Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Mos humbisni Korrupsioni

Gjyqtari i Apelit të Vlorës, Petrit Aliaj shtyn për herë të dytë përballjen me KPK

Edmond HoxhajNgaEdmond Hoxhaj
16:34 | 09/03/2020
Në Korrupsioni, KPK, Lajme, Vendi
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Prokurori Arqilea Koça përballet me dyshimet për një kredi të butë

Seanca dëgjimore në KPK ndaj prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Arqilea Koça. Foto:BIRN

Share on FacebookShare on Twitter

Në të dyja rastet, gjyqtari Petrit Aliaj dorëzoi raport mjekësor për paaftësi në punë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, duke shtyrë seancën dëgjimore.

Trupa gjyqësore e KPK-së gjatë një seance dëgjimore. Foto: BIRN

Seanca dëgjimore për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Petrit Aliaj dështoi të zhvillohej të hënën më 9 mars në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkak se subjekti i rivlerësimit kishte dorëzuar një raport mjekësor.

Kjo është hera e dytë që shtyhet seanca dëgjimore me gjyqtarin Aliaj për të njëjtin shkak. Edhe më 4 mars, KPK njoftoi shtyrjen e seancës për shkak të raportit mjekësor të paraqitur nga subjekti.

Të hënën, kryesuesja e trupës gjykuese që po kryen procesin e rivlerësimit të Aliajt, Etleda Çiftja deklaroi se Komisioni kishte vendosur ta shtyjë seancën deri në një afat të pacaktuar. “Data dhe orari i seancës së radhës do të njoftohet në faqen zyrtare të KPK në internet,” sqaroi Çiftja. Relatore e çështjes së Aliajt është Xhensila Pine, ndërsa anëtare Brunila Bekteshi.

Petrit Aliaj e ka nisur karrierën e tij në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë si gjyqtar në Delvinë dhe në Sarandë. Në vitin 2004, Aliaj u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me motivacionin “Për kryerjen e veprimeve që vijnë në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës”, ndërsa një vendim i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë e riktheu atë në punë në vitin 2006.

Pavarësisht trajektores së ndërlikuar të karrierës së tij, Aliaj u promovua në detyrë në vitin 2013 si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Vlorës. Në vitin 2015, ai u kallëzua nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për mosdeklarim dhe fshehje të burimeve të pasurisë së tij si dhe për deklarime të rreme. Për këto akuza ai u hetua më pas nga Prokuroria e Elbasanit, e cila vendosi të pushojë çështjen penale kundër tij. Aliaj ka deklaruar se kishte punuar si avokat për kompanitë e vëllezërve Balili në Delvinë.

 

Etiketa: Gjykata e Apelit VlorëGjyqtareKomisioni I Pavarur i Kualifikimit
Tjetri
Ngjarjet kryesore të javës në Shqipëri në imazhe (Foto)

Ish-kreu i Prokurorisë, Adriatik Llalla dërgohet në gjyq për mosdeklarim pasurie

Më të lexuarat

Prokurori Arqilea Koça përballet me dyshimet për një kredi të butë

Gjyqtari i Apelit të Vlorës, Petrit Aliaj shtyn për herë të dytë përballjen me KPK

16:34 | 09/03/2020
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

11:16 | 16/03/2023

Gjykata liroi zyrtaren e akuzuar për mashtrim pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

15:47 | 21/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.