AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Lajmet më të fundit nga koronavirusi

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Shutterstock.

Mbi 100 vende kanë raportuar deri më sot raste të infektimit me koronavirus ndërsa sëmundja po vihet nën kontroll në Kinë dhe po përhapet me shpejtësi në Itali, Iran, SHBA dhe vende të tjera.

Foto ilustruese: Shutterstock.

Numri i të infektuarve në të gjithë botën ka arritur në 110 mijë me rreth 4 mijë raste të reja të shënuara në 24 orët e fundit. Numri i të vdekurve nga COVID-19 ka arritur në 3,800, sipas llogaritjeve të kryera nga Reuters mbi deklarimet e qeverive.

Në Kinën kontinentale, ku filloi sëmundja, të dielën u shënuan 40 raste të reja, një shifër kjo në ulje në krahasim me 44 rastet e të shtunës. Rastet totale të konfirmuara ishin 80,735 ndërsa të vdekurit ishin 3,119.

Europë

– Në Mbretërinë e Bashkuar të prekurit nga sëmundja arritën në 273 me një rritje 30% në krahasim me të shtunën. Numri i të vdekurve arriti në 3.

– Italia, vendi më i prekur në Europë, urdhëroi bllokimin e hyrje-daljeve në një pjesë të madhe të veriut të vet të pasur, përfshirë kryeqytetin financiar të vendit Milano, në një përpjekje të re drastike për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.

– Numri i të vdekurve në Itali u rrit në 266 vetë nga 233 të shtunën. Numri total i rasteve u rrit me shpejtësi nga 5,883 në 7,375 vetë.

– Autoritetet në Francë thanë se deri tani në vend kanë vdekur 19 vetë, Numri i rasteve të identifikuar u rrit me mbi 500 brenda fundjavës.

– Numri i të prekurve në Gjermani arriti në 902 vetë nga vetëm 66 raste që ishin më 28 Shkurt. Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn bëri thirrje që organizuesit e aktiviteteve publike masive të anulojnë këto aktivitete dhe i bëri thirrje popullsisë të qëndrojë në shtëpi.

– Bullgaria raportoi katër rastet e para të vetat në fundjavë.

– Shqipëria raportoi rastin e parë të Dielën në mbrëmje.

– Në Ballkan, Kosova dhe Mali i Zi janë të vetmet vende që nuk kanë ende raste koronavirusi.

– Moldavia raportoi rastin e parë të shtunën.

– Malta raportoi rastin e parë të Shtunën, një vajzë 12 vjeçare italiane që jeton në ishull.

– OBSH thotë se tashmë më shumë se sa gjysma e shteteve të botës ose mbi 100 shtete kanë raportuar së paku një rast.

– Shumica e shteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë raportuar raste me koronavirus ku një epiqendër e madhe është shteti i Uashingtonit në bregun e Paqësorit. Për momentin këshillat për popullsinë është që të shmangin grumbullimet masive ndërsa nuk përjashtohet mundësia e karantinimit në masë.

– Një pacient i diagnostikuar me koronavirus vdiq në Argjentinë të Shtunën, duke shënuar viktimën e parë të virusit në Amerikën Latine.

– Paraguaji regjistroi rastin e parë të Shtunën.

– Në Azi, Koreja e Jugut raportoi 69 raste të reja gjë që e  rrit totalin e infektimeve në këtë vend në 7,382.

– Bangladeshi njoftoi tri rastet e para, dy prej të cilëve ishin kthyer së fundmi nga Italia.

– Në Lindjen e Mesme, Irani njoftoi se deri tani ka 6,566 infektime dhe 194 të vdekur.

– Një turist 60 vjeçar gjerman vdiq në Egjipt duke u bërë viktima e parë e koronavirusit në këtë vend.

– Arabia Saudite ka regjistruar 15 raste ndërsa të Dielën urdhëroi mbylljen e përkohshme të qarkullimit në provincën e Qatifit në lindje të vendit, ku jeton një popullsi e madhe myslimanësh shia.

– Në Afrikë, Kameruni dhe Togo konfirmuan rastet e para të Premten. Në të gjithë Afrikën nën-Sahariane aktualisht janë regjistruar pesë raste.

 

Etiketa: Arabia SauditeBallkanBullgariaCOVIDCOVID-19EgjiptGjermaniinfektimeIranIraniItaliItaliaKorejakoronavirusKosovaMaliMali i ZiMaltaMASMilanoMoldaviaOBSHParaSHSHBAshqipShqipëriaShteteve të Bashkuara të AmerikësTogoturistuljeviktima
Tjetri
Vasfije Krasniqi Goodman dënon stigmatizimin e viktimave

Vasfije Krasniqi Goodman dënon stigmatizimin e viktimave

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.