AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

BE shënjon 8 Marsin me debat për të drejtat e grave në industrinë fasone

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Z.Luigi Soreca, takon autoret e punimeve artizanale në kuadër të aktivitetit ‘Unë jam brezi i barazisë’ në Europe House | Foto : Nensi Bogdani

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave në  Shtëpinë e Europës në Tiranë u organizua një zinxhir eventesh të cilat në fokus patën mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave në Shqipëri.

Z.Luigi Soreca, në fjalën e tij të mirëseardhjes në aktivitetin e Europe House mbi Barazinë Gjinore dhe të drejtat e grave dhe vajzave | Foto : Nensi Bogdani

Delegacioni i BE-së në Tiranë mbajti të hënë një seri eventesh për të shënjuar Ditën Ndërkombëtare të Grave.

“Stop krimit ndaj vajzave dhe grave,” shqiptoi në shqip gjatë fjalës së tij të hapjes ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, duke e hapur kështu këtë organizim me një mesazh të qartë.

Në sfond, në një cep të sallës, varej një vello e bardhë nusërore e cila simbolizonte peshën e rolit të gruas në shoqëri dhe në familje, mëshirimin e ëndrrave vajzërore dhe dimensionin kulturor të lirisë.

“Indiferenca gjithashtu vret! Vetëm në 2 muajt e fundit janë vrarë 5 gra në Shqipëri dhe ne si Bashkim Europian jemi kundra çdo lloj dhunë ndaj grave,” vijoi ambasadori Soreca, duke theksuar se të gjitha institucionet – si të drejtësisë ashtu edhe të shëndetit, duhet të reagojnë në lidhje me këtë fenomen.

Nga statistikat e publikuara në raportin “Burrat dhe Gratë në Shqipëri” nga INSTAT, duket se në vitin 2018, 1076 gra janë të raportuara si të dëmtuara nga vepra penale ‘dhunë në familje’.

Gjithsesi numri i raportimeve besohet se është shumë herë më i vogël sesa numri real i rasteve të dhunës, pasi shumë prej viktimave të dhunës hezitojnë të denoncojnë si pasojë e frikës së kërcënimeve apo mosbesimit tek institucionet ligjzbatuese.

“Duhet të thyejmë kulturën e të heshturit. Ky është hapi i parë drejt progresit të kulturës së barazisë gjinore,” përfundoi kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë.

Bashkëbisedimi konstruktiv nuk mbeti vetëm tek dhuna fizike, por vazhdoi edhe në një prej takimeve pasuese, ku në kuadër të këtij eventi u diskutua mbi të drejtat në punë për gratë në sektorët e industrisë fasone.

“Zakonet e punës në Shqipëri janë zakone të vendosura gabim dhe ka ardhur koha t’i çrrënjosim ato,” u shpreh Eni Mjeshtri, koordinatore tek Qendra për të Drejtat në Punë.

Sipas Mjeshtrit, gjatë tre viteve të punës në këtë qendër, ajo ka vënë re se informimi dhe ndërgjegjësimi i punëmarrësve shqiptarë për të drejtat e tyre të punës është shumë i ulët.

“Edhe nëse ato kanë informim, raportimi është i ulët për shkak të kushteve të vështira të jetesës dhe hezitimit për të humbur vendin e punës”, vijoi Mjeshtri, duke cilësuar se janë rreth 100 mijë gra dhe vajza të cilat punojnë në industrinë fasone, pavarësisht se kjo shifër nuk është zyrtare.

Panariri i punimeve artizanale në Europe House në kuadër të aktivitetit ‘Unë jam brezi i barazisë’ | Foto : Nensi Bogdani

Një shqetësim tjetër që vjen nga Qendra për të Drejtat e Punës ka të bëjë me intervistat që Inspektoriati i Punës bën me punëtorët e fasonerive në prani të punëdhënësit, fakt i cili shihet si shkaku kryesor që ato hezitojnë të shprehen mbi mungesën e kushteve apo mbi padrejtësitë.

Në përgjigje te kësaj ankese, Irida Qosja, inspektore nga Inspektoriati Shtetëror i Punës u shpreh se nuk ka asnjë ligj që ndalon prezencën e punëdhënësit në intervistat e inspektimit dhe për të përjashtuar punëdhënësit gjatë këtij procesi inspektoriati duhet të japë disa arsye të forta.

Qosja u shpreh gjithashtu se Inspektoriati i Punës po kryen punën me kompetencat e tij të plota për mbrojtjen jo vetëm të grave, por të gjithë forcës punëtore nga çdo padrejtësi, duke vijuar edhe me hartimin e një plani operacional në identifikimin e subjekteve që kanë një risk të shtuar në shkeljen e sigurisë apo të kushteve të punës.

“Në vitin 2019 janë inspektuar 231 subjekte fasone me 24,878 punëmarrës për lidhje të kontratës së punës,” u shpreh Qosja. “Gjithashtu, 23% e subjekteve janë sanksionuar me gjobë për çdo shkelje që ne kemi konstatuar, të tipit si për shembull për mospagim të sigurimeve shëndetësore me vlerë mbi pagën minimale,” shtoi ajo.

Shkelje të tjera sipas përfaqësueses se Qendrës për të Drejtat e Punës kanë të bëjnë me orët shtesë të punës, mospagimin e ditëve të plota të lejes së pushimeve vjetore, etj.

“Kemi punonjëse gjithmonë e më të frikësuara për të raportuar për shkak se ato janë gra që vijnë nga familje të varfëra”, theksoi Mjeshtri.

Nga ana tjetër, përfaqësues të sindikatave u shprehën se e kanë të vështirë të penetrojnë brenda ndërmarrjeve, për shkak se pronarët hezitojnë të bashkëpunojnë me to dhe nuk respektojnë kontratat kolektive.

Ndërkohë, Albana Konçi koordinatore projekti nga Aleanca Gjinore për Zhvillim, raportoi se shpeshherë gratë që punojnë në industrinë fasone as nuk i kanë lexuar kontratat individuale të punës.

“Gjatë punës së vazhdueshme me këto gra, kemi konstatuar se shumë prej tyre as nuk e kanë lexuar kontratën që kanë firmosur, pasi vetë punëdhënësi i ka detyruar të firmosin pa e lexuar”, theksoi Konçi.

Sipas Mjeshtrit industria e fasonerive është prezente në Shqipëri për shkak të krahut të lirë të punës.

“Kjo është diçka që nuk e shmangim dot, por mund të punojmë më shumë në mbrojtjen e të drejtave të këtyre punëtorëve,” përfundoi ajo.

Znj.Eni Mjeshtri (M), Albana Konçi (Q) dhe Irida Qosja (D) gjatë diskutimit mbi të drejtat në punë për gratë dhe burrat në industrinë fasone | Foto : Nensi Bogdani
Etiketa: BEDelegacioni i BEdhunaDhunëEurope HouseFamiljegraInspektoreINSTATLigjligjzbatueseLuigi SorecaNensi BogdaniPunëPunëtorPunëtorëSHshqipShqipëriStatistikatzhvillim
Tjetri
Masat e ndërmarra nga vende të ndryshme për koronavirusin

Lajmet më të fundit nga koronavirusi

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.