nuk mund të besohet se ajo sillet me përgjegjshmëri. Në të njëjtën kohë, shumë kinezë do t’i konsiderojnë disa masa amerikane të ndërmarra për të luftuar virusin si masa me motivacion racor dhe që synojnë bllokimin e ngritjes së Kinës. Tashmë po qarkullojnë teori komplotit që thonë se është CIA që e ka krijuar virusin. Në një botë të përmbytur me dezinformacion, COVID-19 premton të sjellë akoma më shumë.

Siç tregoi historiani holandez Johan Huizinga, periudha pas Vdekjes së Zezë në Europë rezultoi të ishte “zbehja e Mesjetës”. Për të, historia e vërtetë nuk ishin thjesht pasojat ekonomike pas pandemisë, por misticizmi, mungesa e racionalitetit, ksenofobia që sollën fundin e një kulture universaliste. Njësoj si atëherë, edhe sot është plotësisht e mundur që COVID-19 të sjellë “zbehjen e globalizimit”.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. A Pandemic of Deglobalization?

Etiketa: COVIDCOVID-19HekurudhaHolandëKinaKrizaKulturaKultureMarinarëMasaMilanoMjedisndikimpaktpandemiParaProject SyndicaterrezikSHTreguvaksinWuhan
Tjetri
Vdekja minatorit në guroren në Krujë, shpallet në kërkim administratori, 3 të arrestuar

Vdekja minatorit në guroren në Krujë, shpallet në kërkim administratori, 3 të arrestuar

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.