AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vasfije Krasniqi Goodman dënon stigmatizimin e viktimave

Jack RobinsonngaJack Robinson
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vasfije Krasniqi Goodman duke folur në Asamblenë e Kosovës të hënën. Foto: BIRN

Vasfije Krasniqi Goodman, një nga të paktat gra që ka treguar hapur se është përdhunuar gjatë luftës në Kosovës, u tha deputetëve në Asamblenë e Kosovës se të mbijetuarit e dhunës seksuale vazhdojnë të stigmatizohen nga shoqëria.

Vasfije Krasniqi Goodman duke folur në Asamblenë e Kosovës të hënën. Foto: BIRN

Vasfije Krasniqi Goodman tha një seance speciale të Kuvendit të Kosovës kushtuar ndërgjegjësimit të publikut për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë kohës së luftës të hënën se viktimave u nevojitej mbrojtje dhe mbështetje, por, përkundrazi, ata janë stigmatizuar nga shoqëria për më shumë se dy dekada.

“Vendi ynë, shoqëria jonë na stigmatizon”, tha Krasniqi Goodman.

“Ku ishit ju 21 vjet më parë? Ishit fshehur në papafingo ndërsa gruaja përdhunohej? Ku e gjetët guximin për ta braktisur? ” tha ajo.

“Ku janë djemtë që e dëuan nga shtëpia nënën e tyre pasi ajo u përdhunuan? Ata e mbajtën bashkëshorten e tyre, sepse nuk e dinin që edhe ajo ishte përdhunuar. Ku ishit kur u përdhunua Jeta, një shtatëvjeçare? Dhe çfarë po bëni ju tani për të na e lehtësuar këtë? E gjithë shoqëria kosovare duhet të ketë turp, ju që na viktimizoni çdo ditë”, vazhdoi ajo.

Krasniqi Goodman është një nga të paktat viktima të dhunës seksuale të luftës në Kosovë që ka folur publikisht se si ajo u përdhunua nga policët serbë gjatë luftës, kur ajo ishte 16 vjeçe. Dy ish-policë serbë u liruan nga akuzat për përdhunimin e saj nga Gjykata Supreme e Kosovës në vitin 2014.

Vitin e kaluar Krasniqi Goodman dëshmoi gjithashtu në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së se Uashingtoni duhet të bëjë më shumë për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse për krimet e kohës së luftës, përfshirë përdhunimet.

Ajo u tha ligjvënësve në Kuvendin e Kosovës të hënën se kishte ardhur koha që gratë të merrnin drejtësinë që asaj i ishte mohuar.

“Duhet të ndryshoni sepse ne jemi lodhur. Nuk ju falim për atë që na keni bërë ne këto 20 vitet e fundit”, tha ajo.

Në hapje të seancës speciale, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, foli për “gabimin e pafalshëm” të “mosveprimit, paragjykimit, stigmës dhe mosbesimit” që çon në heshtjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale.

“Grave në Kosovë, të cilat i janë nënshtruar një dhune të egër nga aparati gjenocidal i shtetit serb, u është mohuar e drejta për të dëshmuar për këto krime, si për shkak të stigmatizimit ashtu edhe për shkak të mungesës së një drejtësie efikase”, tha Osmani.

Deputetja Saranda Bogjuevci nga partia qeverisëse Vetëvendosja propozoi që të ketë një ditë përkujtimore për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.

“Drejtësia është tepër e rëndësishme për të mbijetuarit dhe njohja e vuajtjeve të tyre është drejtësi”, tha Bogujevci.

Ajo sugjeroi që “14 prilli, data kur u përdhunua Vasfije, duhet të jetë data kur ne të kujtojmë viktimat e dhunës seksuale në Kosovë”.

Edhe kryeministri Albin Kurti foli në seancë, duke thënë se rastet që përfshijnë dhunë seksuale të kohës së luftës duhet të trajtohen me seriozitetin maksimal.

“Përdhunimi gjatë luftës është mizoria më e keqe që ka ndodhur, por nuk është diskutuar kurrë gjatë bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha Kurti.

“Pa ndëshkimin e krimeve të luftës, ne nuk mund të kemi paqe”, shtoi ai.

Etiketa: Albin KurtiBIRNdeputetDhunëDrejtësiaGjykatagraKosovëKrimembështetjembrojtjepaqePartiaPunëSHBAVasfije Krasniqi GoodmanviktimaViktimat e dhunësVjosaVjosa Osmani
Tjetri
Masat e ndërmarra nga vende të ndryshme për koronavirusin

Mitet e rrëzuara mbi koronavirusin

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.