AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Banorët e Matit protestojnë para bashkisë, kundër HEC-eve në Zall Gjoçaj

Sami CurringaSami Curri
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Banorët e Zall Gjoçajt protestuan para bashkisë së Matit, të cilën e akuzojnë se i ka tradhëtuar në përpjekjen e tyre për të ndaluar ndërtimin e HEC-ve.

Shkurte Lala, 81 vjeç, banore e Zall Gjoçaj, në protestë para bashkisë Mat. Fogto:Sami Curri

Banorët e fshatrave të Zall Gjoçaj në Mat,  protestuan të premten kundër ndërtimit të Hec-eve në Parkut Kombëtar të Zall-Gjocaj. Dhjetra banorë të mbështetur edhe nga aktivistë të shoqërisë civile, këtë herë kanë protestuar para Bashkisë Mat. Banorët kanë akuzuar kryetarin e bashkisë, se nuk i ka mbështetur në kërkesën e tyre për pezullimin e HEC-eve Sekë dhe Zais.

Gjatë protestës pati edhe momente të përplasjes mes tyre dhe policisë, ndërsa banorët tentuan të funsnin në bashki një arkivol, si simbol i vdekjes që sipas tyre sillnin HEC në zonë.

Shkurte Lala, 81 vjeç, banore e Zall Gjoçaj që i ishte bashkuar kësaj proteste, tregon për BIRN se në këtë protestë ka ardhur për të mbrojtur pasurinë e fëmijëve dhe të komunitetit. “Ne me atë ujë jetojmë. Kemi bagëtinë, tokat, për të pirë. Brez pas brezi kemi jetu me atë ujë e sot duan ta marrin. Është detyrë sot me u përpjek me ja lan trashigimi brezit të ri, shpërndarë si korbat nëpër Evropë” shprehet Lala.

Në tetor të vitit 2018-të, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e ndërtimit për objektin: “ndërtimi i Hec-it Sekë dhe Zais, në pellgun ujëmbledhës të lumit të Urakës dhe zallit të Melthit”, në bashkinë Mat dhe bashkinë Mirditë. Për ndërtimin e këtij HEC-it edhe bashkia e Matit ka shprehur dakordësinë, duke arkëtuar edhe taksën e ndikimit në mjedis.

Punimet për ndërtimin e HEC-eve Sekë dhe Zais janë ndërprerë prej disa muajsh, kjo për shkak të protestave që janë zhvilluar nga banorët e zonës. Ata kanë ngritur një çadër dhe nuk lejojnë makineritë e firmës që të vazhdojnë punimet. Të mërkurën, banorët raportojnë se është djegur edhe një kamion i firmës që kishin tentuar të rinisnin punimet.

Dhimitër Koleci, nga fshati Melth, tregon se banorët që preken nga ndërtimi i HEC-it në Zall Gjoçaj, janë të tradhtuar nga e majta dhe e djathta, pasi sipas tij, në këtë ‘krim mjedisor’ kanë firmosur dhe mbështetur të dy kryetarët e bashkisë, nga e majta dhe nga e djathta.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë, në nëntor të vitit 2019-të rrëzoi padinë e banorëve të fshatrave Zall Gjoçaj, Gjoçaj dhe Melth në Mat dhe disa organizatave të shoqërisë civile, që kërkonin pezullimin e punimet për ndërtimin e hidrocentralit të Sekës në lumin Zall Gjoçaj, deri në marrjen e një vendimi mbi themelin e çështjes.

Ndërsa beteja në gjykatë vazhdon dhe seancat gjyqësore janë shtyrë disa herë, kjo për shkak se shoqëria “Seka-Hydropoëer” shpk që po ndërton HEC-et, në cilësinë e koncesionarit dhe si palë e paditur, nuk është paraqitur në seancë gjyqësore për të dytën herë rradhazi. Fillimisht mungesa ishte me argumentin që nuk është njoftuar si palë, ndërsa për të dytën herë e ka arsyetuar mungesën e avokatit mbrojtës me një raport shëndetësor.

Zona Lurë – Dea ku shtrihet një pjesë e tubacionit, bën pjesë në listën e zonave të mbrojtura si monument natyre, së bashku me kanionet e Flimit dhe të Urakës si monumente gjeonatyrore.

Fillimisht kompania koncesionare që po ndërton HEC-et ka qenë në pronësi të shoqërive “Hydro-Project”  dhe “Gener 2”, por menjëherë pas miratimit të koncesionit në shtator 2013, kompania ‘Gener 2’ i ka shitur aksionet tek ‘Hydro-Project.’  Hydro-Project sh.p.k është një kompani me investitorë italianë të specializuar në fushën e energjisë hidrike.

Në protestën e së premtes, para Bashkisë Mat, banorët vendosën edhe një arkivol, në shenjë simbolike se shteti po ‘vdes lumenjtë’. Protestuesit kanë tentuar që arkivolin ta vendosin në hyrje të bashkisë, por që nuk janë lejuar nga Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake. Një gjë e tillë ka sjellë përplasje mes policisë dhe protestuesëve për disa minuta.

Protesta e banorëve të Zall Gjoçaj. Foto:Sami Curri
Etiketa: AdministrativeaktivistBanorëbashkiBashkiaBashkia e MatitBIRNDEAe djathtae majtaGener 2GjykataGjykata AdministrativeGjyqHECKëshilli Kombëtar i TerritoritKrimKrim mjedisorkryetarMatMjedisnatyreParaPoliciaPolicia e ShtetitProtestaprotesteprotestuesraportSHshtatorvdesVendimiZall Gjoçaj
Tjetri
Jeta e vështirë dhe e rrezikshme e peshkatarëve të bregut

Jeta e vështirë dhe e rrezikshme e peshkatarëve të bregut

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.