AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, arrestohet ish-drejtori i hipotekës së Lezhës

Elvis HilangaElvis Hila
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rana e Hedhun , zona bregdetare në veri të Shëngjinit | Foto nga : Wikimedia

Ish-drejtori i hipotekës së Lezhës u arrestua pas gati një viti e 5 muajsh arrati, pasi dyshohet si pjesë e grupit të tjetërsimit të pronave të arrestuar nga operacioni “VOL-VO 4”.

Rana e Hedhun , zona bregdetare në veri të Shëngjinit | Foto nga : Wikimedia

Ish-Drejtuesi i Hipotekës së Lezhës u arrestuar të mërkurrën pas gati 1 viti e 5 muajsh në arrati.  Ish-drejtori i Zyrës së  së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë, Eraldo Smaçi, ishte shpallur në kërkim që në tetor të vitit 2018 në kuadër të operacionit policor të koduar “Vol-Vo 4”, i akuzuar për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, pasi 31-vjeçari është i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre“, “Falsifikimi i dokumenteve“, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“, “Shpërdorimi i tokës”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal. Eraldo Smaçi sëbashku me disa persona të tjerë përfshirë edhe ish deputetin e Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe të afërm të këtij të fundit, janë vënë nën akuzë nga prokuroria në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën e Shëngjinit.

Megjithatë shumica e të arrestuarve për tjetërsim prone janë tashmë me masa më të lehta sigurie, ndërsa për një pjesë të të ndaluarve në këtë operacion përfshi grupin e drejtuar nga vëllezërit Avdyli, të akuzuar për trafik narkotikësh kanë nisur proceset gjyqësore.

Hetimet për këtë grup nisën në vitin 2016 për dyshimet për trafik droge por përgjimet e grupit kriminal dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër, zbuluan mes të tjerash një angazhim të të dyshuarve jo vetëm në trafikun e drogës, por edhe në mbështetjen e zyrtarëve të ndryshëm socialistë në fushatat e tyre zgjedhore të vitit 2017.

Hetimet zbuluan po ashtu tjetërsimin e sipërfaqeve të mëdha të pronës publike. Sipas prokurorisë, grupit të dyshuar kriminal i janë sekuestruar deri tani 300 mijë metër katrorë truall në bregdet, të cilat dyshohet se janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme pasi janë pronë publike, si dhe janë bllokuar hotele, apartamente e automjete me një vlerë prej rreth 5 milionë euro.

Në një proces paralel prokuroria ka kërkuar dënimin e një sërë zyrtarësh të Lezhës përfshi ish-kryetarin e Bashkisë Fran Frrokaj, për një skenë të ngjashme të tjetërsimit të pronave.

Etiketa: Arben NdokaArrestavdylibregdetBurgDrogeDurrësEuroFalsifikimi i dokumenteveFran FrrokajGjykataGjyqHetimetHoteleLezhëMASMasaNarkotiknarkotikëoperacionoperacioniOrganizata kriminalePartisë SocialisteProkuroriaPunëPunëtorPunëtorëRana e HedhunSHShëngjinShpërdorim detyreTrafikTrafik Droge
Tjetri
Presidenti Meta bllokon bisedimet me Greqinë mbi kufirin detar

Meta dekreton tre anëtarët e parë të Gjykatës së Lartë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.