AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokuroria kërkon mbështetje ndërkombëtare për të rritur kapacitetet e hetimit ndaj krimit ekonomik

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përfaqësuesit e Institucioneve të Drejtësisë dhe Ambasadorë Ndërkombëtar në Konferencën mbi Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi. Foto:Nensi Bogdani

Në një takim me ambsadorë dhe ekspertë të misionit PAMECA, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela kërkoi ndihmë për ndryshimin e politikave penale dhe për rritje të kapaciteteve në përpjekjet kundër pastrimit të parave dhe krimit ekonomik.

Përfaqësuesit e Institucioneve të Drejtësisë dhe Ambasadorë Ndërkombëtar në Konferencën mbi Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi. Foto:Nensi Bogdani

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela kërkoi në një tryezë të organizuar të martën bashkë me misionin e Bashkimit Europian PAMECA, ndihmë për të forcuar kapacitetet hetuese të prokurorisë kundër pastrimit të parave dhe po ashtu studim të detajuar të politikave penale.

Në takimin, në të cilin ishin të pranishëm ambasadorja e re e SHBA në Tiranë Yuri Kim, ai i BE Luigi Soreca, i OSBE Bernd Borchardt dhe drejtuesi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Genti Ibrahimi dhe ai i SPAK Arben Kraja, u diskutuan po ashtu problemet pas reformës në drejtësi, përfshi ngarkesën në punë të prokurorëve dhe reduktimin e numrit prej procesit të rivlerësimit.

Çela tha se Prokuroria e Përgjithshme kishte bërë gati disa propozime, për të cilat kërkoi mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar të pranishëm në konferencë. Ndër të tjera ai foli për studim të detjauar të kriminalitetit, mirëadministrim të hetimit dhe përmirësim të kapaciteteve për të hetuar pastrimin e parave.

Rritja e pavarësisë dhe ndërgjegjshmërisë së përfaqësuesve të Prokurorisë së Përgjithshme ishte kryefjala e konferencës. “Qëllimi i këtij takimi është prezantimi i një vizioni që lidhet me mirëfunksionimin e zyrave të prokurorisë, fokusin tek pavarësia dhe ndërgjegjshmëria e prokurorëve tanë”, u shpreh Çela.

Megjithatë ai ishte kritik ndaj situatës, ndërsa vuri në dukje mungesën e prokurorëve dhe burimeve njerëzore dhe paqartësinë për kohën kur sistemi do të rikthehet të jetë sërish plotësisht funksional. Çela tha se përgjegjësia u mbetej organeve të reja dhe se këto duhej të vinin në jetë arsyet e reformës në drejtësi. “Suksesi i shumëpritur do të mbetej i skicuar vetëm në imagjinatën e krijuesve dhe promovuesve të saj nëse njerëzit që do të mbeteshin apo do  të hynin brenda kësaj ngrehine do të vazhdonin të gëlonin në moçalin e apatisë dhe mediokritetit”, tha Çela.

Ai tha se propozimet e zyrës së tij kishin të bënin me përmirësimin e organizimit të brendshëm të prokurorive, infrastrukturën operacionale dhe atë të bashkëpunimit dhe po ashtu ndërtimin e “një sistemi efikas monitorimi të aktivitetit të tyre (prokurorëve) në ushtrimin e funksioneve”.

Ai tha se në tryezën teknike do të diskutoheshin hapa konkretë mbi kapacitet për hetimin e pastrimit të parave dhe krimin finaciar, për të cilin tha se do të krijohej një “ambient mbytës”. Çela kërkoi mbështetje të faktorit ndërkombëtar për propozimet e bëra në takim.

Gjatë fjalës së tij ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, zoti Luigi Soreca, u shpreh se prokuroria këto vite të fundit ka krijuar një pavarësi të vetën në sajë të reformës në drejtësi.

“Perspektiva e karrierës së prokurorëve disa vite më parë varej nga politika, por sot kjo gjë ka ndryshuar”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, znj. Yuri Kim, theksoi se Shqipëria , si vend anëtar i NATO-s, ka si detyrim t’i përmbahet forcës së ligjit. “Korrupsioni vazhdon të mbetet faktori kryesor pengues për t’u luftuar, për integrimin e Shqipërisë në BE”, u shpreh ambasarodja e SHBA-së.  Gjithashtu ajo theksoi se për të arritur rezultate reale, institucionet e drejtësisë duhet të jenë bashkëpunuese, por gjithmonë duke ruajtur pavarësinë e tyre.  Kim tha se detyra e prokurorisë ishte të mos lejonte që fajtorët të shpëtonin dhe të mos lejonte që “të pafajshmit të vuajnë!”.

Gjithsesi, gjatë konferencës u theksua se në Shqipëri nuk ekziston akoma një studim i mirëfilltë në lidhje me kriminalitetin,  dhe rëndësia e hartimeve të raporteve specifike mbi problemet që hasin institucionet.  Po ashtu u theksua se nuk ekziston një sistem për vlerësimin e oficerëve të Policisë Gjyqësore, i cili do të shërbente për ngritjen e nivelit cilësor të Policisë Gjyqësore.

Nga ana tjetër, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi u shpreh se menyra sesi funksiononte sistemi nga viti ’98 e deri në reformën e vitit 2016 nuk vlen më asnjë grosh për prokurorinë  e sotshme, ndërsa tha se prokuroria ishte e keq financuar.

Etiketa: ambasadorArben KrajaBashkimit EuropianBEdetyrimGent IbrahimiGjyqKorrupsioniLuigi SorecambështetjeMonitorimiNATONensi BogdaniOlsian ÇelaOSBEprokurorProkuroriProkurori i PërgjithshëmProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeSHSHBAshqipShqipëriShqipëriaShteteve të Bashkuara të AmerikësSPAKYuri Kim
Tjetri
BE-ja pa një vizion strategjik

BE-ja pa një vizion strategjik

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.