AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Marshim kundër dhunës ndaj grave në Mirditë

Sami CurringaSami Curri
6 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Marshimi kundër dhunës ndaj grave në Mirditë më 8 Mars 2020. Foto: Sami Curri/BIRN

Nën thirrjen e Dioqezës Katolike, qindra qytetarë të Mirditës kryen një marshim në qytetin e Rrëshenit për ndërgjegjësimin e popullsisë mbi problemin e dhunës ndaj grave.

Marshimi kundër dhunës ndaj grave në Mirditë më 8 Mars 2020. Foto: Sami Curri/BIRN

Duke mbajtur qirinj dhe lule mimoze në duar, banorët marshuan në rrugët e qytetit për të përkujtuar numrin e lartë të grave dhe vajzave që janë viktima të dhunës në familje aktualisht në Shqipëri me shpresë për të ndërgjegjësuar shoqërinë dhe për t’i dhënë fund këtij fenomeni.

Marshimi në Mirditë u nxit veçanërisht nga ngjarja tragjike e dy javëve më parë kur ish-bashkëshorti dyshohej se vrau Esmeralda Filopatin dhe vëllanë e saj në banesën e tyre në Rrëshen.

Vajzat e gjimnazit të qytetit dhanë një revital të shkurtër përmes grupit Let’s girls learn (Lëri vajzat të mësojnë), në sheshin Abat Doçi.

“Femra duhet të ketë lirinë e vet se nuk është pronë e askujt. Të bëjë çfarë ajo të ketë dëshirë. Një burrë nuk duhet të dhunojë femrën, një femër meriton dashuri, mirkuptim, respekt, jo dhunë çdo ditë,” komentoi 16 vjeçarja Xhulia Paloku, gjimnaziste.

Liza Lekpuli argumentoi se dhuna në familje me raste është edhe pasojë e problemeve më të gjera shoqërore dhe vështirësive ekonomike që kanë familjet shqiptare në pjesën më të madhe të vendit.

“Me thënë të drejtën, ai që bën dhunë në familje, nuk është rob. Por kanë edhe halle, probleme, mungesa e lekëve, halle shumë. Por edhe ne gratë duhet ta respektojmë burrin, se ai është zot shpije. Gruaja duhet ti thotë si urdhëro. Duke mos respektuar njëri-tjetrin, shkojnë në dhunë. Këto ngjarjet e fundit boll keq, na ka hidhëruar shumë” thotë ajo.

Bardhok Pulaj, arsimtar, e lidh nivelin e lartë të dhunës ndaj grave me të shkuarën e vendit.

“Akoma shoqëria nuk e ka kuptuar tamam, raporti që qëndron ndërmjet një gruaje dhe një burri”, tha ai. “[Jemi] një shoqëri që vjen nga një sistem patriarkal, ku sundimi i burrit ka qenë i vazhdueshëm,” shtoi Pulaj.

Gjatë viteve të fundit 23 gra janë vrarë në krime brenda familjes, kryesisht nga bashkëshortët. Në vitin 2018 u shënuan 11 viktima ndërsa në vitin 2019 ishin 12. Në disa raste është ngritur shqetësimi se masat parandaluese ligjore, të tilla si urdhrat e mbrojtjes që lëshohen në rastet e dhunës brenda familjes, nuk kanë funksionuar siç duhet.

Gjergj Meta, Ipeshkëv i Rrëshenit, thotë se shoqëria duket se ka ndryshuar për mirë në drejtim të barazisë gjinore por ky ndryshim me raste has në rrezistencë.

“Ideja e nënshtrimit të gruas dhe të fëmijëve ndaj burrit nuk është më një mënyrë e të jetuarit në familje dhe has gjithnjë e më shumë rezistenca,” tha Meta.

“Në shumicën e rasteve, kalimi po bëhet gradual, në disa raste thyerja e kësaj mendësie shkakton trauma sepse jo të gjithë (meshkujt në përgjithësi) e pranojnë idenë e barazisë në familje dhe një mënyrë më të emancipuar të të jetuarit në familje, ku detyrat ndahen sipas natyrës së personave dhe mundësive të tyre,” shtoi ai.

Meta argumenton gjithashtu se mentaliteti i një pjese të forcave të policisë, të cilat kanë detyrën për të zbatuar urdhrat e mbrojtjes në rastet e dhunës në familje, është aktualisht pengues.

“Jo të gjithë në Policinë e Shtetit kanë një mendësi të hapur ndaj të drejtave të grave dhe sidomos, jo të gjithë e perceptojnë dhunën si një gjë e keqe,” tha Meta.

“Në fund të fundit edhe policët janë pjesë e kësaj shoqërie e janë rritur në këtë ambient,” shtoi ai duke kërkuar më shumë trajnime për punonjësit e policisë në respekt të të drejtave themelore të njeriut.

Shqipëria ka bërë hapa të konsiderueshëm përpara në drejtim të barazisë gjinore por problemet mbeten të shumta.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, në vitet 2015-2017 çdo vit ka rreth 1500 raste dhune në familje të raportuara në polici.

Marshimi kundër dhunës ndaj grave në Mirditë më 8 Mars 2020. Foto: Sami Curri/BIRN
Marshimi kundër dhunës ndaj grave në Mirditë më 8 Mars 2020. Foto: Sami Curri/BIRN
Marshimi kundër dhunës ndaj grave në Mirditë më 8 Mars 2020. Foto: Sami Curri/BIRN
Marshimi kundër dhunës ndaj grave në Mirditë më 8 Mars 2020. Foto: Sami Curri/BIRN
Marshimi kundër dhunës ndaj grave në Mirditë më 8 Mars 2020. Foto: Sami Curri/BIRN
Marshimi kundër dhunës ndaj grave në Mirditë më 8 Mars 2020. Foto: Sami Curri/BIRN
Marshimi kundër dhunës ndaj grave në Mirditë më 8 Mars 2020. Foto: Sami Curri/BIRN
Etiketa: BanorëBashkëshortiBIRNdhunadhuna në familjeDhunëFamiljegrahasInstituti i StatistikaveKrimeMetaMirditëpoliciRaportiSHshqipShqipëriShqipëriashqiptaretraumaviktima
Tjetri
BE shënjon 8 Marsin me debat për të drejtat e grave në industrinë fasone

BE shënjon 8 Marsin me debat për të drejtat e grave në industrinë fasone

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.