AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Masat për Covid-19, Rama: Administrata do punojë nga shtëpia, mbyllen diskot e pub-et

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Shutterstock.

Kryeministri njoftoi se një pjesë e administratës e cila punon në kompjutera do të punonte nga shtëpia, ndërsa bëri me dije masa shtesë për mjediset publike, përfshi mbyllej të palestrave, diskove dhe pub-ve. 

Foto ilustruese: Shutterstock.

Pas njoftimit të 10 rasteve me Covid-19, qeveria njoftoi përshkallëzimin e masave për të ndaluar përhapjen e virusit. Kryeministri Edi Rama njoftoi të martën se një pjesë e mirë e administratës, e cila kishte punë me kompjutera do të punonte nga shtëpia, ndërsa qytetarët i ftoi të kryenin aplikkimet online.

Rama po ashtu tha se ishte miratuar leje për prindërit që kishin fëmijë në sistemin parashkollorë apo shkollat fillore, të cilat janë mbyllur tashmë, dhe pagesë ekstra me rreth 1 mijë euro në muaj për mjekët e infermierët dhe 500 euro për sanitarët që do ndihmojën në përballimin e situatës.

“Gjërat sipas skenarit do të shkojnë në një kurbë rritje, sipas llogarive nga OBSH që shohin si sillet virusi dhe cilat janë masat. Dhe gjatë kurbës rritëse do të rriten edhe kufizimet”, tha kryeministri, duke paralajmëruar masa shtesë, ndërsa shtoi se ata që nuk respektonin kufizimet e vendosura do të ndëshkoheshin me gjoba.

Gjatë mbledhjes së qeverisë po ashtu u bë me dije se do merreshin masa për shpërndarjen e pensioneve në shtëpi pa kosto shtesë për të moshuarit, që janë ftuar të mos dalin në rrugë. Po ashtu u bë më dije pezullimi i të gjitha konkurseve publike.

Duke iu referuar virusit si armik, kryeministri tha se duhej ta shihnim situatën si një “gjendje lufte”, ndërsa tha se kontrollet mjekësore duhej të planifikoheshin paraprakisht dhe askush nuk duhej të shkonte në spital pa pasur më herët planifikim.

Më herët gjatë ditës Këshilli i Lartë Gjyqësorë dhe Prokuroria e Përgjithshme njoftuan kufizime të punës së tyre. Kufizime të punës dhe leje për punëtoret kanë njoftuar edhe institucione të tjera të administratës.

Akuza dhe kundërakuza politike

Nga ana tjetër Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha shkëmbyen sulme në distancë si zakonisht. Opozita akuzoi qeverinë se nuk kishte marrë masat e duhura dhe se kishte sjellë në vend 1.2 milion maska të skaduara.

Rama u përgjigj duke vendosur vetë një prej maskave, ndërsa tha se ato nuk do të përdoreshin nga mjekët që kishin kontakte me virusin apo në salla të operacioneve.  Ndërsa akuzoi opozitën për përhapje paniku ndërsa tha se edhe kur vendi ishte në situatë të jashtëzakonshme ata “s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje,sherr,rrëmujë!”.

Basha replikoi se Rama po akuzonte opozitën, ndërsa nuk kishte marrë masa dhe se mjekët ishin pajisur me maska të skaduara, duke i vënë këta në rrezik. Opozita po ashtu njoftoi më herët ngritjen e një grupi pune për situatën.

Kryeministri bëri deklarata bashkimi duke kërkuar që ekspertët të opozitës të bashkohëshin me ata të qeverisë, ndërsa tha se kishte kohë për të bërë akuzat. “Nëse ka akuza, ju lutem mblidhini të gjitha, dhe plasini kur të ketë ikur armiku nga këtu”, tha Rama.

Etiketa: AdministrataAkuzaBashaCOVIDCOVID-19Edi RamaEuroGjyqinfermierëKëshilli i Lartë GjyqësorkostoKryeministri Edi RamakufizimeLufteLulzim BashaMasaMaskaMjekmjekëOBSHOpozitapanikuProkuroriaProkuroria e PërgjithshmePunëQeveriaRamarrezikShpifjeSpital
Tjetri
Partitë politike fantazmë refuzojnë transparencën financiare

Partitë politike fantazmë refuzojnë transparencën financiare

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.