AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kufijtë me Italinë mbyllen si pasojë e emergjencës Koronavirus

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një ekran në Aeroportin e Tiranës njofton anulimet e fluturimeve drejt Italisë në këtë foto të mbrëmjes së 9 Marsit 2020. Foto: BIRN

Fluturimi i fundit nga Tirana në Romë u nis mëngjesin e të Martës ndërsa Italia urdhëroi ndalim qarkullimi në të gjithë territorin e vendit me synimin për të kufizuar apo ngadalësuar shpërndarjen e koronavirusit.

Një ekran në Aeroportin e Tiranës njofton anulimet e fluturimeve drejt Italisë në këtë foto të mbrëmjes së 9 Marsit 2020. Foto: BIRN

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri arriti në gjashtë mbrëmjen e së Dielës pasi tre familjarë të pacientëve të parë të identifikuar dhe një tjetër i ardhur nga Italia së fundmi, u identifikuan si bartës, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në gjashtë.

Sipas Ministrisë, të gjithë pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa komplikime.

“Nga rezultatet e 14 testimeve të kryera në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, rezulton se 4 persona kanë rezultuar pozitiv për COVID-19, 3 prej të cilëve persona të familjes me 2 rastet e para që u konfirmuan mbrëmjen e djeshme. Aktualisht të gjithë personat e tyre të kontaktit po mbahen në vetëkarantinim të detyruar dhe po ndiqen nga ekipet e epidemiologëve për gjendjen e tyre shëndetësore,” njoftoi ministria. “Aktualisht gjendja e tyre rezulton pa probleme të veçanta,” shtoi ajo.

Ndërkohë, qeveria e Italisë urdhëroi një ndalim të përgjithshëm të qarkullimit në të gjithë territorin e vendit duke hedhur një hap tjetër në protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilat synojnë kufizimin apo ngadalësimin e përhapjes së virusit përmes masave të karantinimit masiv të popullsisë. Kompania ajrore AlItalia kreu fluturimin e fundit nga Roma në Tiranë dhe anasjelltas mëngjesin e së Martës ndërsa udhëtimet e pasdites u anuluan.

Shqipëria pezulloi të Hënën fluturimet me Italinë e veriut duke lënë fillimisht katër linja të hapura me Italinë qendrore dhe të jugut, por situata u përkeqësua me shpejtësi deri në anulimin e të gjitha linjave sot.

Në Tiranë, një pjesë e popullsisë reagoi e frikësuar duke kryer blerje në sasi të pazakonta të ushqimeve nëpër dyqane apo supermarkete por në tërësi dyqanet duken të furnizuara për të përballuar kërkesën e pazakontë.

Ekonomia në telashe

Bursat në të gjithë botën reaguan të tronditura nga perspektiva e paralizës ekonomike që mund të prekë segmente të rëndësishme të ekonomisë botërore dhe që mund të zgjasë për javë apo muaj me rradhë.

Të hënën, disa nga bursat më të mëdha të botës vunë në punë mekanizmin e ndalimit të përkohshëm të tregtimit, një mekanizëm antipanik që është përdorur vetëm në rast krizash ekstreme. Mekanizmi pezullon tregtinë e aksioneve përkohësisht në rast se çmimi i aksioneve bie mesatarisht me 7% dhe ndalimi bëhet për t’i dhënë kohë tregtarëve të arsyetojnë me gjakftohtësi përmasat e krizës dhe efektet që ajo mund të ketë në ekonomi. Të Hënën, bursa e Nju Jorkut u pezullua tre herë për këtë shkak. Mëngjesin e së Martës, bursat në Azi dhe Europë përjetuan një ringritje duke rikuperuar një pjesë të vogël të humbjeve të pësuara të Hënën.

Etiketa: BIRNblerjeCOVIDCOVID-19ekonomiEkonomiaItaliakoronavirusndalimParaQeveriaromRomaSHshqipShqipëriaTiranaTiranë
Tjetri
Gjyqtari Agim Bendo largohet me dorëheqje në mes të vetingut

Covid-19, KLGJ mbyll për dy javë gjykatat

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.