AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ballkani mbyll pikat kufitare për të ndalur koronavirusin

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pika kufitare Muriqan/Shqipëri – Sukobin/Mali i Zi. Foto: Wikipedia.

Për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, disa vende të Ballkanit kanë mbyllur pjesën më të madhe të pikave të tyre kufitare me shtetet fqinje, duke e bërë udhëtimin në disa pjesë të rajonit praktikisht të pamundur.

Pika kufitare Muriqan/Shqipëri – Sukobin/Mali i Zi. Foto: Wikipedia.

Serbia, Shqipëria dhe Rumania kanë mbyllur shumë prej pikave kufitare për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Të gjitha vendet e rajonit kanë ndaluar hyrjen ose kanë prezantuar masa speciale kufizuese për pasagjerët që vijnë nga vendet me rrezik mesatar ose të lartë nga koronavirusi.

Serbia ka mbyllur 44 pika kufitare me Rumaninë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjën dhe Kroacinë, në mënyrë që policia e saj kufitare të mund të përqendrohet në pikat kufitare më kryesore dhe më të përdorura. Kalimet janë mbyllur kryesisht për të rritur numrin e stafit në pikat kryesore që mbeten të hapura. Shumica e kufijve të mbyllur janë pika kufitare rrugore, por ndikohet edhe transporti lumor, hekurudhor dhe ai me traget.

Rumania ka mbyllur disa pika kalimi që lidhin vendin me fqinjët e saj. Mbylljet prekin pikat kufitare për në Hungari, Ukrainë, Bullgari dhe Moldavi, njoftoi ministri i brendshëm, Marcel Vela, të enjten. Ai tha gjithashtu se autoritetet serbe kishin mbyllur në mënyrë të njëanshme disa pika kalimi, me sa duket, pa njoftuar së pari Rumaninë.

Shqipëria ka mbyllur në mënyrë të njëanshme disa pika kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Maqedonia e Veriut nuk ka mbyllur asnjë kufi deri më tani, por, si rezultat i lëvizjeve të njëanshme të bëra nga fqinjët e saj, dy pikat kufitare me Serbinë dhe tre me Shqipërinë janë mbyllur. Qarkullimi për në Serbi vazhdon vetëm përmes pikës kufitare kryesore të Tabanovces.

Bosnja dhe Hercegovina nuk ka mbyllur asnjë prej kufijve të saj, edhe pse masat e kontrollit të pasagjerëve janë forcuar dhe një ndalim i përkohshëm i hyrjes është vendosur për të mbërriturit nga vendet më të prekura nga pandemia e koronavirusit.

Kroacia gjithashtu nuk i ka mbyllur kufijtë e saj, madje edhe me Italinë, vendi më i prekur nga Europa. Një seancë qeveritare të premten pritej të sqaronte nëse pikat kufitare do të mbesin të hapura apo jo.

Në Malin e Zi, pika kufitare me Shqipërinë në Sukobin-Muriqan u mbyll të premten në mëngjes me kërkesë të Shqipërisë. Pikat kufitare me Serbinë në Jabuka afër Pljevljas dhe në Godovo afër Rozajes u mbyllën të enjten me kërkesë të Serbisë.

Moldavia nuk i ka mbyllur pikat kufitare, por fqinjët e saj, Ukraina dhe Rumania, kanë mbyllur disa pika kufitare, duke e bërë udhëtimin atje më të vështirë. Bullgaria gjithashtu nuk ka mbyllur asnjë pikë kufitare, përveç atyre të mbyllura nga pala serbe.

Etiketa: BallkaniBosnjaBosnja dhe HercegovinaBullgariBullgariaEuropaHungariKosovëKroaciaKufiMaliMali i ZiMaqedoniaMaqedonia e VeriutMasaMoldaviMoldaviandalimpandemiaPoliciarrezikRumaniaSerbiSerbiashqipShqipëriShqipëriaUkrainaWikipedia
Tjetri
Masat e ndërmarra nga vende të ndryshme për koronavirusin

Koronavirusi në Itali: Epidemi Vs. Demokraci

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.